Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
►HALÍT/EM jovep., ~A (u), ~ÚR krahin. 1. vetv. Llastohem, përkëdhelem, marr liri të tepruar. Halitem nga e mira. Pse po haliteni kështu?
2. vetv. Ngacmohem me dikë, shpohem, cytem me të. Një plakë kujdesej për fëmijët që të mos haliteshin nëpër shtëpi.
3. pës. e HALÍT.
✱Sin.: ledhatohem, dhelem, përkëdhelem, llastohem, lazdrohem, lazmohem, ngacmohem shpohem, cytem.
►LLAST/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Sillem me naze e me teka (kryesisht për fëmijët e vegjël, që janë përkëdhelur me tepri); përkëdhelem. I pëlqente të llastohej. Ç’më llastohesh ashtu?
2. pës. e LLASTÓJ.
✱Sin.: përkëdhelem, dhelem, ledhatohem, lazdrohem, vidulohem, fërkohem, lalis, lëmesem, zdatem.
►PËRKËDHÉL/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. I sillem dikujt rreth e rrotull duke iu fërkuar, për t’i shprehur ndjenja dashurie a dashamirësie. Përkëdhelet fëmija. I përkëdhelej t’et pas supit. Mos u përkëdhel ashtu!
2. vetv., vet. v. III I fërkohet dikujt me trup pas këmbëve etj. (për qenin e për kafshë të tjera shtëpiake). I përkëdhelej të zotit. I përkëdhelej nëpër këmbë.
3. pës. e PËRKËDHÉL.
✱Sin.: ledhatohem, dhelem, fërkohem, llastohem, lëmohem, lazdrohem, vidulohem, përgëzohet, lajkatohem, lazmohem, lurtohem, zbunohem, zdatem, lëmesem.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë