Fjalori

Rezultate në përkufizime për “dhokan”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

BAT

BAT,~II m. sh. ~A, ~AT 1. Grackë për të zënë zogj me një rrasëmbështetur mbi kunjahollë, që rrëzohet mbi një gropë. Rrasa (gropa) e batit. Kunji i batit. Gjuaj (zë) me bat. Ngre një bat. Ra zogu në bat. Si zogu nën bat gjendjepashpresë për të shpëtuar, shumë keq.
2. fig. Gjendje e vështirëkrijohet për dikë; kurth, grackë, kllapë. E shtiu në bat. Ra në bat. Doli nga bati.
3. sh. ~E, ~ET Bice. Zë batin.
Sin.: batinë, grackë, lak, çark, kurth, dhokan, spilar, rrjetë, kllapë.

DHOKAN

DHOKÁN,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Çark a kurth për të kapur minj etj. Kap (zë) në dhokan. Ndajnatë stisi e ngriti tre a katër dhokanëmirë. U fut (hyri) si miudhokan ra në grackë.
Sin.: çark, kurth, grackë.

SHEZË

SHÉZ/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Kurthbëhet zakonisht për shpendë. Vendosi një shezë. Nuk e zuri sheza. Zë me shezë.
Sin.: grackë, lak, bat, çark, gardhole, dhokan, pajollë, krehcë.

ÇARK

ÇÁRK,~U m. sh. ~QE, ~QET 1. Mjet si kafaz a në formatjera për të kapur minj, zogj ose kafshëegra, që ngrehet zakonisht duke i vënë pak ushqim dheshkrehet me forcë; kurth. Çark i ngrehur. Çark minjsh. Çark zogjsh. Çark ujqish (dhelprash). Ngreh çarkun. Vë çarqe. Zë në çark. Si miuçark gjendje shumëvështirë, shumë ngushtë, pa rrugëdalje.
2. fig. Grackëngrihet për të kapur dikë; kurth. I ngre çarkun. Bieçark. E futçark. Je si në çark dhe nuk ke asnjë rrugë shpëtimi.
3. Mekanizëm i thjeshtëshërben për të mbledhur diçka, për të vënërrotullim një pjesë tjetër ose për një punëcaktuar; pjesarrotullohet e këtij mekanizmi. Çark dore (këmbe). Çark dërstile. Çarku i poçarit. Çarku i mullirit (i tezgjahut). Çarku i sharrës me ujë. Çarku i pusit çikrik. Çark për mprehje. Mbledh litarin (fillin) në çark.
4. Shkrehësi i armëve me strallndez barutin; mekanizmi i shkrepjes. Çarku i pushkës (i çiftes). Pushkë me çark. Heq çarkun. Ngreh (shkreh) çarkun. S’i ndezi çarku. Në shtëpi kishim tri pushkë, dy të thyera e një pa çark.
5. Vegël e thjeshtë me një thikë, që përdoret për të grirë duhanin. Çark duhani. Thika e çarkut. Duhan çarku. Mpreh çarkun. Grij me çark.
6. Kornizë drurirrethon diçka; rreth druri; skelë drurishërben për të mbajtur diçka. Çarku i dritares. Çarku i vatrës. Çarku i dyshemesë. Çarku i çatisë. Çarku i qerres. Çark për të mbajtur.
7. vjet. Vegëlpërdorej për t’i marrë gjak një njeriusëmurë; vizgator. Merrnin gjak me çark.
8. anat., bised. Vargu i eshtravetrupit, nyjë e eshtrave, kyç. Çarku i kokës. Më dhembin çarqet. Më ftohen çarqet.
9. bised. Rreshti i dhëmbëvegojë, dhëmbëvënë. Çarku i dhëmbëve. Vë çark.
10. si mb. I harkuar, si hark. Me vetullat çark.
Sin.: kurth, grackë, dhokan, çikrik, vizgator, kyç.
Ra në çark (dikush) shih ra në grackë (dikush). Çark i ngrehur njeri i rrezikshëm, që është gatidëmtojë dikë. Ia di çarkun (dikujt) shih (e njoh) me dhëmbë e (me) dhëmballë (dikë). E futi këmbënçark (dikush) ra në një rrezik dhe e pësoi keq; ra në çark; ra në grackë; ra në kurth. Jam çarkçark (me dikë) nuk shkoj mirë me dikë, i kam marrëdhëniet shumëacaruara me të; jam majëmajë. E ka në çark (dikush) e ka çdo gjë në rregull, nuk ka pse shqetësohet; e ka diçkagjendjen e duhur; e ka (i ka punët) në vijë. E mban gishtinçark (të pushkës) (dikush) qëndron gjithmonë gati për t’u mbrojtur nga dikush a për të goditur dikë; i rri gati dikujt për ta sulmuar; e mban syrinshënjestër. I mbeti (i rri) goja çark (dikujt) iron. shih s’i mbyllet (s’i rri) goja (dikujt). Si *miuçark (në qyp, në poç). I ngre çarkun (dikujt) shih i ngre një kurth (kurthe) (dikujt). I ngre veshët çark (dikush) shih i ngre (i bën) veshët bigë (dikush). Ngriu çark u habit shumë, shtangu. Iu prish çarku u çrregullua një punë, nuk shkon mbarë. *Pushkë (dyfek) me çark mospërf. Rri me *gishtçark (dikush). I erdhi grifsha te çarku (dikujt) shih i erdhi lepuriqerre (dikujt). I zuri çarku *kokën (dikujt).

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.