Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
VÉR/Ë,~AII f. 1. Pije alkoolike me ngjyrë nga e verdha deri tek e kuqe e murrme, me shije të lehtë të thartë e të athtë, që përftohet nga mushti i rrushit dhe nga disa fruta, si mollët, dardhët, nëpërmjet fermentimit; një sasi e kësaj pijeje sa nxë një gotë. Verë e ëmbël. Verë e kuqe (e bardhë). Verë e vjetër (e re). Industria e verës. Rrush për verë. Verë e gazuar. Verë e hapur verë fuçie që shitet me litra, jo në shishe të mbyllura. Gotë vere. Një gotë verë. Shishe me verë. Fabrika (kantina) e verës. Industria e verës. Rrush për verë. Pi verë. Pres verën holloj verën. Prodhon verë. U deh me verë.
2. Pije e tillë, që del nga tharbëtimi i disa pemëve dhe që ka një shije të veçantë. Verë molle.
3. vet. sh. ~ËRA, ~ËRAT Lloje të ndryshme të kësaj pijeje. Verëra mjekësore. Konkursi i verërave.
4. Pjesë e parë e emërtimeve të pathjeshta që shenjë lloje të ndryshme verërash. Verë e kuqe lloj vere me ngjyrë trëndafili të kuqe, që përftohet nga varietetet e kuqe të rrushit dhe që karakterizohet nga shija disi e athët. Verë liker lloj vere e kuqe, me shije të ëmbël, e cila pihet pas buke. Verë shampanjë lloj verë e bardhë shkumëzuese, me shije të ëmbël freskuese, e cila, sapo hapet shishja, shpërthen me krisma dhe me curril shkume me trysni. Verë desert lloj vere, që pihet duke shoqëruar ëmbëlsirat, që ka zakonisht përmbajtje të lartë sheqeri dhe alkooli etilik.
5. Një gotë, shishe etj. e mbushur me këtë pije. Piva një verë. Ma mbush një verë! Ma sill edhe një verë!
♦ I hedh *ujë verës (dikush). Nuk mban më *ujë vera (pilafi, orizi). Mban verë e pi ujë (dikush) është dorështrënguar, është koprrac; është i kamur, por nuk i gëzon të mirat që ka, jeton me shtrëngime; ka edhe nuk prish për të jetuar më mirë. Këtej të pi verën e andej të shan derën (dikush) shih ha bukën e përmbys kupën (dikush). Ta shet ujin për verë (për *raki) (dikush. *Vaj e verë e uthull bised. As verë e as uthull shih as mish e as peshk.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë