Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
DHJAM vep., ~A, ~UR kal. E bëj të zërë dhjamë, e majm, e ngjall. E dhjami mirë qengjin (derrin). Do ta dhjamësh djalin po e ushqeve ashtu. Mos i dhjam gjelat.
2. fig. Shtoj pasurinë e dikujt. Për të dhjamur kapitalin e saj politik. Punoj për të dhjamur pronarin.
✱Sin.: majm, ngjall, dhjamëzoj, dhjamos, shëndosh, fryj, trash.
►DHJÁM/EM jovep., ~A (u), ~UR vetv. 1. Vë dhjamë, majmem, ngjallem. U dhjam derri. Dhjamen duke qëndruar ulur. Krimbat dhjamen nëpër plehra. Dhjameshin si bagëtitë.
2. fig., keq. Grumbulloj pasuri, pasurohem. U dhjam me punën e të tjerëve. Dhjamen nga djersa e tyre.
3. pës. e DHJAM. U dhjamën në pasuri nga pushteti. Duke u dhjamur nga korrupsioni.
✱Sin.: majmem, ngjallem, dhjamëzohem, dhjamosem, shëndoshem, fryhem, trashem, pasurohem.
DHJAMËZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Dhjam.
FRY/J vep., ~VA, ~RË 1. kal. Nxjerr jashtë me forcë ajrin e mushkërive, duke mbajtur buzët të mbledhura, ia drejtoj dikujt a diçkaje ajrin e mushkërive që nxjerr me vrull nëpërmjet gojës. I fryj zjarrit. I fryn kandilit për ta shuar. I fryj kafesë (gjellës) për ta ftohur.
2. kal. Drejtoj me vrull një rrymë ajri mbi diçka me anë të një mjeti. I fryj zjarrit me kacek (me rrëshiq) për ta ndezur.
3. kal. Mbush diçka me ajrin e mushkërive; mbush me shumë ajër diçka me anë të një mjeti të posaçëm; kund. shfryj. Fryj topin. E fryj me gojë (me pompë).
4. kal. Çoj me forcë ajrin e mushkërive nëpër vrimën e një sendi a të një vegle frymore për të nxjerrë zë ose tinguj muzikorë; i bie një sendi a një vegle fryme. I fryj bilbilit. I fryn fyellit. I frynte borisë. I fryn gajdes.
5. jokal., v. III Lëviz shpejt e me vrull (për erën). Fryn erë. Fryn juga.
6. kal. Bëj që t’i fryhet dikujt një pjesë e trupit, ënjt. Ia fryu dorën (këmbën).
7. kal., bised. E ngop një njeri a një kafshë me të ngrënë, i mbush barkun. Ia frynë barkun. E fryu kalin.
8. kal., bised. E shëndosh shumë një njeri a një kafshë, e ngjall, e majm duke e ushqyer mirë. E mbajti gjelin derisa e fryu.
9. kal., vet. v. III E shton shumë ujin (e përrenjve, të lumenjve etj.), ngre nivelin e ujit. Shirat i frynë lumenjtë (përrenjtë).
10. kal., vet. v. III E bymen, e mbufat diçka duke e ngopur me ujë a me një lëng tjetër. Lagështira i fryka dërrasat. Shiu e kishte fryrë tokën.
11. kal., fig. Rrit, zmadhoj a zgjeroj diçka më shumë sesa duhet; e paraqes diçka më të madhe nga ç’është në të vërtetë. I paska fryrë shifrat. Mos i fry të metat kot!
12. kal., fig. Nxit a shtyj dikë kundër një tjetri me qëllim të keq. E kishin fryrë të tjerët.
13. kal., fig. E zemëroj, e inatos dikë. E fryu, ia solli në majë të hundës.
14. kal. Ysht, namatis. I frynin fëmijës (nuses).
15. jokal., bised. Iki me të shpejtë, ua mbath këmbëve. Fryu nga shtëpia (nga dera).
✱Sin.: mbush, ënjt, bymej, mbufat, ngop, urgus, shemb, mullos, majm, trash, tultoj, tulos, dhjam, ngjall, bullafiq, rrit, zmadhoj, zgjeroj, shtoj, nxit, zemëroj, inatos, buhavit, ysht, namatis.
♦ U dogj nga *kungulli e i fryn kosit (dikush). U dogj nga *qulli e i fryn kosit (dikush). I fryn (i bie) *borisë. Fryjnë *erërat (për dikë a për diçka) libr. I fryn *farkës (dikush). I fryn (i bie) *fyellit (kavallit) (dikush) tall. I fryn (i bie) *gajdes (dikush). I fryn (i bie) kavallit (*fyellit) (dikush) tall. Të fryn nga *këmbët (dikush). Të fryftë *nusëza! mallk. Fryn *pendët (dikush). Më fryu *sqetullat (dikush) keq. Fryj *sytë (për diçka). Nuk i fryn në *sy (dikujt). U fryn *urëve (dikush). I fryn (i çuçurit, i pëshpërit) në *vesh (dikujt). Më fryu (më ënjti) *zemrën (dikush a diçka). I fryn *zjarrit (dikush). Kthehet nga të fryjë *era (dikush). Kthen gunën nga të fryjë *era (dikush). Shkon nga të fryjë *era (dikush).
