Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
DEKÁD/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT libr. 1. Periudhë kyç që zgjat dhjetë ditë rresht; periudhë prej dhjetë ditësh kushtuar diçkaje a gjatë së cilës zhvillohet një veprimtari e organizuar; dhjetëditësh, dhjetëditor. Dekada e parë (e dytë). Dekada e muzikës. Dekada e majit.
2. Periudhë kohe që zgjat dhjetë vjet rresht, dhjetëvjetësh, dhjetëvjeçar. Dekada e fundit. Pas disa dekadash. Do të kalonin edhe disa dekada.
✱Sin.: dhjetëditor, dhjetëditësh, dhjetëvjeçar, dhjetëvjetësh.
DHJETËDITÓR,~E mb. Që zgjat dhjetë ditë rresht; që ka afat dhjetë ditë. Sesion (seminar) dhjetëditor. Marshim dhjetëditor. Plan dhjetëditor. Afati dhjetëditor.
DHJETËDITÓR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Njësi kohe e barabartë me dhjetë ditë; dhjetë ditë rresht duke i numëruar nga një ditë çfarëdo. Dhjetëditori i parë (i dytë, i tretë). Çdo dhjetëditor. Dhjetëditori i fundit. Ky dhjetëditor i majit.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë