Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
MÁJM/Ë (i), ~E (e) mb. 1. Që është ushqyer mirë dhe ka vënë mish e dhjamë, i dhjamur, i ngjallur, i shëndoshur shumë. Viç i majmë. Qengj i majmë. Patok i majmë. Lopë (dhi, pula) të majme.
2. Që ka dhjamë, që është me dhjamë, i dhjamur. Mish i majmë. Peshk i majmë. Zorra e majme (bised.) zorra e trashë.
3. Që ka vëllim të madh, i trashë nga përmasat. Sapun i majmë.
4. Që prodhon shumë (për tokën), pjellor, i shëndoshë. Dheu aty ishte i majmë. Tokë e majme. Vend i majmë.
5. fig., bised., keq. Që ka vënë shumë pasuri, i pasur, pasanik. Shtresat e majme.
6. fig., bised. Shumë i madh (për shuma të hollash a për të ardhurat). Rrogë e majme. Shumë e majme. Fitim i majmë. Shpërblim i majmë. Marr bonus të majmë.
✱Sin.: i dhjamur, i dhjamtë, i dhjamosur, dhjamosh, i dhjamshëm, i ngjallur, i shëndoshur, i fryrë, i trashë, majmok, pjellor, i pasur, pasanik, i madh.
♦*Pula e botës i duket më e majme (patë) (dikujt).
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë