Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
DHEMBSHURÍSHT ndajf. Duke shfaqur dhembje e dashuri, me dhembshuri. I flas dhembshurisht. E puth (e përqafoj) dhembshurisht. Heshtja u këmbye me një pjatë dhembshurisht bosh.
PËRMÁLLSHËM ndajf. Në mënyrë të atillë që të prek në ndjenja, të ringjall dashurinë e mallin për dikë a për diçka. Këndonte përmallshëm. Shushurin përmallshëm gurra.
✱Sin.: mallëngjyeshëm, dhembshurisht, prekshëm.
PËRZEMËRSÍSHT ndajf. Në mënyrë të përzemërt, me përzemërsi. Urojmë (falënderojmë) përzemërsisht. U përshëndetën (u përqafuan) përzemërsisht. I foli përzemërsisht.
✱Sin.: ngrohtë, ngrohtësisht, nxehtësisht, dhembshurisht, fytaqafë, çiltërisht, çiltërsisht, hapur.
SINQERÍSHT ndajf. Në mënyrë të çiltër, me gjithë zemër. Flet sinqerisht. Gëzohem sinqerisht për arritje tuaja.
✱Sin.: çiltërisht, çiltërsisht, çiltas, çiltazi, hapur, haptas, ndershmërisht, përzemërsisht, dhembshurisht.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë