Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
AUTARKÍ,~A f. sh. ~, ~TË pol. Koncept ekonomik dhe politik që nënkupton mbylljen dhe vetëmjaftueshmërinë e një shteti apo një komuniteti; ekonomi e pavarur nga tregtia dhe marrëdhëniet ekonomike me shtete të tjera, duke përmbushur të gjitha nevojat e veta brenda kufijve të saj; sovranitet absolut. Politika e autarkisë. Bie në autarki. Autarki ekonomike. Autarkia në ekonominë globale.
✱Sin.: autokraci, despotat, tirani, diktaturë, sundim, monarki, mbretëri, perandori, sulltanat.
AUTOKRACÍ,~A f. sh. ~, ~TË libr. Sistem qeverisjeje, në të cilin pushteti i lartë është përqendruar në duart e një njeriu të vetëm, të mbretit a të perandorit; pushtet i pakufizuar e një njeriu, diktaturë, absolutizëm. Autokracia cariste. Parimet e autokracisë. Përmbysja e autokracisë.
✱Sin.: autarki, absolutizëm, despotat, tirani, diktaturë, sundim, monarki, mbretëri, perandori, sulltanat.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë