Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
BUZËÇARAVÉSHUR mb., keq. 1. Buzështrembër, buzëpërveshur.
2. Që rri gjithë kohën duke qeshur vend e pa vend; dhëmbëjashtë.
3. si em. m. e f. Sipas kuptimeve të mbiemrit. - Erdhi ajo, buzëçaraveshura!
DHËMBËDÁLË mb., shar. 1. Që ka disa dhëmbë të dalë përpara dhëmbëve të tjerë; që i dalin dhëmbët përpara. Shtriga dhëmbëdalë. Nipi dhëmbëdalë.
2. si em. Ai që ka disa dhëmbë të dalë përpara dhëmbëve të tjerë. Dhëmbëdalit i thanë se duhet të mbante tela.
✱Sin.: dhëmbëjashtë, dhëmbëqitur, dhëmbç, dhëmbëhapur.
DHËMBËHÁPUR mb., shar. 1. Që i ka dhëmbët larg njëri-tjetrit. Nuk më pëlqeu proteza dhëmbëhapur.
2. Që qesh vazhdimisht me shkak e pa shkak; dhëmbëjashtë. Ku i gjeti mendtë ky kërriçi dhëmbëhapur?
3. si ndajf. Duke qeshur vazhdimisht. Ata e duartrokisnin dhëmbëhapur. Mbetët dhëmbëhapur.
✱Sin.: dhëmbëjashtë, dhëmbëqitur, dhëmbç, dhëmbëdalë.
DHËMBËJÁSHTË mb., shar. 1. Që i ka dhëmbët shumë të dalë, dhëmbëdalë. Peshku hardhucë dhëmbëjashtë. Ishte dhëmbëjashtë si ujku.
2. Që rri gjithnjë duke qeshur. Është njeri dhëmbëjashtë. Kamerierët dhëmbëjashtë janë më mikpritës.
3. si ndajf. Duke qeshur vazhdimisht. Po rrinte dhëmbëjashtë. Sa të heq telat, pa dhëmbëjashtë do të rri.
✱Sin.: dhëmbëdalë, dhëmbëqitur, dhëmbç, dhëmbëhapur.
DHËMBËQÍTUR mb., shar. 1. Që ngërdheshet vazhdimisht, që rri me dhëmbët jashtë. Nuk merren vajzat dhëmbëqitur.
2. Që do vetëm të hajë, që rri me dhëmbët jashtë gati për të ngrënë (për kafshët). Kuçedra dhëmbëqitur. Kali dhëmbëqitur.
✱Sin.: dhëmbëjashtë, dhëmbëdalë, dhëmbëqen.
DHËMBËZHVÉSHUR mb. Që i ka dhëmbët të zhveshur, dhëmbëjashtë. Po kërcënon dhëmbëzhveshur ca gjëra më jetike.
NGRIDHÁN,~E mb. 1. Që ngridhet; që qesh kot me vete; dhëmbëjashtë.
2. I përkëdhelur, i llastuar.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë