Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
AKRÉP,~II m. sh. ~A, ~AT zool. 1. (lat. Euscorpius flavicandis, E. Italicus) Kafshë e vogël helmuese me ngjyrë të zezë, me këmbë nyja-nyja, me dy gëthapë përpara dhe me një thumb të përkulshëm nga pas; sfurkth, përçollak. Akrep i zi. Helmi i akrepit. Vaj akrepi bar që përgatitet me vaj e me helmin e akrepit dhe që përdoret në mjekësinë popullore. Fole akrepash. E hëngri (e pickoi) akrepi. E ka akrepin në xhep është koprrac, nuk i del gjë nga dora. M’u bë akrep m’u bë ferrë, s’e shoh dot me sy.
2. Pjesë e parë e emërtimeve të pathjeshta për disa lloj akrepash: Akrepi afrikan (lat. Pandinus imperator) akrep i madh helmues, i gjatë 20 cm, me ngjyrë të zezë të ndritshme, me katër palë këmbë në pjesën e përparme të trupit, me një palë nofulla si pinca të forta, me bisht me gjëndra helmuese, që jeton në pyjet e nxehta e me lagështi të Afrikës dhe që ushqehet me insekte; akrepi mbretëror. Akrepi i detit (lat. Taurulus bubalis, Cottus bubalis, Enophrys bubalis) lloj peshku kockor i detit, i mbuluar me gjemba dhe kreshta, me gjatësi deri 25 cm, me sy të mëdhenj ovalë, me pendë të mëdha e të gjera, me bisht të rrumbullakët, me ngjyrë që ndryshon, zakonisht me shirita ose njolla të errëta gri ose kafe, që ushqehet me molusqe, me gjarpërinj dhe me peshq. Akrepi fshikullor (lat. Uropygi) akrepi kamxhikor i ngjashëm me merimangën, me bisht të shkurtër, me gjashtë këmbë për të ecur, me dy këmbët e para me antena si organe shqisore, që ka një palë sy në pjesën e përparme të kokës dhe nga tre sy në secilën anë të saj. Akrepi i rremë (lat. Pseudoscorpion &: pseudoakrepi) insekti endemik i ngjashëm me akrepin, që ka dy këmbë si pincë, pa bisht, pa sy, me trup të oval, që është përshtatur për të jetuar në gropa, në shpella etj. Akrepi i shtëpisë (lat. Chelifer cancroides) akrep i rrejshëm, i padëmshëm për njerëzit, i gjatë prej 2,5-4,5 mm, me trup si lot e me bark të segmentuar në dymbëdhjetë pjesë. Akrepi tropikal (lat. Centuioides gracilis) akrep nyjor johelmues, me ngjyrë të kuqërremtë a të zezë, me ballë të kuqërremtë, kafe të errët, me këmbë të verdha dhe me bisht të kuqërremtë e të zi, që ushqehet natën me insekte të ndryshme; akrep i errët, akrep blu. Akrepi i ujit (lat. Nepa cinerea, N. Rubra) akrep që jeton në orizore a në ujërat e ëmbla, me trup vezak, me këmbët e përparme sulmuese, që ushqehet me rrënjët e orizit, me insekte dhe me vertebrorë të imtë ujorë dhe që jep një pickim të dhembshëm kur e ngacmon.
✱Sin.: sfurk, sfurkth, cfurkth, cukth, përçollak, grepi, grepç, hagrep, skarrivojë, skrapth, shkrap.
♦ M’u bë akrep (dikush) shih m’u bë ferrë (dikush). Ra nga akrepi në gjarpër (dikush) shih ra nga shiu në breshër (dikush). (Janë) si *gjarpri me akrepin.
DHEMBJEMÁDH,~E mb., libr. 1. Që heq e vuan shumë. Njeri dhembjemadh. Gjyshi dhembjemadh.
2. Që ka a që të jep shumë dhembje, që është plot mundime; i dhembshëm. E kaluara dhembjemadhe. Kurbeti dhembjemadh.
3. Që ndien dhembje e dashuri të madhe për të tjerët; shumë i dhembshur. Baba dhembjemadh. Nënë dhembjemadhe.
✱Sin.: dhembjeplotë, dhembjeshumë, i dhembshëm, i dhembshur.
DHEMBJEPLÓTË mb., poet. Që është plot dhembje e dashuri; i dhembshur. Fjalë dhembjeplotë. Edhe ditët më të gjata sjellin lot dhembjeplotë. Mbuloja ditës dritën dhembjeplotë.
✱Sin.: i dhembshëm, i dhembshur, dhembjemadh, dhembjeshumë,
DHEMBJESHÚMË mb., libr. 1. Që shoqërohet me shumë dhembje. Kur të vjen halli dhembjeshumë, mbahu!
2. Dhembjeplotë.
✱Sin.: dhembjeplotë, dhembjemadh, i dhembshëm, i dhembshur.
DHÉMBSH/ËM (i), ~ME (e) mb. 1. Që të dhemb (për plagë etj.). Plagë e dhembshme. Dënim i dhembshëm.
2. Që të lëndon shumë, që të shqetëson, që të prek në zemër. Histori (ngjarje) e dhembshme. Letër e dhembshme. Realiteti është shumë i dhembshëm. E zbrazi mërzinë e vet me një vajtim të dhembshëm. Ka pritur një kallëzim të dhembshëm.
3. I dhembshur. Nënë (vajzë) e dhembshme. Baba i dhembshëm. Ishte i dhembshëm si çdo artist.
✱Sin.: i dhembshur, i dhembur, zemërbutë, i ndjeshëm, dhembjemadh.
NJERËZÚAR (i, e) mb. 1. Që është bërë njerëzor, që ka fituar tipare njerëzore; kund. i çnjerëzuar. Shkencëtarët krijojnë derra të njerëzuar.
2. I njerëzishëm, i dhembshëm.
PIKËLLÚES,~E mb. Që të pikëllon. Ngjarje pikëlluese.
✱Sin.: hidhërues, helmues, brengosës, dhembjemadh, i dhembshëm, i pikëllueshëm, i pikët, zhuritës.
PËRVAJTÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb., përf. 1. Që të ngjall dhembje e keqardhje shumë të thellë, shumë i vajtueshëm. Gjendja e përvajtueshme e fshatrave të braktisura.
2. I lënë pas dore dhe në një shkallë shumë të ulët zhvillimi, organizimi etj., i vajtueshëm.
3. Që është me pasoja shumë të rënda, i rrezikshëm, i dëmshëm. Përfundime të përvajtueshme.
✱Sin.: i përvajshëm, i vajtueshëm, dhembjemadh, i dhembshëm, dhembjeprurës, i trishtueshëm, i braktisur, i rrezikshëm, i dëmshëm.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë