Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
DHËMBARÁSH,~E mb. Që i ka dhëmbët të shtrembër e të çrregullt; dhëmbac. Erdhi me një shok dhëmbarash. Fëmijë dhëmbarash.
✱Sin.: dhëmbac, dhëmbo, dhëmbëçatall, dhëmbaç, dhëmbëçapraz
DHËMBËÇATÁLL,~E mb., shar. 1. Që ka dhëmbë të shtrembër e të dalë jashtë radhe, me dhëmbë si çatall, dhëmbëkatarosh. U duk një burrë dhëmbëçatall. Gruaja dhëmbëçatalle. Krokodili dhëmbëçatall.
2. si em. Ai që ka dhëmbë të shtrembër e të dalë jashtë radhe. Dhëmbëçatalli u duk te dritarja.
✱Sin.: dhëmbëkatarosh, dhëmbarash, dhëmbo, dhëmbaç, dhëmbëçapraz.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë