Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
DIAGONÁL,~E mb. 1. gjeom. Që ndan në mënyrë të tërthortë një figurë, një rrafsh ose një trup, duke bashkuar dy kulme jo të njëpasnjëshme; që kalon sipas një diagonaleje; që bëhet në këtë drejtim. Vijë diagonale. Kënd diagonal. Faqe diagonale. Plan diagonal. Drejtim diagonal. Prerje diagonale.
2. fig. Që bëhet tërthorazi, shpejt e përciptas. Lexim diagonal.
SHTRESËZÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Shtresim.
2. spec. Të qenët shtresa-shtresa, përbërja prej shtresash; mënyra e vendosjes së këtyre shtresave. Shtresëzim i pjerrët (i kryqëzuar, paralel, diagonal). Shtresëzimi i formacioneve. Shtresëzimi i atmosferës.
TRÉSTË (i, e) mb. Që bashkon dy kënde të një shumëkëndëshi; diagonal.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë