Fjalori

Rezultate në përkufizime për “diafragmë”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

MËLÇI

MËLÇÍ,~A f. sh. ~, ~TË 1. anat. Organ i brendshëm i njeriut dhe i disa kafshëve, me ngjyrëkuqembyllët, që gjendetanën e djathtëpjesëssipërmehapësirësbarkut, nën diafragmë dhekryen funksionerëndësishme për formimin e gjakut, për prodhimin e lëngut të tëmblit etj., mëlçia e zezë. I dhimbte mëlçia. Vuan nga mëlçia. Ka probleme me mëlçinë.
2. Ky organ i disa kafshëve, i cili përdoret si ushqim. Mëlçi qengji (viçi). Mëlçipjekura (të skuqura). Për mëlçi ther kaun. (fj. u.) për një punë a gjë të vogël, prish një punë a gjë të madhe. ngrënça mëlçinë! (mallk.)
3. bised. Mushkëri. Mëlçia e bardhë. Ia nxori qengjit mëlçitë.
hëngri mëlçinë (mushkëritë) (dikush) më lodhi e më mërziti shumë, nuk e duroj dot më, më breu; plasi shpirtin. këputi mëlçinë (dikush) shih rashëshpinë (në kurriz).pëlcet mëlçinë (dikush) është njeri shumë i lig, nuk durohet; është për t’i qitur (për t’i nxjerrë) sytë; mos e gjeç në dynja! (dikë); mos e gjettë kaliudhë (dikë) keq.; mos e pafsha me sy (dikë); mos e gjetshrrugë (dikë). I poqi mëlçinë (dikujt) e lodhi a e mundoi tej mase, e sfiliti, e këputi; i nxori jargët; ia mori shpirtin; i nxori qumështin e nënës; e bëri gjysmë njeriu (dikë). Ia var ujkut mëlçinëqafë iron. ia besoj me mendjelehtësi një njeriupandershëm e të pabesë që të ruajë pikërisht atë gjë, që ai e lakmonshumë; presmbrohem nga ai që dëshiron të më bëjëkeqen; besoj e shpresoj tek i ligu; ia lë në dorë fatin të keqit; ujkun bari; vë ujkunruajë delet (dhentë). erdhi mëlçia në *grykë.

TËRTHORE

TËRTHÓR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Anë a vijë e jashtme e një zonebanuar; rreth, perimetër i një zonebanuar. Hynë në tërthoren e qytetit.
2. Rrugë, që shkon me dredha nëpër një kodër a mal dhengjitet drejt majës, rrugë e tërthortë; dhiare, monopat. Tërthore e ngushtë (e gjerë). U ngjittërthore. I ra tërthores poshtë. Një tërthore çon drejt te burimi. Zbriste tërthoren.
3. libr. Fushë, lëmë, rreth, sferë, qerthull. Në tërthoren e filozofisë trajtohet edhe morali.
4. bised. Vijë e lakuar e kupësqiellit, kupë e qiellit. U nxi tërthorja. Dielli u ngjittërthore.
5. anat. Diafragmë.
6. hek. Tërthorëse.
Sin.: rrugë, dhiare, monopat, shulore lakinë, lakore, fushë, lëmë, disiplinë, rreth, sferë, qerthull, kupë, diafragmë, tërthorëse.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.