Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
DIALEKTOLÓG,~U m. sh. ~Ë, ~ËT gjuh. Gjuhëtar që merret me dialektologji, ai që është i specializuar në studimin e dialekteve. Dialektologët shqiptarë.
DIALEKTOLÓG/E,~IA f. sh. ~E, ~ET gjuh. Gjuhëtare që merret me dialektologji, ajo që është e specializuar në studimin e dialekteve. Nga dialektologet e para.
DIALEKTOLOGJÍ,~A f. 1. gjuh. Degë e gjuhësisë, që merret me studimin e dialekteve. Dialektologjia shqiptare. Sektori i dialektologjisë. Kartoteka e dialektologjisë.
2. Lëndë mësimore që jep njohuritë e nevojshme të kësaj shkence. Leksionet e dialektologjisë. Provim në dialektologji. Pedagogu i dialektologjisë.
3. bised. Teksti që përmban këto njohuri. Teksti i dialektologjisë. U botua “Dialektologjia” e re.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë