Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
PADHUNUESHMËRÍ,~A f., drejt. 1. Të qenët i padhunueshëm; vetia e diçkaje që është e padhunueshme, paprekshmëri. Padhunueshmëria e kufijve. Padhunueshmëri tokësore. Padhunueshmëria e banesës.
2. E drejta që gëzon me ligj diçka për të mos u dhunuar; imunitet. Padhunueshmëria e personit.
✱Sin.: paprekshmëri, pacenueshmëri, imunitet.
POSHTËRÚAR (i, e) mb. 1. Që është poshtëruar para të tjerëve, që e ka humbur emrin e mirë, që nuk e nderojnë më. E ndiente veten të poshtëruar.
2. bised. I mundur, i mposhtur.
✱Sin.: i fyer, i zhburrnuar, i shkarëzyer, i përbythur, i turpëruar, i nëpërkëmbur, i njollosur, i dhunuar, i baltosur, i damkosur, i mundur, i mposhtur, i telendisur.
PËRDHÓSUR (i, e) mb. 1. Që është fëlliqur, i ndyrë; i përlyer. Vend i përdhosur. Kashtë e përdhosur.
2. fig. Që ka humbur vetitë e mira, virtytet e larta morale, i prishur, i zvetënuar; i bastarduar. Agjentë të përdhosur të pushtuesve.
3. si em. m. e f. Sipas kuptimeve të mbiemrit. I përçudnuari dhe i përdhosuri. Me sjelljen e një të përdhosuri nga këpuca e shefit. Të përdhosurit e kohëve tona. E do të shenjtërojmë të përdhosurit me lutje.
✱Sin.: i ndotur, i përlyer, i fëlliqur, i njollosur, i zvetënuar, i prishur, i përçudnuar, i ndyrë, i vdjerrë, i çoroditur, i shthurur, i bastarduar, i dhunuar.
PËRDHUNÚAR (i, e) mb. 1. Që ka bërë diçka kundër dëshirës e vullnetit të tij, i shtrënguar me forcë nga dikush; i dhunuar. Nxënës të dhunuar. Punonjës të dhunuar.
2. Që është penetruar seksualisht me dhunë e pa dëshirën e pëlqimin e tij; i çnderuar. Emigrante të përdhunuara. Djem të përdhunuar. Fëmijë të përdhunuar.
3. Që është penetruar seksualisht kur ka qenë i pavetëdijshëm ose kur vuan nga një sëmundje psikike etj.; i abuzuar. E sëmurë e përdhunuar.
4. fig. Që është shkelur dhe është marrë nëpër këmbë; i nëpërkëmbur. Varr i përdhunuar. Të drejta të përdhunuara.
5. fig. Që nuk është ndërtuar sipas rregullave a normave të caktuara; që nuk është më në natyrën e vet, jo i natyrshëm. Vargje të përdhunuara.
✱Sin.: i çnderuar, e zhvirgjëruar, i çnjerëzuar, i dhunuar, i turpëruar, i prishur, i shtrënguar, i shkelur, i nëpërkëmbur.
VANDALIZÚAR (i, e) mb. 1. Që është vandalizuar; që është rrënuar e prishur gjithçka, që është vandalizuar. Monumente të vandalizuara. Pronë e vanalizuar.
2. Që është përdorur dhunë e egër, e pamëshirshme dhe terrori ndaj njerëzve, që janë masakruar. Njerëz të vandalizuar. Popullsi e vandalizuar.
✱Sin.: i dhunuar, i terrorizuar, i masakruar, i shkatërruar.
ÇNJERËZÍSHËM ndajf. Panjerëzisht; kund. njerëzishëm. Besimin tonë po e keqpërdorni çnjerëzishëm. Ai është ankuar se është dhunuar çnjerëzishëm.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë