Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
PËRKËDHELTÁR,~E mb. Përkëdhelës, dhelatar. Shikim përkëdheltar. Me fytyrë përkëdheltare. Momenti i ngazëllimit përkëdheltar. Valëzim përkëdheltar i detit.
PËRKËDHÉLUR (i, e) mb. 1. Që e duan më shumë prindërit, që përkëdhelet më shumë, të cilit i bëhen lëshime më shumë se fëmijëve të tjerë. E kishin djalë të përkëdhelur.
2. keq. Që është edukuar keq, duke ia plotësuar tekat e trillet, që është përkëdhelur tepër, i llastuar. Fëmijë i përkëdhelur.
✱Sin.: i ledhatuar, i llastuar, ledhatar, dhelatar, i dhelur, i lajkatuar, i lazdruar, lazdrak, i zdatur, pekulemadh, kanakar.
PËRKËDHÉLËS,~E mb. 1. Që përkëdhel, që bën përkëdheljen, që ledhaton, ledhatues. Dora përkëdhelëse e nënës.
2. fig. Që shpreh dashuri a dashamirësi; që shpreh ëmbëlsi e butësi; i këndshëm, i pëlqyeshëm; ledhatues. Shikim (vështrim) përkëdhelës. Sy përkëdhelës. Fjalë të ngrohta e përkëdhelëse.
3. fig. Tepër i butë e zemërgjerë. Kritikë përkëdhelëse.
4. gjuh. Që ka një ngjyrim zbutës e mirëdashës; që me trajtën e vet shpreh përkëdhelje a zbunim. Me ngjyrim përkëdhelës e zvogëlues. Emër përkëdhelës. Fjalë përkëdhelëse. Prapashtesë përkëdhelëse.
✱Sin.: ledhatues, ledhatar, dhelatar, miklues, lajkatues, argëtues, dashamirës, i ëmbël, i butë, i këndshëm, i pëlqyeshëm, zbutës, i ngrohtë, zemërgjerë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë