Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
DHËMBËNXÍRË mb., shar. Që i ka dhëmbët të nxirë; kund. dhëmbëqelibar. Një fytyrë dhëmbënxirë. Një mashkull dhëmbënxirë.
✱Sin.: dhëmbëzi, dhëmbëpalarë, dhëmbëbrejtur, dhëmbëprishur.
DHËMBËPALÁRË mb., shar. 1. Që i duken dhëmbët të prishur e të palarë; që nuk i lan dhëmbët; kund. dhëmbëqelq. Qindra njerëz dhëmbëpalarë që nxisin tradhti. Argatët e tyre dhëmbëpalarë e primitivë.
2. si em. Ai që ka dhëmbë të prishura e të palara. Dhëmbëpalari nga grupi i madh. Qysh rri me atë dhëmbëpalarin?
DHËMBËPRÍSHUR mb., shar. 1. Që i ka dhëmbët të prishur; dhëmbëkrimbur; kund. dhëmbëqelibar. Disa në jetë luksi e dhëmbëprishur. Pacienti dhëmbëprishur.
2. si em. Ai që i ka dhëmbët të prishur. Dhëmbëprishuri i klasës. Dhëmbëprishuri nuk flet dot më.
✱Sin.: dhëmbëkrimbur, dhëmbëpalarë, dhëmbëkalbur, dhëmbëbrejtur, dhëmbënxirë.
DHËMBË/ZÍ,~ZÉZË mb. 1. Që i ka dhëmbët si të zinj, që i nxijnë dhëmbët; kund. dhëmbëbardhë. Burri dhëmbëzi shfryu nga inati. Grabujë dhëmbëzezë.
2. si em. Ai që i ka dhëmbët si të zinj. Dhëmbëziut jepi një gotë e mjafton.
✱Sin.: dhëmbënxirë, dhëmbëpalarë, dhëmbëbrejtur, dhëmbëprishur.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë