Fjalori

Rezultate në përkufizime për “dezertim”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

APOSTAZI

APOSTAZÍ,~A f., libr. 1. Braktisje e fesë, e kombit, e ideologjisë.
2. Akti i të ndaluarit zyrtarisht të një besimi ose të një feje përmes një procedure të caktuar ligjore ose institucionale.
3. Vendim për të larguar ose për të shpallur një personpërjashtuar nga një parti, nga një ideologji etj.
Sin.: zvetënim, mohim, tradhti, plëngprishje, përdhosje, dezertim, bastardim.

DEZERTIM

DEZERTÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur dezertoj; braktisja e një detyre, ushtrisë, venditshërbimit, fushësbetejës që të mos kthehem më ose që të vihemshërbim të një tjetri. Dezertimi nga detyra. Dezertimi nga ushtria. Shmangia nga detyra është një lloj dezertimi. Gjykohen për dezertim.

DEZERTOJ

DEZERT/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Braktis një detyrë, ushtrinë, vendin e shërbimit, fushën e betejës që të mos kthehem më ose që të vihemshërbim të një tjetri. Dezertuan shumë ushtarë armiq. Dezertoi nga detyra. Akuzohej për dezertim.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.