Fjalori

Rezultate në përkufizime për “dhjamtë”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

ADIPOZ

ADIPÓZ,~E mb., mjek. Që ka të bëjë me adipozën; që ka peshëmadhe, që karakterizohet me shkallëlartëindit dhjamor, që është me mbipeshë. Grua adipoze. Shenjat adipoze.
Sin.: i majmë, dhjamor, i dhjamur, i dhjamosur, i dhjamtë, i dhjamshëm, dhjamosh, obez.

BUALKË

BUÁLK/Ë,~AI f., bised. Cipë e dhjamtëvesh plëndësin nga jashtë.

DHJAMTË
MAJMË

MÁJM/Ë (i), ~E (e) mb. 1. është ushqyer mirë dhe ka vënë mish e dhjamë, i dhjamur, i ngjallur, i shëndoshur shumë. Viç i majmë. Qengj i majmë. Patok i majmë. Lopë (dhi, pula) të majme.
2. Që ka dhjamë, që është me dhjamë, i dhjamur. Mish i majmë. Peshk i majmë. Zorra e majme (bised.) zorra e trashë.
3. Që ka vëllimmadh, i trashë nga përmasat. Sapun i majmë.
4. prodhon shumë (për tokën), pjellor, i shëndoshë. Dheu aty ishte i majmë. Tokë e majme. Vend i majmë.
5. fig., bised., keq. Që ka vënë shumë pasuri, i pasur, pasanik. Shtresat e majme.
6. fig., bised. Shumë i madh (për shumahollash a për të ardhurat). Rrogë e majme. Shumë e majme. Fitim i majmë. Shpërblim i majmë. Marr bonusmajmë.
Sin.: i dhjamur, i dhjamtë, i dhjamosur, dhjamosh, i dhjamshëm, i ngjallur, i shëndoshur, i fryrë, i trashë, majmok, pjellor, i pasur, pasanik, i madh.
*Pula e botës i duket më e majme (patë) (dikujt).

MESË

MÉS/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Cipa e hollëmbështjellbardhën e vezës; cipa e hollëmbështjell fletët e qepës, thelpinjtë e hudhrave, të arrave etj.; lëmazë. E hollë si mesë qepe. I qëroj mesën.
2. Ajka e qumështit.
3. Riza e dhjamtëmbështjell plëndësin e zorrët e berrit, të kecit etj.; cipambështjell një organ. Mesa e barkut. Mesa e truve.
4. Lëkurë e hollë. Mesa e pulëspjekur.
Sin.: cipë, membranë, vëmesë, lëkurës, lëmazë, lëmesë, rizë, angërr, ajkë.

RIZË

RÍZ/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Peshqir me push për të fshirë fytyrën. Fshij fytyrën (buzët, duart) me rizë.
2. Pëlhurë zakonisht e qëndisur, që vënë gratëkokë; shami koke e madhe. Rizë e bardhë (e zezë). Rizë koke. Mban rizë. Lidh (vë, heq) rizën.
3. Cipa e dhjamtë mbështjell organet e zgavrësbarkutkafshëve. I hoqi rizën.
Sin.: napë, çember, peshqir, flamur.

VJAMTË

VJÁMTË (i, e) mb. I dhjamtë.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.