MAJM vep., ~A, ~UR kal. 1. E ushqej mirë që të shtojë mish e të vërë dhjamë (zakonisht një kafshë a një shpend), e ngjall, e shëndosh shumë. E kishte majmur shumë maçokun. Majm derrat. Mbaj kafshë shtëpiake dhe shpendë (pula, pata, rosa) për t’i majmur. E majmën gjënë e gjallë me drithë.
2. E bëj më pjellore tokën, duke i hedhur pleh etj., e shëndosh.
3. fig., bised., keq. E pasuroj dikë duke i dhënë mall e para ose duke i krijuar mundësi që të fitojë shuma të mëdha, e pasuroj shumë. E majmi me para (me të mira). Lufta i majm kapitalistët.
✱Sin.: dhjam, dhjamos, ngjall, shëndosh, pasuroj.
♦ E majm *kaun ditën që do ta therë (dikush).
NËNLËKURÓR,~E mb. Që ka të bëjë a që lidhet me nënlëkurën; që gjendet nën lëkurë, i nënlëkurës. Ind nënlëkuror. Injeksion nënlëkuror. Dhjam nënlëkuror. Reaksion nënlëkuror.
TRASH vep., ~A, ~UR kal. 1. Bëj diçka të trashë a më të trashë nga ç’është, bëj me të gjerë në të gjithë gjatësinë e vet, i rrit gjerësinë ose vëllimin; zgjeroj; kund. holloj. I trashi degët. Trashe vijën! Trash fillin.
2. Bëj më të trashë (zakonisht për lëngjet, duke i zier ose duke u shtuar diçka tjetër), trashoj; kund. holloj. Trash sherbetin (lëngun, reçelin, pekmezin). Trash supën (gjellën, salcën).
3. shtypshkr. Bëj më të theksuar, bëj që të duket më qartë; kund. holloj. Trash ngjyrat e pikturës. Trash shkrimin. Trash vijat.
4. Shëndosh, majm, dhjam. Tagjia e trash bagëtinë. E ka trashur thiun.
5. Bëj më të ulët, bëj më të trashë (për zërin); kund. holloj. E trashi zërin.
6. fig., bised. Zmadhoj diçka, e paraqit më të madhe a më të vështirë nga ç’është në të vërtetë; fryj. I trash gjërat ai. Të trash mendjen të mbush kokën me lloj-lloj gënjeshtrash, të çorodit.
7. fig., bised. E bëj më të rëndë, e thelloj më tej. E trashi gabimin.
8. fig., bised. E forcoj diçka, e bëj më të fortë; e teproj në diçka. E trashën miqësinë. E trashi hesapin. E trashi muhabetin.
9. bised. Hutoj (dikë). Prit se na trashe fare.
✱Sin.: zgjeroj, trash, trashoj, piks, mpiks, ajkëtoj, shëndosh, majm, dhjamos, dhjam, zmadhoj, thelloj, dendësoj, forcoj, ashpërsoj, teproj, hutoj.
♦ E trashi *bajgën (dikush) tall. vulg. I trash *fjalët (me dikë). E trash (e zgjat) *muhabetin (me dikë).
►TRÁSH/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Bëhem i trashë a më i trashë nga sa jam, i kapërcej përmasat, e rrit vëllimin; mbushem në trup, shëndoshem, vë dhjam; kund. hollohem. Është trashur nga trupi. Është trashur shumë. Misri trashet kur rritet. Iu trashën këmbët. I është trashur qafa. Sa vjen e po trashet.
2. vetv., vet. v. III Bëhet më i trashë (zakonisht për lëngjet kur ziejnë); kund. hollohet. Është trashur qumështi i bagëtive. U trash mushti (reçeli, salca). U trash gjella.
3. vetv., vet. v. III Bëhet më i shpeshtë dhe me copa a me grimca më të mëdha; dendësohet. U trash dëbora.
4. vetv., vet. v. III Bëhet më i ulët, bëhet më i trashë (për zërin); kund. hollohet. Iu trash zëri.
5. vetv., vet. v. III Topitet, mpihet, nuk pret mirë. Është trashur sëpata. U trash thika (brisku).
6. fig., bised., vetv., vet. v. III Forcohet, bëhet më i fortë a më i madh; bëhet më i rëndë, thellohet më tej, shtohet; e kalon masën e duhur a të lejueshme. U trash miqësia. U trashën punët. U trashën të metat (dobësitë). U trashën mosmarrëveshjet.
9. pës. e TRASH.
✱Sin.: shëndoshem, dhjamem, dhjamosem, topitet, mpihet, forcohet, rëndohet, thellohet, shtohet, hutohem.
♦ Pa u trashur *filli. I është trashur *gjuha (dikujt) mospërf. I është trashur *koka (dikujt). I është trashur (i është rritur) *lafsha (dikujt) keq. I është trashur *lëkura (dikujt). I është trashur *mendja (dikujt). U trash *puna. I është trashur *qafa (zverku) (dikujt). I është trashur *truri (dikujt). I janë trashur (i janë rënduar) *veshët (dikujt). I është trashur zverku (*qafa) (dikujt).
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë