Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
DHËMBËDÁLË mb., shar. 1. Që ka disa dhëmbë të dalë përpara dhëmbëve të tjerë; që i dalin dhëmbët përpara. Shtriga dhëmbëdalë. Nipi dhëmbëdalë.
2. si em. Ai që ka disa dhëmbë të dalë përpara dhëmbëve të tjerë. Dhëmbëdalit i thanë se duhet të mbante tela.
✱Sin.: dhëmbëjashtë, dhëmbëqitur, dhëmbç, dhëmbëhapur.
DHËMBËHÁPUR mb., shar. 1. Që i ka dhëmbët larg njëri-tjetrit. Nuk më pëlqeu proteza dhëmbëhapur.
2. Që qesh vazhdimisht me shkak e pa shkak; dhëmbëjashtë. Ku i gjeti mendtë ky kërriçi dhëmbëhapur?
3. si ndajf. Duke qeshur vazhdimisht. Ata e duartrokisnin dhëmbëhapur. Mbetët dhëmbëhapur.
✱Sin.: dhëmbëjashtë, dhëmbëqitur, dhëmbç, dhëmbëdalë.
DHËMBËJÁSHTË mb., shar. 1. Që i ka dhëmbët shumë të dalë, dhëmbëdalë. Peshku hardhucë dhëmbëjashtë. Ishte dhëmbëjashtë si ujku.
2. Që rri gjithnjë duke qeshur. Është njeri dhëmbëjashtë. Kamerierët dhëmbëjashtë janë më mikpritës.
3. si ndajf. Duke qeshur vazhdimisht. Po rrinte dhëmbëjashtë. Sa të heq telat, pa dhëmbëjashtë do të rri.
✱Sin.: dhëmbëdalë, dhëmbëqitur, dhëmbç, dhëmbëhapur.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë