Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
BË/J vep., ~RA, ~RË 1. kal. Përgatit, prodhoj diçka, duke përpunuar një lëndë; ngre a ndërtoj diçka, duke përdorur sende të tjera, pjesë të ndryshme etj.; gatit diçka me punë, me duart e mia ose duke përdorur një vegël, një makinë a një mjet tjetër; kund. zhbëj. Bëj bukë (gjellë, një ëmbëlsirë). Bëj drekën (darkën). Bëj tjegulla (tulla). Bëj gëlqere (qymyr). Bëri raki (verë, birrë). Bën çimento (letër, sheqer). Bën pëlhurë (qilima). Bën këpucë. Bëj çorape. Bën folenë (zogu). Bëj mur. Bëri një qerre (një tryezë). Bëj një fyell. Bënë shtëpi. Bëj një zjarr. Qysh në fillim duhet t'i bënim disa gjëra dhe të zhbënim disa të tjera. Bëj atë që duhet, mos vështro se ç’thuhet. (fj. u.).
2. kal. Krijoj një vepër arti, një vepër shkencore etj.; hartoj, shkruaj, përpiloj. Bëj një vjershë (një këngë). Bëj një roman (një tregim, një dramë, një hartim, një letër, një raport). Bëj një fjalor (një studim). Bëj një vizatim (një pikturë, një karikaturë, një portret). Bëj një monument (një statujë). Bëj një film. Bëj programin. Bëj një plan.
3. kal. Merrem me diçka, kryej një punë a një veprim, veproj; zhvilloj një veprimtari të caktuar politike, ekonomike, kulturore, sportive etj.; zgjidh një çështje, plotësoj një detyrë; kryej; punoj, realizoj. Bëj punë. Bëj detyrën. Bëj rojë. Bëj mësim. Bëj gjimnastikë (stërvitje, ndeshje). Bëj operacion. Bëj kërkime (studime, eksperimente). Bënte tregti. Bënte kontrabandë. Bëri pazarin. Bëj një problem (një ushtrim). Bën xhiro (fin.) shet mallin a qarkullon paratë. Mirë e bëre. - Ç'po bën? S'bën asgjë. Bëj shumë për dikë. Bëj të pamundurën. Bëj çmos. Ka (mbetet) shumë për të bërë. - Ç'bën këtu? - S'ke ç'bën! - Ç'do të bësh nesër? Duhet bërë diçka. S'bën gjë pa pyetur. S'bën gjë tjetër veç... Ç'thotë, bën. - Mendohu mirë, pa bëje. Bën zakonin. Me të parë e me të bërë si të vijë puna, si të shohim kur t'i vijë koha, shohim njëherë e pastaj veprojmë. Me të thënë e me të bërë veproj menjëherë, pa u vonuar. Bëj atë që duhet, mos vështro se ç'thuhet (fj.u.).
4. kal. Hap një vrimë, një gropë etj., çel (duke gërmuar a duke mihur dheun etj.); çaj. Bëj një hendek (një kanal, një llogore, një transhe). Bënë themelet. Bëj gropa. Bënë një vrimë (një pus, një tunel). Bëj qilizmë. Bëj një vijë uji. Bëjnë rrugë. E bëj të ngushtë (të thellë).
5. kal. Organizoj e zhvilloj diçka; marr pjesë në një ngjarje, në një veprimtari a në një punë. Bëj dasmë (festë). Bënë mbledhje. Bëjnë gara. Bënë një kongres (një konferencë). Bënë grevë (demonstratë). Bëjnë komplote (intriga). Bën manovra. Bëri gjyq. Bëri luftë.
6. fig., kal. Ngre, kurdis, vë; i punoj diçka. I bëri pritë (pusi, një grackë). I bëri një lojë (një marifet, një rreng). I bëri hile. Ia bëri me të pabesë. Ia bëri me qëllim (enkas, kastile, për inat). - Mirë ia bëre! - Ta bën prapa krahëve.
7. kal. Lyej diçka me një lëndë; zë diçka me një lëndë; fëlliq, përlyej me diçka, ndot, ndyj. Bëj murin me gëlqere. Bëj këpucët me bojë. Bëj plasat me allçi (me baltë). Bëj bukën me gjalpë. Bëj plagën me jod. Bëj me ilaç. Bëri buzët me të kuq. Bëj me pudër. E bëri me njolla (me pluhur). Bëj mjekrën me shkumë sapuni. I bëri duart me blozë. Bëri flokët me këna. I bëri duart me gjak.
8. kal. Veproj mbi një njeri, mbi një kafshë a mbi një send, duke i lënë një shenjë, një gjurmë, një mbresë etj. I bëri një plagë (një xhungë). I bëj një shenjë në krah (në kurriz). I bëj një të çarë. Bën vijë. Bëj një vijë me laps. I bëj një kllapë drurit. Më bën përshtypje.
9. kal. Kryej një lëvizje; lëviz, zhvendosem në një drejtim, eci drejt një pike, ia mbaj nga... Bëj një lëvizje. Bëj prapa (përpara, djathtas, majtas, anash). Bëj mënjanë (më tutje). Bëj dy hapa. Bëj një rrotullim (një kërcim, një fluturim). Bëj tatëpjetë (nga dera, drejt shtëpisë). Treni bëri përpara. - Nga bëri? Bëj shenjë me dorë. Ia bëj me gisht (me kokë).
10. kal. I nënshtrohem një veprimi; kryej diçka që lidhet me mua, duke iu nënshtruar një veprimi a një procesi; veproj mbi dikë për diçka, ia nënshtroj dikë një veprimi; përpiqem të ndikoj mbi dikë. Bëj banjë (dush). Bëj gargarë. Bëj një fotografi. I bëj një fotografi. Bëj radioskopi. Bëj banja dielli. Bëj rreze (mjek.). I bëj masazh. I bënë tortura e torturuan. I bën lajka. I bëri kërcënime e kërcënoi. I bëj agjitacion. Bëj punë bindëse me njerëzit.
11. kal. I sjell dikujt një pasojë, i shkaktoj diçka; jam shkaktar për diçka, jam shkaku a burimi i një pasoje. I bëri një të mirë (një të keqe). I bëri të zezën. I bëri një padrejtësi. I bën dëm e dëmton. I bën dobi. Të bën kaps. Më bën mirë (keq). Bënë masakra (kërdinë). Bënë zhurmë (shamatë, rrëmujë). E bëri të lumtur. E bëri me inat (më qejf). E bëri me nerva e nevrikosi. E bëri me turp. - Ai ma bëri këtë! - Çfarë i bënë? - Ç'të bën kjo? S'të bën asgjë. - Çfarë po të bëj? - Më bëni ç'të doni! Bën masë (kontakt) (elektr.).
12. kal. E detyroj ose e nxit dikë të kryejë një punë a një veprim; jam shkaku që... (me një folje në mënyrën lidhore). E bëri të flasë (të thotë, të bërtasë, të heshtë, të qajë, të qeshë, të inatoset, të mërzitet). E bëj të mendohet (të besojë). E bëj të lexojë (të mësojë, të punojë, të vijë). E bën të rritet (të zhvillohet). E bëj të përparojë (të ecë, të ngrihet). E bëj të fluturojë. E bën të dërsijë.
13. bised., kal. Pajis me diçka, i jap a i sjell diçka, i siguroj që të ketë diçka, i gjej, i rregulloj. E bënë me shtëpi. E bëri me shkollë (me zanat). E bëri me orë (me biçikletë). I bëri një nuse.
14. kal. I jap dikujt një detyrë, një gradë a një titull, e emëroj, e caktoj në një punë; e quaj, e trajtoj, e paraqit ose e vlerësoj; e marr për... E bëj minator djalin. E bënë kryetar (drejtor, përgjegjës, brigadier). E bëj mik (shok). E bëj timin. E bëj si të shtëpisë. E bëri dhëndër (bir në shpirt). E bëri nënë. E bën veten të zgjuar. Të bën për budalla. E bëjnë të marrë. E bëri (për) qorr. E bënë për të vdekur e quajtën, e kujtuan për të vdekur.
15. kal. E kthej në një gjendje tjetër, e shndërroj; jap një cilësi, një veti a një pamje të caktuar, i jap cilësitë a tiparet e dikujt a të diçkaje tjetër; e paraqit diçka si dua unë a si mendoj unë, duke e ndryshuar. E bëj të butë (të fortë). E bëj të lehtë e lehtësoj. E bëj të bardhë (të zi, të verdhë). E bëj të gjatë e zgjat. E bëj të gjerë e zgjeroj. E bëj të shkurtër e shkurtoj. E bëj të madh e zmadhoj. E bëj të vogël e zvogëloj. E bëj të lëmuar (të rrumbullakët). E bëj pjellor. E bëj të shkathët. E bën qesharak. E bëj qumështin kos (djathë). E bën ujin akull. E bëj mishin qofte. I bëri paratë mall. I bëj qepët varg. I bëj flokët gërsheta. Ia bëri kokën tullë (rrikë) e qethi shumë shkurt. E bëj fillin lëmsh. E bëj zyrë. E bëj shtëpi banimi. E bëri koloni. E bënë rob. Ky kostum të bën të ri. E bëri zakon (ves). E bëri çështje (problem). E bëri mishmash. E bëri monopol e monopolizoi. E bëj flamur e kthej në një simbol. E bëri histori (legjendë) e mori nëpër gojë. E bëri rrëmujë (han, pazar). E bëri lesh e li e pështjelloi, e ngatërroi. E bëri shesh. E bëri gardh e ktheu në një pengesë. E bëri rrafsh (lëmë, lëndinë, bar) e shkatërroi krejt. E bëri thërrime (pluhur, përshesh). E bëri pulë (qengj) e zbuti, e urtësoi, e shtroi, e nënshtroi. Ia bëj të lehtë ia lehtësoj; ia paraqit të lehtë. Ia bëri të mbaruar ia paraqit si të mbaruar një punë. E bën buall diçka e fryn tepër. Ia bëri jetën pus (skëterrë, varr) ia bëri jetën shumë të rëndë, ia nxiu jetën. E bëri ditë e ndriçoi shumë. E bëri natë e errësoi shumë. Bëje ç'të duash!
16. jokal. Pjell, lind; vet. v. III jep prodhim, prodhon, lëshon, nxjerr. Ka bërë dy fëmijë. Bëri vajzë (djalë). Bëri binjakë. Djali ynë sorkadh shullëri, / Lum nëneja që e bëri! (folk.). Bëri viç (lopa). Bëri dy qengja (delja). Bën vezë (pula). Bën qumësht. Bën mjaltë. Bën grurë (ara). Bën farë (kokrra, gjethe, lule, rrënjë). Bën shumë (pak). Sivjet bënë mollët (ullinjtë, qershitë...) prodhuan shumë. S'bëjnë dardhat në shënëndre. (fj. u.).
17. kal., vet. v. III Nxjerr nga vetja, lëshon, jep; jashtëqit. Ullinjtë bëjnë vaj. Bën djersë (lëkura). Bën qelb (plaga). Më bëjnë lot sytë. Bën tym. Bën erë. Bën dritë (xixa, hije). Bën bajga. Bën ujët (nevojën).
18. edhe jokal., kryes. v. III Nxjerr një zë a një tingull, bën një zhurmë të caktuar. Bën mu (lopa). Bën ciu (zogu). Bën be (delja). Bën mjau (macja). Bën guga gugat. Bën çak (bam, plluq). Bëri hi-hi-hi. Bëri oh! Më bën veshi piu. Bën si gjel (si mace, si qen). Bëri çak pushka nuk shkrepi.
19. kal. Nxjerr me punë a me një mënyrë tjetër, siguroj; fitoj. Bëri para (pasuri). E bëjmë bukën vetë. E bëri misrin për gjithë vitin. I bënë drutë për dimër.
20. bised., kal. Shpreh me fjalë, them; përgjigjem. Bën amin (përçm.) pranon pa kundërshtuar, pajtohet me dikë e i shkon pas avazit.
21. bised., kal. I paraqit a i parashtroj dikujt një kërkesë, një lutje etj.; i dërgoj, i jap, i drejtoj. I bëj lutje (kërkesë). I bëj një ftesë. I bëj një urim. I bëj një pyetje. I bëj një letër (një telegram). I bëj një raport. I bëj të fala. Bëj thirrje. Bën urdhër i jep urdhër dikujt.
22. bised., kal. Përgatit duke peshuar a duke i ndarë dhe ia jap dikujt; ndaj. I bëj dy kile mollë (patate, djathë). I bëj dy metra basmë (stof). I bëj pjesë dikujt i ndaj më vete e i jap pjesën që i takon. I bëj një akullore (një konjak, një ëmbëlsirë). E bëri më dysh (më katërsh, në pesë copa).
23. edhe jokal. Jam i zoti ose i aftë të kryej një punë, kam mundësi të kryej një detyrë a të zhvilloj një veprimtari; ia dal mbanë, ia arrij, jam në gjendje të përballoj diçka. E bëj këtë punë. Bën çdo gjë. Nuk e bëri dot. E bëj vetë (me forcat e mia). E bëri mirë e shpejt. Bëj edhe pa të. Bëj edhe pa ngrënë. S'bën njëri pa tjetrin. S'bën dot pa syze. - Ti qofsh si bën!
24. zakon. me moh., jokal. Është në gjendje të punojë, të veprojë a të lëvizë, punon (për organe të trupit të njeriut); kam fuqi, vullnet a dëshirë të kryej një veprim (edhe fig.). S'më bëjnë sytë. S'i bën koka.
25. kal. Përshkoj një rrugë a një vend, kaloj një hapësirë; udhëtoj me një mjet; kryej një punë a një lëvizje (në një masë ose në një numër të caktuar). Bëj një rrugë. Bëj gjysmën e rrugës. E bëj më këmbë (me tren, me biçikletë). Bën pesëdhjetë kilometra në orë. Bën dyqind rrotullime në minutë. Bën katër rrugë në ditë. Bëjnë udhë lopët, shkon edhe ai. (fj. u.).
26. kal. Kaloj një kohë (disa ditë, disa muaj etj.); mbush a plotësoj një kohë; kaloj. Bëj pushimet në plazh. Bëj lejen. Bëri dyzet vjet. Po bën motin. Bëra dy orë që kam ardhur. Bëri ca kohë. Bëri dy muaj në fshat. Bëj dy orë mësim. Bëj një jetë të rregullt. S'e ka bërë muajin. - Bëfshi natën e mirë! (ur.).
27. bised., kal. Kryej një detyrë a një punë në një kohë të caktuar; e përfundoj një punë; ndjek, vijoj; mësoj. Ka bërë shkollë. Studimet i ka bërë në Universitetin e Tiranës. Bëj klasën e parë (vitin e fundit). Bëra një kurs kualifikimi. Bëj praktikën (stazhin). Bëj ushtrinë. Bëri kurbetin. Bëj gjuhë (gjeografi, letërsi...).
28. kal. Formoj diçka me një tjetër a me të tjerë, krijoj një të tërë; vet. v. III përbën a jep një të tërë; del si përfundim, është baras. Bën një të tërë. Bënë një shoqëri. Bëjnë shumicën. Bën rrokje. Njëqind centimetra bëjnë një metër. Njëqind kilogramë bëjnë një kuintal. Shtatë ngjyrat kryesore bëjnë ylberin. Dy dhe dy bëjnë katër.
29. kal., vet. v. III Merr një trajtë tjetër, formon duke u ndryshuar. Bën kthesë (rruga). Bën bërryl (lumi). Bën hark (muri). Bën lak. Bën dredha. Bën rrudha (pala). Bën xhep. E bën numrin shumës (gjininë femërore...). (gjuh.).
30. kal. Merrem vesh a lidhem me dikë për të kryer një punë, lidh; vendos së bashku me dikë për të bërë diçka, vendos. Bënë marrëveshje. Bëri kontratë. Bëri paqe. Bëj miqësi (krushqi). S'bëj pazarllëk. E kemi bërë të nisemi nesër. E bënë me besa-besë lidhën besë. Bëri benë.
31. edhe jokal. Sillem a veproj në një mënyrë të caktuar. Bëj si më thotë zemra. Bëj si më urdhërojnë. Bëj si të duash. Bën me kokën e tij (sipas kokës). E bëri me (pa) dashje. - Si t'ia bëjmë? Bën si në shtëpinë e vet. Bën si fëmijë (si i marrë). Bëj si mik. - Mirë e bëre! Bën mirë të vish. S'bëri keq që erdhi. - Ç'të bësh! S'ke bërë mirë. - Bëj si të bësh! S'di ç'bën. Nuk bën ashtu! nuk është mirë të sillesh ashtu! Bën sikur...shtiret, vepron sikur... - Ç'do të bësh me djalin? - Ç'do t'i bësh djalit? si do të veprosh me djalin? - Ç'do të bësh me syzet? - Ç'do t'i bësh syzet? si do të veprosh me syzet? - Si t'ia bëj hallit?
32. fig., kal. Kryej një veprim që zakonisht lidhet me karakterin, me sjelljen, me qëndrimin e me botëkuptimin e njeriut etj. Bëri trimëri (heroizëm). Bëj sakrifica. Bën mrekulli. Bëri marrëzi. Bëri faj (krim). Bënte turpe. Bëri një budallallëk (një proçkë). Bëri një dredhi. Bënte palaçollëqe. Bëj shaka. Bënte aventura. S'bën lëshime (hatëre, dallavere, hile). Bënë të nëntëdhjetenëntat bënë të gjitha të këqijat. Bën numra (bised.).
33. kal. Më përgatit diçka dikush e ma jep; porosit dikush diçka për mua; kryen një punë për mua, më mbaron një punë. Bëj një palë rroba (një kostum, një pallto) te rrobaqepësi. Bëj një palë këpucë (te këpucari). Bëri flokët u dha formë flokëve te floktari (për gratë).
34. bised., jokal., vet. v. III Kushton, vlen; hyn në punë për diçka, përdoret për diçka; është i përshtatshëm a i vlefshëm. - Sa bën? - Sa para bën? Bënte shtrenjtë (lirë). Bën njëqind lekë. S'bën asgjë. Nuk bën për zyrë. S'bën për të fjetur. Nuk bën për pantallona ky stof. Ky miell bën për petë. S'bënte ai për atë vajzë.
35. jokal., vet. v. III Është mirë, është e lejueshme, lejohet. - A bën të hyj? - A bën ta di? - S'bën kështu! Bën, s'bën... - S'bën ta thuash! - Pse s'bën?
36. jokal., vet. v. III Më nxë, më vjen sipas masës (për rrobat, këpucët etj.). Më bëjnë këpucët (rrobat). S'më bën kapela. S'më bën unaza. S'i bën çelësi kësaj brave. S'i bën kapaku. S'i bën tapa. Ky xham s'i bën.
37. vet.v. III Ka, është (për kohën, për kushtet atmosferike ose të mjedisit); mban një mot i caktuar. Bën ftohtë (nxehtë, vapë). Bën ngricë (acar, ciknë). Bën të ftohtë i madh. Bën butë. Bën thatësirë (lagështi, mjegull, ufëm). Bën erë (furtunë). Bën kohë e mirë (e keqe). Bën diell. Ka bërë dimër. Bën det ka shumë dallgë, ka shtrëngatë në det.
38. kal. Përdoret së bashku me emra (kryesisht prejfoljorë) ose me fjalë të tjera dhe formon togje të qëndrueshme që kanë në përgjithësi kuptimin e foljeve me të cilat lidhen pjesët e dyta të këtyre togjeve. Bëj barazim barazoj. Bënë bastisje bastisën. Bëj be betohem. Bëj çudi çuditem. Bën dashuri dashuron; dashurohet. Bëri deklaratë deklaroi. Bën dritë ndriçon. Bëj durim duroj. Bëj klasifikimin klasifikoj. Bëj krahasimin krahasoj. Bëj krasitje krasit. Bëj kursim kursej. Bëj lajmërimin lajmëroj. Bëj lidhje lidh. Bëj llogari llogarit. Bëj marshim marshoj. Bëj matje mat. Bëj ndreqje ndreq. Bëj ndryshime ndryshoj. Bëj not notoj. Bëj paralajmërim paralajmëroj. Bëj përpjekje përpiqem. Bëj plaçkë plaçkit. Bëj plehërimin plehëroj. Bëj një premtim premtoj. Bëj pritje pres. Bëj qitje qit. Bëj shëtitje shëtit. Bëj shitje shes. Bëj shkelje shkel. Bëj ujitjen ujit. Bëj vëzhgime vëzhgoj. Bëj vrojtim vrojtoj. I bën dredha i dredhon. I bënë gjyqin e gjykuan. I bëj nder e nderoj. Ia bëj ngarkim ia ngarkoj. I bëj qëndresë i qëndroj. I bëj stivë i stivoj. I bëj shërbim i shërbej. Bëj përpara përparoj. Bëj pastrimin pastroj. Bëj bashkë (tok) bashkoj. Bëj gati gatit. Bëj palë palos. Bëj rrafsh rrafshoj. Bëj shesh sheshoj. E bëj të njohur (të ditur) njoftoj.
39. Përdoret si folje gjysmëndihmëse së bashku me një folje tjetër, me kuptimet “nis, zë, filloj, marr të...; përpiqem, matem”. Bëj të ngrihem. Bëj të dal. Bëj të flas. Bëj të marr. Bëj ta kap (ta zë).
✱Sin.: arrij, caktoj, çaj, çel, dal, detyroj, dërgoj, drejtoj, emëroj, fëlliq, filloj, fitoj, formon, gatit, gjej, hartoj, heq, jep, jashtëqit, ka, kaloj, krijoj, kryej, kthej, kurdis, kushton, lejohet, lëshon, lëviz, lidh, lind, lyej, marr, matem, mban, mbaroj, mbush, merrem, mësoj, ndaj, ndërtoj, ndjek, ndot, ndyj, ngre, nis, nxë, nxit, nxjerr, organizoj, pajis, paraqit, parashtroj, përdoret, përfundoj, përgatit, përgjigjem, përlyej, përpiloj, përpiqem, përshkoj, pjell, plotësoj, pranohet, prodhon, punoj, qep, qit, quaj, realizoj, rregulloj, siguroj, sillem, sjell, shitet, shkakton, shkon, shkruaj, shndërroj, shpik, trajtoj, them, udhëtoj, vendos, veproj, vete, vë, vij, vijoj, vlen, vlerësoj, zë, zgjidh, ziej, zhvendosem, zhvilloj.
♦ *Aq më bën! E bëri *akull (dikush). E bëj *alarm (diçka) libr. I bëj *autopsinë (dikujt a diçkaje) libr. Bën *baltë (dikush) tall. S’të bën *baltë (diçka). I bëj *ballë (dikujt a diçkaje). Bëri (dha) *ballë (dikush). Ia bëri *bam (dikush). Nuk ia bën *të bardhë (dikujt). Bën *bark. E bëri *barut (diçka). E bëri (e nxori) *batall (dikë). E bëri (e vuri) *batbat (dikë). Bëj *be. Ia kam bërë *benë (dikujt). Bën *beh (dikush a diçka). E bëj *beh (për diçka). Ia bëj *behun (diçkaje). S’ia bëj *beh (dikujt). Ia bëri *bela (dikujt). Bëj si bëj ia dal mbanë në një farë mënyre, përpiqem dhe arrij diçka me ato mjete a mundësi që kam, ia dal disi; vij rrotull. Bën ç’bën (dhe...) (dikush). 1. Përpiqet sa përpiqet dhe...; merret me diçka sa merret dhe...; vendos më në fund, vepron. 2. Përsërit një veprim herë pas here, një më dy dhe...; sillet nga sillet. Bëj si të bësh rregullohu vetë a bëj sipas kushteve e mundësive që ke, përpiqu t’ia dalësh në krye a ta përballosh diçka si të mundesh. Bërë e pa bërë si të jenë, ashtu siç janë, edhe nëse nuk janë bërë. E bëri *bërllok (dikë a diçka). E bëj *bërnut (diçka). E bëri *bërsi (dikë a diçka). I bën *biografinë (dikujt) keq. Bën *bisht (dikush). I bën *bisht (dikujt a diçkaje). Ia bëri *bletë (dikujt). Ia bëri *bof (dikush). Ta bën *borxh (dikush). E bëj *borzilok krahin. E bëri *brashnjë (dikë) krahin. E bëri (i shpëtoi) në *brekë (dikush) përb. vulg. Bëri *bujë (diçka). E bëri *bujë (diçka). Bëj *bukën. I bëj *buzë (diçkaje). E bëri *byk (diçka a dikë). I bën *cepa (dikujt). E bëri *copë (dikë a diçka). Nuk e ka bërë *çak (dikush). S’bëj *çap (për diçka). Bëj *çare vjet. E bëri *çeçe (dikë a diçka). E bëri *çeço (dikë). E bëri *çerekë (dikë a diçka). Ka shkuar për të bërë *çerepë (dikush) mospër. E bëri (e qiti) *çirak (dikë) vjet. Bëj *çmos. E bëri *çorap (diku a diçka). E bëri çorbë (diçka). Bëj *çudi. E bëj *dalje (diçka) shaka. Bëj *dasmë. E bëri *daulle (dikë) përçm. E bëj *def (dikë). I bëj *derman (dikujt a diçkaje). Bëri *detin (për dikë). E bën (e çon, e hedh) *dëm (diçka a dikë). E bëri ditë (diku). S’i ka bërë *ditët (dikush), edhe mospërf. I bën *djepin (dikujt). S’më bën *dora. S’më bëjnë *duart (për diçka). Ia bëj me *dorë (dikujt a diçkaje) iron. Bën *dredha (dikush). I bën *dredha (dikujt a diçkaje). Bën *dritë (dikush). E bëj *dritë (diçka). Bëj *durim. E bëri për *dyshek (dikë). E bëri *dhallë (diçka). Bëri *emër (dikush). Bëri *epokë (dikush a diçka) libr. Bën *ferk (dikush). E bëri *feta (dikë a diçka). E bëri *fërtele (dikë a diçka). Bën *figurë (dikush) libr. Na bëri *finjë (dikush) keq. Bëj *fjalë (për dikë a për diçka). I bëj (i çoj) *fjalë (dikujt). E bëri me *fjalë (dikë). E bëj me *fjalë (me dikë). S’bën *fjalë (dikush). S’e bëj për *fjalë (diçka). E bëj *fli (dikë a diçka). Bën (ngre, gjen, zë) *fole (diçka). Ia bëri *fora (dikush). E ka bërë *fshesë (dikë) mospërf. E bëri *fugë (diçka). Bëri *furtunë (dikush). E bëri *fushë (dikë). E bëri *fyt (diçka). E bëri *gajde (dikë). Bëj *gallatë (me dikë). S’bën *gëk (as gëk, as mëk) (dikush). E bëri *gërshet (diçka). I bëri *glasën (diçkaje). Ia bëri *gogël (dikujt). Ma bëri *gogol (dikë a diçka). S’më bën (s’më vete) *goja. Të bëfsha (të hapsha) *gropën! mallk. Ia bëri (i hapi) *gropën (dikujt). Bëri *gurgulenë (dikush) bised. Bëri *gjak (dikush). E bëri *gjak (diçka). S’e bëri *të gjatë (dikush). S’ia bëri *të gjatë (dikujt). S’e bëri *gjatë (dikush). Si bëri e gjeti (dikush) e pësoi, vetë e kish fajin. *Gjen pa bën (dikush) keq. Bëri *gjëmën (dikush). Të bëfsha *gjëmën! mallk. Të bën *gjëmën (dikush). Nuk më bëjnë (nuk më punojnë) *gjunjët. Bën *gjumë (dikush). Bëj *gjyq (me dikë). S’bën *hair (dikush). E bëri *hak (dikush). Bëj *hall. Ia bëri *hallall (dikujt) bised. Të bëfsha (të ndafsha, të ngrënça) *hallvën! Ia bëri *haram (dikujt) vjet. Bëri *hatanë (dikush). I bëj *hatrin (dikujt). E bëri *hi (e pluhur) (diçka). I bëj *hije (dikujt). Nuk i bën *hije (askujt). Mos na bëj *hije! shak. Ia bëri me *hile (dikujt). E bëri *hirrë (diçka). Ia bëri *hyrje (dikujt) shaka. bised. Ia bëj *hyzmetin (diçkaje). E bëri për *ibret (dikë). I bën *iso (i mban ison) (dikujt) keq. I bëj *jehonë (diçkaje). Bëj *jetë. E bëri *kacek (dikë). E bëri *kalldrëm (diku) përçm. Ia bëri *kalldrëm (dikujt) thjesht. *Kam të bëj (me dikë). S’më bëjnë *këllqet. Bën *këmbë (dikush). Ka bërë *këmbë (diçka) iron. Nuk më bëjnë *këmbët. Bëri *kiametin (dikush). Ia bëri *koka (dikujt). I ka bërë *kokën (kryet) (dikujt). Bëj *konak (te dikush a diku) vjet. E bëri (e la) *kopan (dikë) bised. Bëri *krah (diçka) iron. E bëj me *krahë (dikë). S’kam bërë *krushqi (me dikë). I ka bërë kryet (*kokën) (dikujt). Bëri *kthesë (dikush) libr. E bëj *kurban (dikë a diçka). I bën (i jep) *lak (dikujt a diçkaje). E bëri *lakër (diçka a dikë). E bëri *lakror (dikë a diçka). Bën *laradashë (dikush). Bën (shkon) *lart (dikush a diçka). E bëri *leckë (rreckë) (dikë). E bëri *legen (dikë). E bëri *legjendë (diçka) libr. E bëri për *lemzë (dikë). E bëri *lepur (dikë). E bëri *lerë (dikë a diçka). E bëri për *lesë (dikë). E bëri *lesh (diku a diçka). E bëri *lëkurë (për në lëkurë) (dikë) bised. E bën *lëmë (dikush). E bëri *lëmë (diçka a diku). Ia bën *lëmë (dikujt). E bëri *lëmsh (diçka). E bëri *lëndinë (diçka). E bëri *lëvere (dikë). E bëri *lëvozhgë (dikë). Bën *ligjin (dikush) keq. E bëri litar (*tërkuzë) (diçka). E bën *livadh (diçka). Bën *lodra (dikush). Bën *lojë (me dikë). Bën (luan) *lojën (e dikujt). E bëri *lolo (dikë). E bëri *lule (dikë). Bëri *llafe (me dikë). E bënë me *llaf. E bëri *lloç (diçka a dikë). E bëri *llum (diçka a dikë). E bëri *të madhe (bëri të madhen) (dikush). I ka bërë *magji (dikujt). Bën *majë (diçka). Ia bëj me *majë (dikujt). E bëri (e zuri) *mat (dikë) libr. Bëj *mend. E bëj me *mend (për diçka). U bëfsh një *mëhallë! ur. Bën *mu (diçka). I bëj *naftën (diçkaje) vulg. Bën *namin (dikush). Bën *naze (dikush). I bën *naze (diçkaje). I bëj *nder (dikujt). S’e bën (më) *nëna (dikë). Si e ka bërë (e ka lindur) *nëna. E bëri *nuse (dikë). Bën *njërën (dikush). S’e bëj për *osh (dikë). E bëri *paçavure (dikë a diçka). Ma bëri *pajë (dikë a diçka). E bëri *palaço (dikë). E bëri *palë (dikë a diçka). Bëj *pallë. E bëri *pambuk (dikë). Ia bëri *paq (dikujt). Sa *para bën! E bëj *pasqyrë (diçka). E bëj *pastërma (diçka) tall. E bëri *patështinë krahin. (dikë a diçka). Bëj *pazar (me dikë). Ia bëri *pe (dikujt). E bëri *pelte. Më bëri *pellg (dikush a diçka). S’të bën për *pesë (dikush). E bëri *pestil (dikë). E bëri *peshk (dikë) bised. Ma bëri (ma la) *peshqesh (dikë a diçka). E bëri *petë (dikë a diçka). Ka bërë (ka çarë) *përpara (dikush). Bën (shkon) *përpjetë (dikush). S’të bën *përse (dikush). S’ia bën dot *përsipër (diçka). E bëri *përshesh (diçka). E bën *përrallë (diçka). Bëj *pjesë. E bëri *pleh (dikë). Shkoi për të bërë *ponica (dikush) iron. Bën (shkon) *poshtë (dikush a diçka). Ka bërë *prapa (dikush). E bëj *problem (diçka) libr. S’bën *prokopi (dikush). Ia bëri *puc (dikujt) krahin. Bëj *qejf. I bën *qejfin (dikujt). E bën *qorr (dikë) keq. Më bëri *qull (dikush a diçka). I bëj *radhë (dikujt). Sa për të bërë *radhën. E bëri *retra (diçka a dikë). E bëri *rezil (dikë) bised. I ka bërë *rradaken (dikujt). bised. E bëri rreckë (*leckë) (dikë). Ia bëj *rrethin (dikujt a diçkaje). E bëj *rreze (diçka). Bën *rrugë (udhë) (diçka). Ia bëri pa *rrugë (dikujt). Bën (mban) *sehir (dikush) keq. Ia bëri *skëterrë (jetën) (dikujt). Më bëjnë *sytë. Ma bën me *sy. E bëj me *shëndet (diçka). E bëri *shi (diçka). I bëj *shurrën (diçkaje) përçm. vulg. Bëj *timen (diçka). Bën udhë (*rrugë) (diçka). E bëri *rrugë (udhë) (dikush). E bëri *sallatë (diçka a dikë). I bëj (i jap) *strehë (dikujt). E bëri *sukull (dikë) krahin. Bëri *shamatë (për diçka) vjet. E bëri për *shkalc (dikë). *Shohim e bëjmë. E bëri *shoshë (diçka). E bëri *shportë (diçka). I bën *shteg (dikujt a diçkaje). Ia bëri *shtëllungë (dikujt). Ia bëri *tetën (dikujt) keq. vulg. E bëri *tërkuzë (litar) (diçka). Bëj *toka (me dikë). Bëri *tufan (dikush). E bëri *tul (dikë) tall. Nuk bën *tutje (dikush). E bëri *tym (diçka). Bëj *theror (dikë a diçka). E bëri *thëngjill (diçka). Bën udhë (*rrugë) (diçka). I bëj (i lëshoj, i hap) *udhë (rrugë) (dikujt). E bëri udhë (*rrugë) (dikush). Bëj *udhë. Më bëri *ujë (dikush a diçka). E bëj *ujë (diçka). E bëri *usta (dikë). Bëj *vaj (për dikë a për diçka). Bën *vaki vjet. Më bën *vapë (dikush) shpërf. Ia bëri *vapën (dikujt). Ia bëri (i hapi) *varrin (dikujt). Të bëfsha *varrin! mallk. E ka bërë *vazhdë (diçka). E bëri për *vdekje (dikë). E bëri (e la) *të vdekur (dikë). Bëri *vend (diçka). Ia bëj *verë (diçka). Më bëjnë (më gënjejnë) *veshët. S’e bëj *veten. Më bëri për *vete (dikush). Sikur e ka bërë *vetë (një fëmijë). Ia bëri *vëng (dikujt). E bëri për *vig (dikë). E ka bërë *vijë (diçka). Më bëri *vrer (dikush a diçka). Bën *xixë (dikush). E bëj *xixë (diçka). Më bëri *xurxull (dikush a diçka). E bëj *xham (diçka). E bëri *zap (dikë a diçka). Bëj *zemër. S’më bën *zemra (për diçka). I bëj *zë (dikujt). S’bën *zë (dikush). S’e bëj për *zë (diçka). E bëri *zhele (diçka a dikë). Bën *zhibla (dikush). E bëri *zhubël (dikë). Bëri *zhurmë (dikush a diçka).
CËR-CË́R (CËRR- CËRR) onom. 1. Përdoret për të imituar zhurmën e rrjedhës së ujit, kërcitjen e yndyrës në tigan, zërin e disa kandrave fluturuese, zilen e telefonit etj. Bënin cërr-cërr e hidheshin nga një pemë te tjetra (cinxërat). Cërr-cërr ia bën tigani. Uji vinte cërr-cërr dhe bucela donte kohë të mbushej. Cërr-cërr binin celularët. Dëgjonte tiganin që bënte cër-cër-cër.
2. si em. Zile telefoni. - Më bëj një cërr-cërr! Shqiptarët nga cërr-cërri u kthyen në qytetarë që flisnin me orë të tëra.
3. si fol. Bie a i bie ziles së telefonit, telefonoj. Në këtë kohë “cërr” telefoni. Marrin telefonin dhe cërr-cërr policisë.
4. si fol. fig. Shqetësoj, bezdis. Kam një të flamosur reumatizëm, që ja, këtu, më ther, cërr-cërr tërë natën. - Derman s’gjej! Cërr-cërr dhe gjumë hiç.
DERMÁN,~I m. sh. ~E, ~ET bised. Mjet shërimi a shpëtimi; shërim a shpëtim. Pa derman medoemos, patjetër. Gjeti derman me atë ilaç. I gjalli e ka dermanin. (fj. u.). I biri i botës - dermani i kokës. (fj. u.).
2. fig. Rrugë zgjidhjeje. Po të mos bësh derman, s’gjen derman. (fj. u.). Mos të hedhtë i ligu në kthetra, se s’të jep derman. (fj. u.). Ke zanat, ke derman. (fj. u.).
♦ I bëj derman (dikujt a diçkaje). 1. E shëroj a e shpëtoj nga diçka e keqe. 2. I gjej një rrugë zgjidhjeje. Gjej derman qetësohem, bie në qetësi a në rehati, nuk më bie më njeri në qafë; gjej një zgjidhje për diçka që më shqetëson e jam i qetë; e gjej mjetin a mënyrën kundër një sëmundjeje, shërohem dhe jam mirë. S’ka derman. 1. (diçka). Nuk ka rrugëzgjidhje, nuk i gjendet mjeti a mënyra e zgjidhjes; s’ke ç’i bën. 2. (dikush). Nuk është i qetë, nuk gjen qetësi. 3. Nuk ka shërim; nuk ka shpëtim; do të vdesë patjetër (dikush). Kërkon derman tek i mbyturi (dikush) shih kapet (mbahet) pas fijes së perit (së flokut, së kashtës) (dikush).
GJE/J vep., ~TA, ~TUR kal. 1. E zbuloj atë që ka humbur a që është zhdukur, që është fshehur a që është mbuluar; kund. humb, humbas. E gjeti librin. E gjeti poshtë krevatit. E kërkova, po s'e gjeta. Gjej rrugën nëpër errësirë.
2. E ndesh rastësisht dikë a diçka; has në diçka zakonisht të papritur; shtie në dorë rastësisht; vë re atë që po e kërkoja. Gjeti një kuletë. Gjej emrin në listë. Nuk i kam gjetur në rrugë i kam siguruar me punë e me mundim. Gjeta përkrahje. Gjen gabimet e shtypit. Nuk gjej fjalë ta shpreh.
3. Arrij të kem atë që më duhet a që më duket më i përshtatshëm. Gjeta punë. Kanë gjetur shoku-shokun. Gjeti një grua të mirë. Gjeti ngjyrën që i pëlqen. Gjej njëherë bari, pastaj shko e bli dhi! (fj. u.) Kush kërkon, gjen (fj. u.).
4. Arrij të shfrytëzoj një pjesë të kohës a të mundësive që kam për të bërë diçka tjetër. Nuk gjeti kohën e duhur. S'gjen dot një minutë edhe për këtë? E gjeti rastin.
5. Përcaktoj diçka, zgjidh ose i bie në të pasi e mendoj. Gjej zgjidhjen (përfundimin). Gjej pjesët e një fjale. Gjej rrënjën katrore të një numri. Gjej një gjëegjëzë. Gjeje sa janë (sa bëjnë)! Gjeje kush ma ka thënë!
6. E zbuloj diçka pas kërkimesh e studimesh të veçanta; bëj një zbulim; shpik; zbuloj mënyrën a mjetin për të bërë diçka (edhe në njësi frazeologjike). Gjetën naftë (mineral). Gjej një gjëegjëzë. Ia gjeti anën (shtegun) (fig.). Gjej të vërtetën. Ia gjeti ilaçin (fig.) Ia gjeti verigën (rrëfanën) (diçkaje). Ia gjeti vidhat (telat) (dikujt).
7. E zë diku ose e takoj në një gjendje të caktuar; e kap diku; e kap. E gjeta shëndoshë e mirë në shtëpi. E gjeti në gjumë (edhe fig.). I gjeti librat rrëmujë. Mirë ju gjetsha! përshëndetje kur largohemi nga një vend, në të cilin do të kthehemi përsëri. Mirë se ju gjejmë! përshëndetje kur vijmë a hyjmë diku.
8. Më vjen a më ndodh një e keqe, pësoj (edhe në njësi frazeologjike). E gjeti belaja. Gjeta belanë (me dikë a me diçka). Ç’e gjeti të shkretin! I gjeti mushka drutë (fig.). E gjeti si breshka te nallbani.
9. Vlerësoj, e quaj. E gjetën të arsyeshme. E gjeti të udhës (iron.) nuk qëlloi në atë që duhet, që është më i përshtatshëm ose më i mirë. Gjete çfarë të na thuash! Gjete kujt t’ia japësh!
10. E kam si veti a si aftësi dhe e shfaq kur duhet. Gjen guxim. Ku e gjen ai këtë të drejtë?!
11. E kërkoj si përligjje për diçka të padrejtë a të parregullt; kërkoj a pres rastin për t’i bërë dikujt një të keqe a për t’i zbuluar anën e dobët. Gjen shkak. I gjeti pikën e dobët.
12. Ndiej, përjetoj diçka; bie në një gjendje të caktuar; dëshiroj shumë; më pëlqen. Gjej kënaqësi. Ku ta gjej të vij edhe unë.
13. I shkoj pas mendjes a pas shijes dikujt; merrem vesh me dikë (edhe në njësi frazeologjike). E gjeti fjalën (me dikë). Ia gjeti zemrën. I kanë gjetur telat bashkë. Kanë gjetur gjuhë të përbashkët. Gjeti mendja mendjen. Ka gjetur rasa vegshin (keq.). Ka gjetur tenxherja kapakun (keq.). Gjejmë një emërues të përbashkët i sheshojmë, i rrafshojmë gjërat; biem në një mendim. Ia gjej fillin diçkaje ia gjej shkakun, burimin diçkaje.
13. etnogr. I drejtohem dikujt për të ngritur një dolli, duke thënë një urim. Të kam gjetur me dy shëndete! Ti që më ke gjetur mua, të gjettë e mira!
14. vet. v. III Përdoret me emra prejfoljorë dhe së bashku shprehin kuptimin e një veprimi. Gjen zbatim zbatohet. Gjen shpëtim shpëton. Gjen përhapje përhapet. Gjen përkrahje përkrahet. Gjen vdekjen vdes. Gjen mishërim mishërohet. Gjen strehim strehohet. Gjen pëlqim pëlqehet.
✱Sin.: zbuloj, ndesh, has, pikas, siguroj, rregulloj, përcaktoj, sajoj, zë, shoh, quaj, kam, nxjerr, pres.
♦ Si bëri* e gjeti (dikush). Ka gjetur Amerikën (dikush) iron. ka rënë në një gjendje shumë të mirë ekonomike, është në bollëk e s’ka më halle. Ia gjej *anën (diçkaje). S’ia gjej (dot) *anën (diçkaje). Ia gjeti barin (ilaçin) (diçkaje). Gjeta *belanë. Më gjeti (më polli, më ndezi) *belaja (me dikë). Gjen pa bën (dikush) keq. shih gjen shesh e bën përshesh (dikush). Ia gjej burgjitë (*vidhat). Ia gjej *burmat (dikujt). Ia gjeti *cekën (dikujt). Ia gjeti *çaren (diçkaje) vjet. Gjej një *të çarë. Ia gjeta *çelën (diçkaje). Ia gjej çelësin (dikujt a diçkaje). Ia gjeti *damarin (dikujt). Gjeti *dengu dengun keq. Gjej *derman. Ia gjeti *ditën (dikujt). S’e gjen në të gjithë *dheun (dikë a diçka). Ia gjej *fillin (diçkaje). S’ia gjej (dot) *fillin (diçkaje). E gjej *fjalën (me dikë). Gjen (bën, ngre, zë) *fole (diçka). I gjej (i nxjerr) *fundin (diçkaje). E gjeti *gremçin (për diçka). I gjej *gjurmët (dikujt a diçkaje). Gjeti *hazinenë (dikush). Ia gjeti ilaçin (*barin) (diçkaje). Nuk gjen as për *ilaç (diçka). Gjeti (zuri) *karar (dikush a diçka). S’i gjehet *karari (dikujt a diçkaje). Nuk ia gjen (dot) *këmbët (dikujt). Ç’*kërkoi e gjeti (dikush). Ia gjeti *kleçkën (dikujt). Ia gjeti *melhemin (diçkaje) vjet. E gjen *mendjen (dikush). Gjeti *mendja mendjen. Ma gjeti *midenë (dikush a diçka). Të gjettë *e mira! ur. E gjetsh nga mos e pandehsh! mallk. e pësofsh keq dhe nga nuk e pret!, të gjettë e keqja pa e ditur e papritur! I gjetën *pipëzat (pipat) (njëri me tjetrin). E gjej me *qiri (dikë a diçka). Ka gjetur ndonjë *qyp (dikush) tall. Ia gjej *rrëfanën (diçkaje). I gjej *rrënjët (diçkaje). E gjen *rrugën (udhën) (dikush). Si e gjete *rrugën? shaka. Gjeti *sebep (dikush) keq. Gjen *strehë (dikush a diçka). Ia gjeti *shtegun (dikujt a diçkaje). Ia gjen *shtegun (diçkaje). M’i gjeti (m’i preku) *telat (dikush). I gjetën *telat (me njëri-tjetrin). E gjej (e shoh, e quaj) *të udhës (diçka). Gjeti *ustanë (dikush). Ia gjeti *vaun (dikujt). Ia gjej *veglën (diçkaje a dikujt). Ia gjej *vjegën (verigën) (diçkaje). Gjen *vend. E gjeti *vendin (dikush) mospërf. Ia gjeti *vendin (diçkaje). E gjej me *vend (diçka). Gjen *verigë (për diçka). Ia gjeti verigën (*vjegën). E gjej *veten Ia gjej *vidhat (burgjitë) (dikujt a diçkaje). I gjeti një *yçkël (dikujt). Ma gjeti *zemrën (dikuh). E gjeti *të zotin (puna).
KAM vep., PÁTA, PÁSUR 1. kal. Zotëroj një pronë, një pasuri etj.; jam pronar i diçkaje; është imja, më përket mua. Kam shumë para (prona). Kam dy shtëpi (një apartament, një makinë). Kam shumë botime (libra). Kam sa për vete (sa për të jetuar). Më mirë të dish sesa të kesh (fj. u.).
2. kal. Jam në lidhje të caktuara gjaku a farefisnie me dikë; jam në lidhje familjare me dikë. E kam baba (nënë, grua, burrë, krushk, kushëri, kunat). Kam dy fëmijë (dy vëllezër, dy kunata).
3. kal. Jam me dikë në lidhje a në marrëdhënie të afërta a miqësore, shoqërore, profesionale etj. E kam shok (mik, armik). E kam pasur drejtor (shef, koleg, partner, mësues, trajner, student). Kam shoqëri (miqësi, muhabet) me dikë. E kam kujdestar (nën kujdestari). Kemi marrëdhënie (lidhje) të mira (të ngushta). Kanë mosmarrëveshje (kontradikta) ndërmjet tyre.
4. edhe fig., kal. Zotëroj një veti a cilësi të caktuar, gëzoj një të drejtë etj. që s’e kanë të tjerët; ndiej diçka, provoj një ndjenjë në veten time; ndodhem a bie për disa kohë në një gjendje të caktuar emocionale, shpirtërore etj. Ka shpirt (zemër, shëndet) të mirë. Ka talent (aftësi, zotësi, prirje, vullnet, iniciativë). Ka fuqi (forcë). Ka kulturë (përvojë). Kemi prova (dëshmi) të reja. Kemi të drejta (por edhe detyra). Ka zakonet (huqet) e veta. Ka merita (të meta, gabime, përgjegjësi, autoritet, pushtet). Ka durim duron. Ka fat është me fat. Ka lejë (ftesë, fletëhyrje). Ka faj është fajtor. Ka kujdes është i kujdesshëm. Ka dashuri (simpati) për dikë. Ka pasur disa sëmundje ka kaluar disa sëmundje. Ka uri (etje). Ka grip (ethe, kollë, dhembje, temperaturë). Ka shpresë (dyshime, merak) shpreson (dyshon, merakoset). Kam vapë (gjumë). Ka frikë (shqetësime). Nuk e di se ç’kam! Kam dy javë (dy ditë) pushim.
5. kal. Është pjesa ime përbërëse (natyrore ose rastësore); ekziston tek unë, në trupin tim, në gojën time etj. qysh kur jam lindur. Kam dy duar e dy këmbë. Kam lëkurën delikate. Kam një plaçkë në sy (një dhëmb të prishur në gojë). Kam një gjemb në këmbë. Ç’e ke atë në kokë? E kam në shtëpi (në xhep).
6. kal. I përmbahem (një mendimi a një pikëpamjeje). E kam të qartë se... Kam mendimin (pikëpamjen) se…
7. kal., vet. v. III Ndodhet dikush a diçka në një vend të caktuar; është i pranishëm (një njeri, një kafshë a shpend etj.). Kishte shumë njerëz në shesh. Në kafaz ka një zog.
8. bised., edhe jokal., vet. v. III Është realisht, ekziston (një dukuri a një send etj.). Kishte ujë (bileta, vapë, çdo gjë tjetër). Ka leverdi (diçka) është punë me leverdi; s’ka pse të shqetësohemi. Ka lagështirë (dallgë, mjegull). Ka (do të ketë) shi (borë) do të bjerë shi (borë).
9. edhe jokal., vet. v. III Është normale, me përmasat e duhura (nga madhësia, numri, përbërja substanciale etj.); përmban, përbëhet. Dora ka pesë gishta. Makina ka katër vende. Karroca ka dy ndenjëse. Shtëpia ka tri kate dhe një papafingo. Dhoma ka dy dritare (dy krevate). Qyteti ka mijëra banorë. Klasa ka 20 nxënës.
10. edhe jokal., kryes. v. III Në bashkëvajtje me pjesëza mohuese dhe e ndjekur me folje ose me emra veprimi formon togfjalësha me kuptimin «nuk është e mundshme të kalosh, të bëhet (diçka), të zhvillohet etj.». S’ka ku të kalosh nuk mund të kalosh dot atje. S’ke ku ta gjesh s’mund ta gjesh dot. Nuk ka shpëtim nuk mund të shpëtohet. S’ka rrugëdalje. S’ka të sharë. S’ka të ngopur nuk po ngopet.
11. kal. Në bashkëvajtje me disa emra formon togfjalësha me kuptim foljor që tregojnë një gjendje a një ndjenjë të caktuar etj. Kam punë jam i zënë (me punë); po punoj. Kam një hall. Kam durim duroj. Kam përkrahjen (mbështetjen) e dikujt. Kam një kërkesë (një ankesë, një sqarim). Ç’ kemi andej nga kryeqyteti?
12. kal. Në bashkëvajtje me folje në të kryerën e thjeshtë tregon një veprim a gjendje të përfunduar ose të mbaruar. Kaq e pati edhe ai mbaroi, vdiq dhe ai. E pati ajo punë u krye, mori fund ajo punë.
13. kal. E quaj, e konsideroj për diçka a si diçka. E kam për nder. E kam si detyrë.
14. kal. Më sjell ose më ka sjellë një pasojë (të mirë a të keqe). Kam suksese (fitime). Kam lodhje. 15. kal. Bëj diçka (një veprim a një punë në mënyrë të caktuar). E kam pa (me) hile (me djallëzi, me gjithë zemër). E ke kot.
16. bised., kal. E shes a e mbaj diçka me një çmim të caktuar. E ke shumë shtrenjtë (lirë). Sa i ke vezët (ullinjtë)?
17. jokal. Them, flas; përgjigjem shpejt (në të kryerën e thjeshtë me trajtën e shkurtër të përbërë ia të përemrit vetor). Po, ia pati ai menjëherë.
19. gjuh. Përdoret si folje ndihmëse për formimin e kohëve të përbëra foljore. Kishte qenë edhe ai. Ka merituar duartrokitje. Do të ketë ikur a vdekur.
✱Sin.: zotëroj, paraqet, ekziston, çmoj, konsideroj, vlerësoj, mbaj, shes, ndiej, përfshin, ndodhet, gjendet, mbaroi, përfundoi, (i) përgjigjem.
♦ *Aq e ka. *Aq e pati zakon. iron. (dikush a diçka). *Aty ta kam (fjalën)! Një e dy e si ma ke *balashin iron. S’ka *bar (ilaç) (për dikë a diçka). S’kam *bark. Një *bark kam! *Ç’bretkun ke? keq. E *di ç’ke ti? Ç’djallin (*dreqin) ke? keq. Ç’ dreqin (*djallin) ke keq. E kam me *bereqet (diçka). S’pata *besë. Nuk ka *besë (dikush a diçka). Kam të bëj (me dikë). 1. Jam farefis me dikë, kam lidhje gjaku me dikë. 2. Kam njëfarë lidhjeje me dikë dhe duhet ta njoh mirë, më lidh puna a një çështje tjetër e dua ta di se kush është e si është. 3. vet. v. III (me diçka). Lidhet, i përket diçkaje, ka lidhje me të. E ka në *bërryl (dikë). S’ia kam *borxh (dikujt). S’ka *brirë (diçka). E ka te *buza (dikush). Nuk ka *cak (dikush). Kam *cipë. S’ka *çapok (dikush). S’ka *çare vjet. E ka në *çark (dikush). S’ka *çelës që i bie (dikujt). S’e ka (s’e vë, s’e fut) në *defter (dikë a diçka) mospërf. S’ka *derman (dikush a diçka). S’ka *dert (dikush) vjet. Të ketë *ditë (dikush) ur. etnograf. Ka *dorë (dikush) keq. E ka në *dorë (dikë a diçka). E kam në *dorë (në duar) (diçka). Pastë *dritë ur. S’ka ç’të *duhet! Ka *dukë (diçka). Si e ka *dukën? E kam më *dysh. S’ka (s’e ka) një *të dytë (dikush). E ka *dhjamë (me dikë). E kam *eshkë (gojën). E ka për *fis (dikush). S’ka *fre (dikush). S’kam *frymë. Ka *fytyrë (dikush). S’ka *gajle. Nuk e ka për *gajle. *Gaz paç! ur. Ka *gisht (në diçka). Ka *gojë (dikush). S’ka *gojëI (dikush). S’ka *gojëII (dikush) keq. E kam në *gojë (dikë a diçka). E ka grurë (me dikë). E ka (e mban) në *grusht (dikë). E ka në *gjak (diçka). E kam *të gjallë (dikë a diçka). Nuk ka *gjasë (për diçka). Nuk e ka *të gjatë (dikush). E kam *gjethe (dikë). S’ka *gjë. Nuk e ka për *gjë (diçka). S’e ke për *gjë (dikë). E kam në *gji (dikë). S’ka *gjoks (dikush). Ka *gjuhë (dikush) keq. S’ka *gjuhë (dikush). S’ka *haber (për diçka). Ka *hak (dikush). E ka *hak (dikush). Ku e ke *hallin? E kam *hallall (diçka). Kaq e ka *hapin (çapin) (dikush). *Haram e paç! mallk. S’e kam (s’e vë) në *hesap (në llogari) (dikë a diçka). E ka për *hiçmosgjë (dikush). I ka *hije (diçka). S’i ka *hije (dikujt). Ta paça *hua ur. E ka në *hundë (dikë) përbuz. Nuk ka *hundë (dikush) mospërf. S’ka ilaç (*bar). Ia kam *inatin (dikujt). E ka si e ka (dikë) e vlerëson, e do shumë, e çmon për karakterin që ka. *Kaq e pati (dikush a diçka) zakon., iron. S’ka *këllqe (kërçikë, kryqe) (për diçka). E kam nëpër *këmbë (dikë a diçka). S’ka *këmbë (diçka). Ma ka (ma mban) *këngë (dikush). E ka (e do) me *kërbaç (dikush). E kam me *kimet (dikë a diçka). S’ka *kockë (për diçka). S’di ku kam *kokën (kryet). S’ka *kokë (dikush). Me sa ka në *kokë (në krye). E kam prapa *krahëve (dikë) iron. S’ia kam *kryqet (dikujt a diçkaje). Nuk ka (nuk njeh, nuk di) *kufi (dikush a diçka). S’e ka *kush (dikë). E ka në *lak (diçka). S’kam *të larë (me dikë). Ka *lezet (diçka). S’ka *lezet. I ka *lezet (diçka dikujt). E kam *lëmë. Të paçim sa *malet! ur. E kam për *mall (dikë a diçka). Do t’ia kesh *mallin (dikujt a diçkaje). Kam *mend. Kam ndër *mend. E kam ndër *mend (dikë a diçka). E ka *mendjen (dikush). Kam *mendjen. Kam një *mendje (me dikë). *Mezi e kam (dikë a diçka). Si s’ka (si jo) më *mirë. Ka *miza (dikush). E kam *mortje (të dytë) (dikë a diçka). Kam *muhabet (me dikë). Kam *nderin... lart. S’ia kam *ngenë (dikujt a diçkaje). S’ia kam *oreksin (dikujt) mospërf. E kam (e mbaj) *parasysh (diçka). E ka me *pekule (dikë). Nuk ka *perde (dikush). E kam *Perëndi (dikë a diçka). Nuk e ka për *pesë (dikë a diçka). S’ka *përse. E kam *pisk. E ka në *pjatë (dikë a diçka). Kam *pranë (dikë a diçka). Të paça më *qafë! S’ia kam *qederin (diçkaje). Kam *qejf (diçka). Ia ka *qejfi (dikë a diçka). E kam për *qejf (diçka). S’ka *qibër (dikush). E ka në *qime (dikush). E kam *rëndë (dikë a diçka). Ka *rreze (është me rreze) (dikush a diçka). E ka mbi *supe (dikush). E ka *syrin (i ka sytë) (te dikush a te diçka). Nuk ka *syI (diçka). Nuk ka syII (dikush). Nuk e ka *syrin (dikush). S’e ka për (në) *sy (dikë a diçka). Ku i ke *sytë? S’ka *të sharë (dikush a diçka). Ka *shenja. E ka (e ka vënë) në *shenjë (në shënjestër) (dikë a diçka). E ka (e ka vënë) në shënjestër (në *shenjë) (dikë a diçka). Nuk e ka *shokun (shoqen) (dikush a diçka). E ka mbi *shpatulla (dikush). S’ka *shpatulla (dikush). E ka *të shpejtë (dikush a diçka). E kam *shpirt (dikë). Nuk ka shpirt (*zemër) (dikush). Kam *shpresë. S’ia kam *takatin (diçkaje) vjet. S’e ka (nuk e ka marrë) me *tapi (diçka). E ka në *tavë (dikë a diçka) bised. E ka në *tenxhere (dikë) bised. E ka në *terezi (dikush). Që ç’ke me *të! S’e ka *toka (dikë). Nuk ka *tragë (dikush). Nuk ka *turi (dikush) mospërf. Nuk ka më *thela. S’ke ç’i *thua. E ka në *thes (dikë). E ka në (për) *thua (dikush). Ka *thonj (dikush) keq. S’ka *thonj (dikush). E ka *vaj (me dikë). E kam *vdekje (dikë a diçka). Sa s’ka ku të *vejë (ku të shkojë) më (sa s’ka më). Ka *vend. S’ka *vend (dikush a diçka). E ka në *vijë (dikush). I ka në vijë (punët etj.) (dikush). Ka (mban) *vlagë (dikush). Aq e ka *vrapin (dikush). E ka *xanxën (dikush). E kam *xhan (dikë) fëm. E ka në *xhep (dikë a diçka). Ka *yndyrë (dikush). E ka *zanat (dikush) keq. Sa ka *zanati! Nuk ka *zemër (shpirt) (dikush). E kam në (për) *zemër (dikë a diçka). E kam *zët (dikë a diçka).
KÓK/Ë,~A f. sh. ~Ë, ~ËT dhe ~A, ~AT 1. anat. Një ndër pjesët kryesore dhe ndër organet e sipërme më të rëndësishme të trupit të njeriut, ku ndodhen trutë, sytë, veshët etj.; krye; kryet. Koka e djalit (e vajzës). Kafka e kokës. Me kokë të qethur. Me kokë poshtë (lart). Nga koka deri te këmbët. Ngre (ul) kokën. U plagos në kokë. Më dhemb koka. Përshëndeti me kokë. I ra topit me kokë. Fluturon mbi kokat tona. Vuri kapelën në kokë.
2. Ky organ në pjesën e përparme të trupit të kafshëve, të shpendëve dhe të kandrrave; krye. Koka e lopës (e kaut). Koka e gjarprit (e fluturës). Kokë viçi. Mish (tru) koke. Paçe koke. Bleu (hëngri) një kokë keci.
3. Njësi për të numëruar njerëzit, bagëtinë etj.; gojë (që duan të hanë a të ushqehen). Rrogë e kokë. Kam njëqind kokë dhen (lopë).
4. fig. Ky organ i trupit të njeriut me trurin si vatër e intelektit dhe e aftësive mendore, si qendër e të menduarit dhe e të arsyetuarit; mendje, mendtë; krye. Njeri me kokë njeri me mend në kokë; njeri i mençur. E ka kokën plot është i ditur dhe i mençur. Ia mbushi kokën e bindi. Kështu i thotë koka kështu mendon. Ia bëri koka e ka fajin vetë. Kanë një kokë mendojnë njëlloj. S’ka kokë s’ka mend në kokë. S’ia pret koka nuk arrin ta kuptojë a ta mendojë mirë. E ka kokën bosh s’ka mend në kokë. E ka kokën shkëmb (të fortë) është kokëfortë. M’u bë koka çorbë (dhallë, bozë, përshesh, lëmsh, tym) më janë ngatërruar mendimet; jam krejt i hutuar. Nuk çan kokën nuk shqetësohet; nuk e lodh trurin a mendjen. S’di ku kam kokën (nga hallet ose telashet). I vjen koka vërdallë ka shumë punë a halle. Bën si i thotë koka bën siç mendon vetë.
5. fig. Kjo pjesë e trupit të njeriut si organi më përfaqësues i jetës; jeta e njeriut si gjëja më e çmuar; vetja; krye. Mik për (me) kokë mik që jep edhe jetën për dikë. Lë (jap) kokën për atdheun (për fëmijët) jam gati të vdes për të mbrojtur atdheun (fëmijët). La kokën në luftë u vra në luftë. Shyqyr që shpëtoi kokën shyqyr që shpëtoi gjallë (veten). Përgjigjem me kokë përgjigjem me jetën time; betohem. I bëri dëm kokës i bëri dëm vetes. Thyej kokën! (mallk.) shko në djall! Për kokën e babait (betim.). Rrit gjarprin të të hajë kokën (fj. u.) thuhet për një njeri mosmirënjohës.
6. Vendi i parë dhe më kryesor, më i nderuar dhe më i respektuar; kreu i diçkaje. Koka e krevatit (e djepit).
7. edhe fig. Fillimi i një radhe, i një vargu qeniesh a sendesh; kreu i një varg veprimesh a veprimtarish; kreu. Koka e kolonës (e rreshtit, e skuadrës). Koka e frontit të luftimit.
8. fig. Përgjegjës a drejtues i lartë dhe i respektuar në familje, në një ndërmarrje a sipërmarrje etj.; drejtuesi a udhëheqësi, kryetari i një qeverie, i një partie, i një organizate etj.; truri; kreu. Koka e një vendi (e një shteti, e një qeverie). Kryefamiljari (biznesmeni) është koka e familjes (e biznesit). Turmë (organizatë) pa kokë.
9. fig. Thelbi a problemi themelor i një çështjeje, i një kauze etj.; ana kryesore e diçkaje; objektivi, pikësynimi më i rëndësishëm. Koka e problemit (e çështjes në diskutim). Bisedë (muhabet) pa kokë bisedë e kotë, pa një pikësynim të caktuar.
10. bot. Zhardhoku a fryti i rrumbullakët i një bime, kokrra që shërben si ushqim, për rimbjellje a për riprodhim. Kokë qepe (hudhre). Kokë lakre.
11. Pjesë përbërëse kryesore e diçkaje, e ngjashme me këtë organ të njeriut, me kokrrën a me frytin e disa bimëve a pemëve. Koka e kandarit. Koka e gozhdës (e gjilpërës).
12. kryes. nj., bised. Flokët e kësaj pjese të trupit të njeriut dhe të disa kafshëve. Qetha kokën qetha flokët.
✱Sin.: krye, kryet, kaptinë, mendje, mendtë, jetë, vetja, fillimi, ballë, rradake, kungull, kaploqe, tutkë, udhëheqës, truri, zhardhok, objektiv, pikësynim, kokërr, flokët.
♦ Më avullon koka (kryet) kam shumë shqetësime e telashe sa nuk di ç’të bëj, s’di nga t’ia mbaj; më zien (më mizëron) koka. Bëhet *berber në kokën e tjetrit (e qerosit) (dikush) iron. I është bërë koka … shih i është bërë mendja … M’u bë koka *barut. M’u bë koka (mendja) *bozë. M’u bë koka (mendja) *çorbë. M’u bë koka *daulle. M’u bë koka (mendja) *dhallë. M’u bë koka *finjë. I bëhet një kokë nga këmbët (dikujt) është shumë i sëmurë, po vuan gjatë; s’ka (s’gjen) derman (dikush). M’u bë koka (mendja) *lëmsh. M’u bë koka (mendja) *llum. M’u bë koka (mendja) *përshesh. M’u bë koka (mendja) *tym. Ia bëri koka (dikujt) e ka fajin vetë, si bëri ashtu gjeti. I ka bërë kokën (kryet) (dikujt) e ka lindur; ka bërë që të vijë në këtë jetë, i ka dhënë jetën; i ka bërë rradaken bised. Bën kokë (krye) nga bishti (dikush) s’lë gjë pa bërë për t’ia arritur qëllimit, ia gjen mënyrën a mjetin, përmbys çdo gjë për të fituar. I bëj kokën (mendjen) *bozë (dikujt). Ia bëj kokën (mendjen) *çorbë (dikujt). Ma bëri kokën *daulle (dikush). Nuk i bën koka *def (dikujt). S’i bën koka *dimër (dikujt). Ma bëri kokën (mendjen) *dhallë (dikush). Më bën koka *miza. Ma bëri kokën (mendjen) *përshesh (dikush). Ma bëri kokën (mendjen) *sallatë (dikush). Ia bëri kokën *tullë (dikujt). Ia bëj kokën (mendjen) *tym (dikujt). Bën me kokë (me krye) të vet (dikush) vepron si mendon vetë, nuk pyet asnjeri, bën si di a si do vetë, nuk i merr mendim askujt. Bëj *pazar kokën (xhanin). Më ra *çatia në kokë. I ka rënë *dielli në kokë (dikujt) edhe iron. I bie kokës (në kokë). 1. (dikujt) E godet, e qorton ashtu siç duhet e aty ku duhet, nuk e kursen. 2. (diçkaje) Fillon ta harxhojë, ta shesë a ta hajë të gjithë pa kursim (për paratë, plaçkat, bagëtitë etj.). I ra mbi kokë (mbi krye) (dikujt) është ai që do ta përballojë diçka ose që do ta vuajë një hall etj.; atij i ndodhi, atë e gjeti e keqja, ai e pësoi. I ra në kokë (dikujt). 1. E trullosi, e zuri, e dehu (rakia a ndonjë pije tjetër); i ra në tru; ia mori mendjen. 2. E joshi, e magjepsi; u shastis pas dikujt a pas diçkaje, u bë si i marrë; iu ndez koka; i hipi (i kërceu) në kokë; ia plasi në kokë; ia mori mendjen; i pikon në zemër. Ku më ka rënë koka ku kam lindur. Më ra prapa kokës (diçka) më goditi rëndë, më preku shumë diçka e papritur, më trullosi. I bie kokës me grushte (dikush) pendohet rëndë për një veprim të gabuar a për një faj që ka bërë më parë, e dënon veten për atë që ka thënë a që ka bërë, shpreh pendim të thellë; i bie gjoksit me grushte; rreh gjoksin. I bie koka *erë hallvë (dikujt) keq. Më ka rënë *leshtë e kokës (me diçka). Bie *miu e thyen kokën (diku). Më ra *qielli në kokë. Më kanë rënë *qimet e kokës (me diçka). I bie *malit me kokë (me krye) (dikush). I bie *murit me kokë (me krye) (dikush). Më ra *tavani në kokë. Më ka rënë *vala në kokë. E bluan në kokë (diçka) e mendon mirë e mirë para se të vendosë për diçka, e shoshit mirë, e rreh me vetveten. Më buçet koka kam shumë kokëçarje e telashe, s’di nga t’ia mbaj; më zien (më mizëron) koka; më avullon koka (kryet). M’u ça (m’u hap) koka kam dhembje të madhe në kokë; kam zjarrmi të madhe; m’u hapën trutë. Më çau kokën (kryet) (dikush). 1. Më shqetësoi me zhurmën e vazhdueshme që bën, më shurdhoi; më çau veshët. 2. mospërf. Më mërziti shumë me fjalë, me këshilla, me qortime, me kërkesa ose duke përsëritur shpesh diçka të papëlqyeshme; më çau veshët; më çau trapin shpërf. vulg.; më çau bythën përb. vulg. Nuk çan kokën (kryet) (dikush). 1. Nuk shqetësohet fare për dikë a diçka, nuk tregon asnjë kujdes; nuk e prish qejfin; nuk e prish gjakun; nuk e vë ujin në zjarr; nuk iu dogj barku (dikujt) iron.; nuk i plasi barku (dikujt) iron.; nuk i hapet barku (dikujt) përçm.; e hedh pas (prapa) krahëve; aq i bën (dikujt). 2. shih nuk e lodh mendjen (dikush). 3. Nuk pyet fare për dikë a diçka, për ato që i thonë të tjerët, për qortimet që i bëjnë etj., s’ia ka frikën askujt dhe asgjëje; s’e çan kaptinën bised.; s’e zë meraku (dikë); nuk i bëhet vonë (dikujt); s’e bën qejfin qeder; s’do t’ia dijë (s’dëgjon) nga ajo anë. Çan *pishën me kokë (me krye) (dikush). Çoi kokën (kryet) (dikush). 1. U mëkëmb pas një sëmundjeje të rëndë; e mori veten. 2. U përmirësua ekonomikisht, është në gjendje më të mirë; e mori veten. I doli *huri në majë të kokës (dikujt). I doli koka (diçkaje) u shfaq, u zbulua, u duk; i dha shenjat. Më del *avull nga koka. Më del *flakë nga koka. Më del *tym nga koka. Më del *zjarr nga koka. S’i dëgjon koka (dikujt) nuk dëgjon të bëjë si i thotë dikush, nuk bindet e nuk pranon, është kokëfortë; nuk i mbushet koka; nuk merr vesh (dikush); s’i mban vesh (dikujt). S’di ku të futë kokën (kryet) (dikush) ka shumë halle e telashe sa nuk di ç’të bëjë më parë; është shumë i shqetësuar e s’di si të veprojë. S’di ku kam kokën (kryet) kam shumë halle e telashe sa nuk di ç’të bëj më parë; jam i hutuar e s’di si të veproj; e humba kokën. I di koka (dikujt) është i zgjuar e i shkathët, di shumë a kupton shpejt; nuk ia hedh dot; di të sigurojë gjithçka për vete; i di lëkura; i di rradakja bised. Ia di kokën (dikujt) shih (e njoh) me dhëmbë e (me) dhëmballë (dikë). M’u drodhën *leshrat e kokës. M’u drodhën *qimet e kokës. E do me *kobure (me revole) (kokës) (dikush). Me dy *farëza në kokë (dikush) mospërf. S’i dhemb koka (kryet) (dikujt) i ka të gjitha të mirat, nuk i mungon asgjë, nuk vuan për asgjë, nuk ka asnjë shqetësim, as që do t’ia dijë. I fërkon kokën (kryet) (dikujt) e mbron dhe e përkrah; e merr me të mirë, e përkëdhel për t’i marrë mendjen dhe për të përfituar diçka. Ia fërkoj kokën me *akull (dikujt). Të fërkon kokën e të nxjerr sytë (dikush) keq. shih ditën të lëpin këmbët e natën të ngul dhëmbët (dikush). Të fluturon (të ikën) koka (kryet) të pret dënimi më i rëndë, të ikën jeta, të pret vdekja; të fluturon (të ikën) kaptina bised. M’u fry koka. 1. Ndiej lodhje të madhe nga puna mendore. 2. Më duket vetja shumë i mençur, shumë i zoti a shumë i kulturuar, fryhem e kapardisem sikur çoç jam; m’u rrit mendja. Ia ftohu kokën (kryet) (dikujt) e bëri t’i shohë gjërat siç janë, e bëri të heqë dorë nga entuziazmi i kotë a nga bindja e gabuar dhe të bëhet më realist; e shtroi dikë, e bëri të bindet, të ulet e të shohë të vërtetën siç është. Fut kokën (diku) strehohem diku; fshihem diku. E fut kokën në *lak. Ia futi në kokë (në krye) (dikujt) e bindi dikë për diçka, e bëri që ta kuptojë e ta ngulë mirë në mendje diçka; ia kujtoi, ia përmendi që të mos e harrojë. Nuk më futet (nuk më hyn) në kokë (në krye) (diçka) s’e kuptoj dot a s’e mësoj dot diçka, nuk arrij ta rrok a ta kap e ta mbaj mend; nuk ma nxë koka; nuk më futet (nuk më hyn) në kaptinë bised. nuk më hyn në tru; nuk i gdhendet koka (dikujt). Nuk i gdhendet koka (dikujt). 1. S’e kupton a s’e mëson dot diçka, nuk arrin ta rrokë, ta kapë a ta mbajë mend; nuk ia nxë koka; nuk i futet (nuk i hyn) në kokë (në krye). 2. Nuk shtrohet, nuk bindet, nuk merr vesh çfarë i thonë; është kokëfortë. Me gurë në kokë (te koka). *Gjarpër me dy koka. E gjeti kokën e kandilit e pësoi rëndë siç e meritonte me sjelljen e vet të keqe, mori atë që meritonte. I ha (i kruhet) koka (dikujt) jep shkak vetë që ta qortojnë a ta rrahin, kruhet vetë, s’rri urtë; e kërkon vetë të keqen, s’rri rehat, nuk ruhet; i ha koka për brirë; i hanë brirët; i ha (i kruhet) kurrizi (shpina, rruaza); i hanë (i kruhen) hundët. Ia hëngri kokënI (kryet) (dikujt). 1. E mërziti shumë duke i kërkuar vazhdimisht diçka derisa ia arrin qëllimit. 2. E çoi drejt vdekjes; e shpuri në varr, e vdiq. Ia hëngri kokënII (kryet) (dikujt) ia mbushi mendjen a e zbuti duke e marrë me të mirë e me lajka të vazhdueshme, ia ktheu mendjen urtë e butë, e bindi dhe e bëri për vete; e bëri që t’ia plotësojë dëshirën a kërkesën, të pranojë diçka, të ndryshojë në sjellje etj.; ia hëngri zemrën (shpirtin). Hanë kokën (me njëri-tjetrin) zihen, grinden, nuk lënë gjë pa thënë kundër njëri-tjetrit; (shkojnë) si eshka me urorin (me masatin); shkojnë thikë e brisk. Kokën të hanë! mospërf. le të zihen e të vriten, as që bëhem merak për ta; vetë e pësofshin! I ha koka për brirë (dikujt) e kërkon të keqen vetë, kruhet vetë për sherr a për diçka tjetër të keqe; i ha koka; (e kërkon) si breshka gozhdën (dikush). Ma hëngri kokën (kryet) (me të mirë) (dikush) më bindi me fjalë të mira, ma ktheu mendjen me të butë për diçka që e kisha vendosur; nuk mund ta kundërshtoja më; më bëri për vete; ma hëngri zemrën. Më hapi kokën (dikush) më nxori telashe të mëdha; më mërziti shumë. E heq (e fshij) nga koka (diçka) nuk mendoj më për diçka, e harroj përfundimisht; e fshij (e shlyej) nga mendja; e fshij (e shlyej) nga kujtesa. I hipi një *avull në kokë (dikujt). I hipi (i kërceu) *gjaku në kokë (në tru) (dikujt). I hipi në (mbi) kokë (dikujt). 1. Nuk i ndahet; e vëzhgon dhe e kontrollon vazhdimisht; i rri (i qëndron) në (mbi) kokë. 2. E nënshtroi, e theu; e përuli; e vuri poshtë (dikë). I hipi (i kërceu) në kokë (në krye) u ndez menjëherë; iu mbush mendja për të bërë diçka dhe nuk heq dorë; ashtu iu tek e ashtu do të bëjë; i ra në kokë; iu ngul në kokë; i hipi (i kërceu) në tru; i shkrepi (i feksi) në tru; iu ngul në tru; i kërceu delli (i ballit). Më ka hipur në *majë të kokës (dikush a diçka). S’më hiqet nga koka. 1. (dikush a diçka) shih s’më hiqet nga mendja (dikush a diçka). 2. (diçka) Nuk më shkulet një bindje a një mendim i caktuar, e mbaj përgjithnjë ashtu si e di a si e besoj; m’u bë mendja havale. E humba kokën u hutova krejt, nuk e di ku jam e ç’po bëj; u trullosa, s’jam i kthjellët në të menduar; s’di ku kam kokën. Humbi kokën e pyet për flokët (dikush) shih humbi qetë e pyet për brirët (dikush). Humbi *mendtë e kokës (dikush). I hyri në kokë (në krye) (dikujt). 1. (diçka) E kuptoi dhe e përvetësoi, e kapi, e rroku, e mësoi; i hyri në kaptinë bised.; i hyri në tru. 2. (për diçka) shih i hipi (i kërceu) në kokë (në krye) (dikujt). Më kanë hyrë *miza në kokë. I iku (i shkoi) koka (kryet) (dikujt) e vranë, i morën jetën; vdiq; i iku (i shkoi) kaptina bised. Më ikën *trutë e kokës. Është *fushë nga koka (nga mendja, nga mendtë) (dikush). Është *fyell nga koka (nga mendja, nga mendtë) (dikush) mospërf. Është kokë (krye) më vete dikush që bën siç mendon vetë, ai që mendon e vepron ndryshe nga të tjerët; njeri i veçantë e disi i çuditshëm; ai që vepron sipas kokës së vet, që s’do t’ia dijë për askënd; kokëkrisur; është kaptinë më vete bised.; bën fshat më vete (dikush). (Është) *mizë pa kokë (pa krye) (dikush). Është *poç nga koka (nga mendja) (dikush). Është *qyp nga koka (nga mendja) (dikush). S’është *tamam (nga koka) (dikush). Jap kokën (për dikë a për diçka). 1. E dua shumë; jap edhe jetën për dikë; lë kokën. 2. shih pres kokën (kryet) (për diçka). S’të jep as *gur për të çarë kokën (dikush). I jep krahun e të merr (të rrëmben) kokën (dikush). S’të jep një *morr të kruash kokën (dikush) përçm. S’kam *çati mbi kokë. S’ka kokë (dikush). 1. shih s’ka tru (dikush). 2. (për dikë a për diçka) Nuk e vlen, nuk e meriton dikë a diçka, s’është aq i mirë për të. 3. (diçka) E ka humbur forcën, s’është më i fortë; nuk mban dot gjatë, ka kaluar e nuk mund të kthehet më (zakonisht për reshjet, për motin etj.). Një kokë kanë mendojnë e veprojnë njësoj, njësoj (zakonisht për të keq). Me sa ka në kokë (në krye) me sa fuqi që ka, me gjithë forcën e zërit; sa i ha zëri; sa i ha fyti; sa i ha gurmazi; sa i hanë mushkëritë; në kupë të qiellit. E ka kokën me *ashkla (dikush) përçm. E ka kokën (kryet) *bosh (dikush). E ka kokën *cangë (dikush) krahin. E ka kokën *të cekët (dikush). E ka kokën me *cepa (dikush). E kam kokën (mendjen) *çorbë. E kam kokën *daulle. E kam kokën (mendjen) *dhallë. E ka kokën *të fortë. E ka kokën *fushë (dikush). E ka kokën *gdhe (dikush). E kam kokën në *gërshërë. E ka kokën me *gunga (me xhunga) (dikush). E ka kokën *gur (dikush). S’ka as kokë e as këmbë (diçka) është pa trajtë, s’ka as fillim e as mbarim; është rrëmujë a lëmsh e nuk di nga ta kapësh (një punë). Ka kokën nga këmbët (dikush) tall. është shumë i prapë (zakonisht për një fëmijë); s’lë dy gurë bashkë; s’i rri bytha në një vend (dikujt). E ka kokën *kërcu (dikush). E kam (e mbaj) mbi kokë (në krye) e sipër (dikë) e çmoj shumë, e nderoj aq shumë sa mbi të s’vë njeri tjetër. E ka kokën *mushkë (si të mushkës) (dikush). E ka kokën (kryet) *plot (dikush). E ka kokën në *prush (dikush). E kam kokën (mendjen) *rrëmujë. E ka kokën *shkëmb (dikush). E kam kokën mbi *shpatulla. E ka kokën *shpellë (dikush). E ka kokën *tullë (dikush). E ka kokën *vare (dikush). Nuk e ka kokën (mendjen) në *vend (dikush). E ka kokën në vend *të lig (dikush) keq. E ka kokën me xhunga (me *gunga) (dikush). E kam kokën *zjarr. Ka *lakra në kokë (dikush). E kam *të lidhur në kokë (diçka). Nuk i ka mendtë në kokë (në krye) (dikush) nuk di se ç’bën, sillet a vepron si i marrë, nuk punon me mend; nuk është në rregull nga trutë; i ka mendtë në majë të thanës; i kanë dalë mendtë mbi bishtaleca (dikujt). E ka mendjen (i ka mendtë) në kokë (dikush). 1. Është në gjendje të arsyetojë vetë, gjykon vetë; është i mençur, nuk është budalla; kund. e ka mendjen (i ka mendtë) prapa kokës. 2. Është i përmbajtur, nuk flet a nuk vepron pa i matur e pa i peshuar mirë gjërat; e zotëron dhe e kontrollon veten; nuk është i rrëmbyer. E ka mendjen (i ka mendtë) prapa kokës (dikush) nuk është në gjendje të gjykojë drejt, bën punë a veprime të pamenduara mirë, është i rrëmbyer; nuk është i zgjuar e i matur, sillet si i marrë; e ka mendjen (i ka mendtë) pas qafe; e ka mendjen (i ka mendtë) pas shpine; kund. e ka mendjen (i ka mendtë) në kokë. Kam *miza në kokë. Ka *mjegull në kokë (dikush). S’kam ku të përplas (të përpjek) kokën (kryet) s’kam ku të ankohem ose të kërkoj ndonjë këshillë, jam pa mbështetje e pa përkrahje, s’kam kujt t’i drejtohem për ndihmë a t’i qahem. Ka *sy edhe prapa kokës (dikush). S’ka *tru në kokë (dikush). *Këmbë e kokë (e krye). Më këndojnë dyzet *gjela (mbi kokë). Ia këputi kokën (kryet). 1. (dikujt) E vrau dikë, e mbyti; e zhduku pa mëshirë; e dëmtoi shumë rëndë; ia shtypi kokën; ia përdrodhi kokën. 2. (diçkaje) E ndaloi prerazi diçka, nuk e la më të vijojë, të zhvillohet, të bëhet etj., ia ndërpreu rreptë zhvillimin a përparimin; e shtypi; i vuri kapak (kapakun). Më kërcyen *trutë në kokë. (Kërkon) *qimet e kokës (dikush). Koka bën e koka pëson e pëson vetë ai që gabon a që ka faj, po veprove a po u solle keq, mbi ty do të bien pasojat; kush e bën një të keqe, e pëson vetë. Pa kokë (pa krye) e pa bisht jo me formë të caktuar, i çrregullt; që s’di ku fillon e ku mbaron, që s’merret vesh si është e ku ta kapësh, jo i plotë e jo sistemor. Sipas kokës i vënë festen (dikujt) aq sa vlen ose ashtu si sillet, atë vlerësim i japin; nuk ka pse ankohet e mirë t’i bëhet nga pasojat e hidhura të veprimeve të veta të gabuara; si e kërkon e gjen; sipas brumit edhe tharmin; ashtu i do mushka drutë; ajo baltë për atë mur është; ia presin gëzofin. Kokë e këmbë. 1. Me të gjithë trupin, që nga koka e deri te këmbët, i tëri; këmbë e kokë (e krye); nga koka deri te këmbët. 2. Krejt, plotësisht, tërësisht; fund e krye; ballë e fund; ballë e kurriz (e shpinë); me bar e me gjethe. Nga koka deri te këmbët i tëri, i gjithi; kokë e këmbë; fund e krye; deri në palcë të qafës. Kokën (kryet) këtu e këmbët atje (dikush) mezi pret të niset që këtej e të vejë diku, me trup është këtu, por mendon gjithnjë të ikë sa më parë gjetkë, nuk e mbledh mendjen të qëndrojë atje ku punon; me mendje të ngritur. Kokë më kokë. 1. Të gjithë një për një; me radhë, secilit, pa lënë asnjë. 2. Fare afër, ngjitur njëri pranë tjetrit; krye më krye. 3. Fshehurazi nga të tjerët, në mënyrë të fshehtë; vetëm për vetëm. Me kokën (me kryet) lart. 1. Krenar; me ballë (me ballin) lart. 2. I papërkulur, i panënshtruar; pa u përkulur; kund. me kokën (me kryet) poshtë. Kokë e madhe njeri i shquar, mendimtar i madh a personalitet i njohur, njeri shumë i zgjuar e i ditur; mendje e ndritur. Me kokë të nxehtë shumë i zemëruar, gjaknxehtë; me inat të madh; me gjak të nxehtë. Me kokë poshtë jo ashtu siç është, tjetër për tjetër, përmbys, shtrembër. Me kokën (me kryen) poshtë. 1. Pa nder, i turpëruar, kokulur. 2. I nënshtruar, i përulur; kund. me kokën lart. Me kokë të prerë si i vrarë, shumë i mërzitur e i dëshpëruar; fare i pafuqishëm (nga një e keqe që e ka gjetur dikë a nga një goditje e rëndë që i është dhënë). Me kokë në prush shih me kokë (me krye) në torbë (në thes, në trastë). Kokë qepe mospërf. dikush që nuk vlen fare e që mund të bëjnë ç’të duan me të, që s’i dhimbset askujt, që nuk e çmojnë e nuk e kursejnë. Në kokën tënde! ur. në dasmën tënde!; në gëzime edhe tek ti!; në krye tënd! Me kokë (me krye) në torbë (në thes, në trastë) në rrezik të madh, pa e ditur s’e ç’e keqe më pret, me rrezik jete pranë; me qefin nën sqetull (në kokë); me kokë në prush. Kokë turku libr. mospërf. njeri që bëhet viktimë për dikë tjetër pa pasur faj, për të krijuar përshtypjen se u dënua fajtori i vërtetë; dashi i kurbanit. Me kokë (me krye) ulur kokulur. Ia kripi kokën (dikujt). 1. përb. E vrau; e zhduku nga faqja e dheut. 2. Ia zuri shumë shtrenjtë diçka, i mori shumë para për diçka; ia lau kokën; ia mati kokën me pe. I krisi koka (dikujt) u çmend; u bë kokëkrisur; i krisi mendja; u prish nga mendtë (mendsh) (dikush). Kruan kokën (dikush). 1. Rri e mendohet, përqendrohet që të kujtojë a të kuptojë diçka; është në mëdyshje; s’di si të bëjë, si të përgjigjet a ç’anë të mbajë; kruan veshin. 2. S’ka ç’të bëjë gjë tjetër kur ka mbetur ngushtë a gjendet keq, rri e pret ç’do të ndodhë, ka humbur çdo mundësi. Të kruan kokën e të nxjerr trutë (dikush) keq. shih të fërkon kokën e të nxjerr sytë (dikush) keq. E kthen kokën (kryet) nga lëviz qafa (dikush) bën veprime të pakontrolluara, nuk është i vetëdijshëm për atë që bën; vepron me komandën e tjetërkujt, bën si t’i thotë dikush. E kthen me kokë poshtë (diçka) e paraqet ndryshe nga ç’është ose në të kundërtën e saj; e shtrembëron të vërtetën; e përmbys. Kthej kokën (kryet) prapa shoh të kaluarën time, gjykoj e vlerësoj si jam sjellë e si kam vepruar më parë; nxjerr përfitim nga përvoja ime. Ia lau kokën (kryet) (dikujt). 1. E qortoi rëndë dikë për gabimin që ka bërë; i dha dënimin e merituar. 2. I mori gjithçka, s’i la asgjë, e rropi mirë e mirë; ia kripi kokën; ia mati kokën me pe. *Leshtë e kokës. Lë kokën (kryet) (për dikë a për diçka). 1. E dua shumë, e vlerësoj aq shumë sa jam gati të bëj çmos për të; jap kokën. 2. Jap jetën për dikë, vdes për të; sakrifikohem për të. 3. keq. Vdes; vritem; lë rrashtën; lë kaptinën bised.; lë lëkurën; lë kockat; lë rruazën. Sa të lësh kokën është aq bukur, aq mirë etj. diku, sa nuk të vjen të largohesh që andej; do me çdo kusht të rrish aty. Lë *leshtë e kokës (për diçka). S’la *lesh në kokë (dikush). La *mendtë e kokës (dikush). S’i lë *mend në kokë (dikujt). Më lëshon koka *miza. Më lëshon (më nxjerr) koka *tym. S’e lodh kokën (kryet) (për diçka) shih s’e lodh mendjen (për diçka). Më luajti *çaçka e kokës. Më luajti *kafka e kokës. Më luajti *kapaku (tabani) i kokës. (Po) më luan *mendja e kokës. Më luajti *tepja e kokës. Më luajti *tepeleku i kokës. T’i marrësh (t’i rrëmbesh) kokën (kryet) (dikujt) është shumë i bukur, ka bukuri magjepsëse; t’i presësh (t’i këputësh) kokën (kryet); për ta pirë në kupë (dikë); të merr më qafë (dikush). I ka marrë koka (mendja) *erë (dikujt). Nuk i merr vesh (nuk i dëgjon) koka (dikujt) është i pabindur, s’do që të kuptojë a të dëgjojë, është kokëfortë. Ia mati kokën me pe (dikujt) i mori një çmim të lartë për diçka, e bëri që ta paguajë shtrenjtë; asnjë lëshim nuk i bëri; ia kripi kokën; ia lau kokën. E mban kokën lart (*përpjetë) (dikush). E mban kokën *mënjanë (dikush). E mban kokën *poshtë (dikush). E mbaj kokën *prapa. (Sikur) mban *qiellin mbi kokë (dikush) tall. Mbeti pa *mend në kokë (dikush). Më mbiu në kokë (në krye) (diçka) shih më mbiu në mendje (diçka). Ia mbush kokën (dikujt) e bëj të më kuptojë e të më dëgjojë për diçka, flas shumë dhe e bind; ia mbush mendjen. Ia mbushi kokën me *ashkla (dikujt). Nuk i mbushet koka (kryet) (dikujt) nuk do të kuptojë a të dëgjojë; nuk bindet, është kokëfortë; nuk i mbushet mendja; nuk i mbushet kungulli bised.; s’i dëgjon koka. Me *mend në kokë. Për *mendtë e kokës (e kresë). *Mik për kokë. Si *miza pa kokë (pa krye). Iu ndez koka (dikujt). 1. I hipi për diçka, do që ta ketë patjetër, iu ngulit e do ta bëjë; i ra në kokë. 2. U inatos keq, u nxeh shumë, u tërbua; i hipi (i kërceu) në kokë. *Nepërkë me dy koka keq. Ngre *këmbët e i bie kokës (dikush). Ngre kokë (krye). 1. E marr veten, dal nga një gjendje e vështirë a e rëndë. 2. shih ngre krye (kokë). 3. shih nxjerr kokë (diçka). E ngriti kokën (dikush) mori guxim e nuk nënshtrohet më, është bërë krenar; tregon krenari; e ngriti qafën; kund. e uli kokën. Ngrihen *këmbët e i bien kokës. M’u ngritën *leshrat e kokës. E ngul (e ngulit) në kokë (diçka) shih e ngul (e ngulit) në mendje (diçka). Iu ngul (iu ngulit) në kokë (dikujt). 1. shih iu ngul (iu ngulit) në mendje (dikujt). 2. Ka diçka në mendje që nuk i hiqet, i është fiksuar; i hipi (i kërceu) në kokë; iu bë mendja havale. Nuk më nxë koka. 1. Nuk e marr dot me mend, nuk arrij ta kuptoj a ta pranoj si të arsyeshme diçka; s’ma nxë mendja; s’ma nxë kaptina bised.; s’ma nxë rradakja bised. 2. shih nuk më futet (nuk më hyn) në kokë (në krye) (diçka). Nxjerr kokë (*krye) (dikush a diçka). E nxori (e qiti) kokën (kryet) u zbulua, e tregoi veten se kush është e ç’qëllime ka; filloi a rifilloi të veprojë. E ka nxjerrë kokën *së prapi (dikush). Më nxori *trutë e kokës (dikush). Nxjerr *tym nga koka. *Okë e kokë. E pagoi (e lau) me kokë (dikush) e pësoi shumë rëndë për një veprim që ka bërë, humbi edhe jetën; i kushtoi shumë rëndë për një veprim. Ia përdrodhi kokën (kryet) (dikujt) përb. e vrau, e zhduku pa mëshirë; e dënoi shumë rëndë, sa nuk mund të bëjë më gjë; ia këputi kokën (kryet); ia përdrodhi qafën. Përpjek (përplas) kokën (kryet). 1. Bëj ç’është e mundur vetë për të arritur diçka, pa ndihmën e të tjerëve; mundohem me sa kam fuqi, mundohem për t’ia dalë vetë. 2. (te dikush) Vete e kërkoj ndihmë a mbështetje te dikush kur kam një hall. I pjell koka (dikujt) shih i pjell mendja (dikujt). Më plasi koka shih më dolën trutë. Ia plasi në kokë (dikujt). 1. Iu tek papritur për diçka; i hipi (i kërceu) në kokë; i shkrepi në kokë. 2. E gjeti papritur një e keqe; i ra në kokë. Pres kokën (kryet) (për diçka) jam plotësisht i sigurt, e them me bindje të plotë, të siguroj për jetën time që kështu është; pres qafën; jap kokën kryet; e vë kokën në kandar2; e vë kokën në satër; vë dorën (duart) në zjarr (në prush); shpohem në hundë. T’i presësh (t’i këputësh) kokën (kryet) (dikujt) është shumë i bukur e i mirë, sa s’bëhet (kryesisht për vajzat); t’i marrësh (t’i rrëmbesh) kokën (kryet); (është) për ta pirë në kupë (dikush); të merr në qafë (dikush). (Sikur) i ka prerë kokën (kryet) (dikujt) i ka ngjarë krejtësisht, është gjallë ai; (sikur) e ka nxjerrë nga hunda (për hundësh) (dikush). S’ia pret koka (dikujt) nuk kupton shumë, nuk e kap vetë diçka; nuk është i zgjuar; s’i hyn në kokë; s’ia pret (s’ia kap, s’ia rrok) mendja. M’u pre koka humba shpresat dhe u pajtova me gjendjen, duke hequr dorë nga diçka që e doja a që e kërkoja. I punon koka (dikujt) është i zgjuar, ka aftësi mendore; ka fantazi; i pjell koka; i punon mendja; i punon truri. Qafsh kokën tënde! mallk. 1. Vdeksh! 2. përk. Përdoret kur i lutemi dikujt me të cilin kemi afri dhe duam të na e plotësojë dëshirën. Qan me *thes në kokë (dikush). Me *qefin në kokë (nën sqetull). *Qimet e kokës. Nuk i qullet koka (dikujt) iron. shih është kokë (krye) më vete (dikush). Më rrahin shumë *çekanë në kokë. I rri *çekan mbi kokë (dikujt). I rri (i qëndroj) në (mbi) kokë (mbi krye) (dikujt a diçkaje) nuk i ndahem dikujt a diçkaje, kujdesem ditë e natë për dikë ose për një punë a për një detyrë që më kanë ngarkuar; i qëndroj afër, e mbikëqyr vazhdimisht, nuk i ndahem; i rri çekan mbi kokë (dikujt); i rri si vaji mbi uthull (diçkaje); i hipi në (mbi) kokë (dikujt); i rri përsipër; Më solli *diellin mbi kokë (dikush). E solli (e pruri) kokën (kryet) (dikush) mospërf. erdhi (për dikë që nuk e duam), më mirë të mos kishte ardhur; kund. theu (këputi) qafën. I shkrepi në kokë (diçka) shih i shkrepi në mendje (diçka). Ia shkuli nga koka (diçka) shih ia shkuli nga mendja (diçka). Na shkuli *mendjen e kokës (dikush). Ia shpëlau kokën (dikujt) ia hoqi nga koka disa mendime a pikëpamje të gabuara që kishte; ia kulloi mendjen; ia shpëlau trutë. Shpëtoi kokën (kryet) (dikush) nuk u vra; humbi gjithçka, por mbeti gjallë; jeton; shpëtoi lëkurën keq. Shtrëngoj kokën me duar jam në hall të madhe e s’di ç’ të bëj; mendohem shumë; vras mendjen; shtrydh trutë. Ia shtypi kokën (dikujt) e shkatërroi krejt, e asgjësoi pa mëshirë, e zhduku përfundimisht; e vrau me egërsi. T’i shtypësh *hudhra në kokë (dikujt). I shtyp *kripë në kokë (dikujt). I është trashur koka (dikujt) shih i është trashur mendja (dikujt). *I trashë nga koka (nga trutë, nga mendja). E thava kokën (për diçka) e vendosa një herë e mirë për diçka, jam i bindur e nuk kam më lëkundje; e bëra mendjen top; e bëra mendjen okë; i dhashë karar. Me *thes në kokë. I theu *arra në kokë (dikujt). Theu kokën (kryet) (dikush). 1. Ra e u vra keq; u dërrmua; theu (këputi) qafën. 2. Jo vetëm nuk ia arriti qëllimit, por edhe e pësoi keq nga përpjekjet që bëri. Të thyen kokën (kryet) (dikush) është shumë i pasur; ka shumë para. E uli kokën (kryet) (dikush). 1. U nënshtrua, u përul; u bind, u shtrua, nuk kundërshton më; e uli (e shtroi) qafën; kund. e ngriti kokën. 2. U turpërua; e ndien veten ngushtë. 3. Hoqi dorë nga mendjemadhësia a nga krenaria e kotë; vari kokën; i ranë pendët (dikujt); i janë varur mustaqet (dikujt). 4. U shtrua mirë për të punuar, nisi të punojë pa fjalë, me ngulm e pa nxjerrë kërkesa të tjera. *Ulërimë me thes në kokë. I varen *re të zeza (mbi kokë) (dikujt a diçkaje). Vajti për *balluke e la kokën (rrashtën) (dikush) iron. (Është) për të vënë duart në kokë shih (është) për të qarë me (dyzet palë) lot. Vari kokën (kryet) (dikush). 1. U mërzit a u zemërua, ndenji me kokën varur. 2. Hoqi dorë nga mendjemadhësia a nga krenaria e kotë; u pajtua me dikë a me diçka; uli kokën; i ranë pendët (dikujt). I vajti koka (kryet) (dikujt) u vra, vdiq; mbaroi. Vë duart në kokë (në krye) habitem a shqetësohem shumë për një gjendje të keqe, për një rrëmujë, për diçka të prishur etj.; zë kokën me dorë; vë kujën. Për të vënë duart në kokë në gjendje shumë të keqe, të çuditshme e të padurueshme, që të frikëson a të dëshpëron shumë; në gjendje të vajtueshme, që të trishton kur e sheh; për të qarë me lot. I vuri *gishtin kokës (dikush). I vë kokë (muhabetit etj.) e përmbyll duke thënë fjalën e fundit, duke nxjerrë një përfundim, duke shprehur qëndrimin për ç’ka flasim etj. E vuri (e futi) kokën në *gërshërë (dikush). E vë kokën në *kandar. E vë kokën në *satër. E vuri kokën në *trastë (në torbë) (dikush). I vë *perin kokës. I vuri *rreth (një rreth) kokës (dikush). Më erdhi në kokë (në krye) (diçka) nisa të mendoj për diçka; u kujtova; më erdhi (më vajti) në mendje; më erdhi (më shkoi) ndër mend. Më vjen (më sillet) koka *rrotull (përqark). I erdhi mendja në *vend (dikujt). Më vjen (më sillet) mendja (koka) *vërdallë. Vras kokën (për diçka) shih vras mendjen (për diçka). Vuan për *mendtë e kokës (dikush). Vuan për (nga) *trutë e kokës (dikush). I zuri çarku kokën (dikujt) ka rënë në gjendje të vështirë e pa rrugëdalje; është në hall të madh, është shumë ngushtë, e ka punën keq; i zuri rrota (qerrja) bishtin. Më zuri koka u lodha a u mërzita shumë nga zhurmat, nga fjalët ose nga kërkesat e dikujt, nga diçka shqetësuese a diçka që nuk e dua etj., më dhemb koka nga ato, nuk duroj dot më. Ia ka zënë kokën me *derë (dikujt). Zë kokën (kryen) me dorë habitem e zemërohem nga diçka e padrejtë ose e rreme; çuditem shumë, se më duket krejt e papritur a e pangjarë; vë duart në kokë; (është) për të vënë duar në kokë. I zë koka në *tavan (dikujt). Më zien (më mizëron koka) kam shumë punë, shqetësime, halle etj. e s’di nga t’ia mbaj; më buçet koka; më del tym nga koka; më del zjarr nga koka; e kam kokën zjarr; më del avull nga koka; më avullon koka (kryet); më bën koka miza; më ziejnë trutë; më zien mendja; më ka rënë vala në kokë; më rrahin (shumë) çekanë në kokë; jam në tym; më këndojnë bilbilat; më digjet rrogozi nën vete.
POSÁ lidh. 1. Sapo, porsa. Posa e panë, iu hodhën në qafë. Posa të vijë, do t’i them. Eja, posa të hash bukë. Posa kakaris pula, do të bëhet furriku pa derman. (fj. u.).
2. bised. Përdoret për të ndërtuar fjali që shprehin lloje të ndryshme marrëdhëniesh shkakore; derisa, meqenëse, meqë etj. Posa nuk dëshiron, nuk po e thërres.
PÚL/Ë,~AI f. sh. ~A, ~AT 1. zool. (lat. Gallus domesticus) Shpend shtëpiak, me trup të vogël e me krahë të shkurtër, që mbahet për vezët dhe për mishin; femra e gjelit. Pulë e bardhë (e zezë). Pulë pikaloshe. Pulë këmbëleshe. Pulë e pjekur. Mish (vezë) pule. E vuri pulën klloçkë. Ra dhelpra në pula. Verbëria e pulave (mjek., veter.). Fle me pulat fle shumë shpejt. Pula e botës të duket më e majme. (fj. u.) gjëja e tjetrit të duket më e mirë. Pula e fqinjës (e tjetrit) të duket patë. (fj. u.) gjëja e tjetrit të duket më e mirë. Kur s’ke pulën, ha (edhe) sorrën. (fj. u.) kur s’ke mundësi tjetër pranon diçka më të keqe nga ajo që dëshiron. Kur s’ke pula, mos bëj “ish”! (fj. u.) mos u përziej në punë që s’të takojnë! Kur s’ke pula, pse hahesh me dhelprat? (mos u merr me dhelprat!) (fj. u.) mos u përziej në punë që s’të takojnë! Më mirë një vezë sot, se një pulë mot. (fj. u.). Pula bën vezën, kaposhi këndon. (fj. u.). Pula e vogël e bën vezën të madhe. (fj. u.). Pula bën vezën, kakaris e zgjon mëhallën, pela bën mushkën dhe nuk ndihet fare. (fj. u.). Posa kakaris pula, do të bëhet furriku pa derman. (fj. u.). Pulë shushkë e bishtpërpjetë. (fj. u.). Mos bëj si ajo pula: ka ka ka e vezë s’ka. (fj. u.). Meli i pulës (bot.) kostrevë. Rrush pule (bot.) mana toke. Thua pule (bot.) thuapulë. Pulë e groshme pulë pikaloshe. Verbëri e pulave (veter.).
2. Tërësia e shpendëve shtëpiak (meshkuj e femra). Lëshoi pulat. Ndolli pulat. Ushqeu pulat.
3. zool. Pjesë e parë e emërtimeve të pathjeshta për disa lloje pulash: Pula me çafkë (lat. Bonasa bohasia). Pulë deti (lat. Meleagris gallopavo domesticus) shpend i madh shtëpiak, me pupla zakonisht në ngjyrë të errët e pika-pika, me krahë të shkurtër, me kokën dhe një pjesë të qafës pa pupla, që rritet kryesisht për mish; femra e gjelit të detit, bibë, misëroke. Pulë dushke (lat. Scolopax) shaptore, shapkë. Pulë e egër (lat. Tetrax tetrax, Otis tetrax) shpend i egër me trup sa një pëllumb, me pendë zakonisht ngjyrë kafe në të kuqërremtë, me kokën të verdhë me njolla të murrme e me sqep ngjyrë kafe të mbyllur, që jeton në pyje të mëdhenj; pula e livadheve. Pulë fushe pula e zakonshme. Pulë gurece pulë guri, pulë me trup të vogël. Pulë hini pulëhine. Pula e livadhit (lat. Otis tarda) shpend i livadheve a i stepave, si gjel çafkor që vrapon shumë shpejt në tokë. Pula e moçalit (lat. Porphyrio porphyrio belluz). Pula e madhe e prerisë (lat. Tympanuchus cupido). Pula e vogël e prerisë (lat. Tympanuchus pallidicinchus). Pula qafëbardhë e shkëmbit (lat. Picathartes gymnocephaulus). Pula e shkurreve (lat. Megapodius eremita). Pulë shqerake. Pulë uji (lat. Gallinula chloropus) shpend i egër, i ngjashëm me shaptoren, me këmbë të gjata, që jeton në vende moçalore dhe ushqehet me peshk. Pulë e vogël e livadheve (lat. Otis tetrax L.) shpend i vendeve kënetore, me pupla të përhime me cirka të çelëta, që ushqehet me peshq.
4. Kokërr misri e pjekur, por që nuk ka plasur ose nuk është bërë pupagjel. Misri mbeti pulë.
5. fig. Njeri i urtë dhe i ndrojtur, njeri tepër i butë; njeri frikacak që përulet e nënshtrohet lehtë. E bëri pulë dikë e nënshtroi, e vuri nën urdhrat e veta; e shtroi, ia theu krenarinë. U bë pulë.
✱Sin.: pulkë, kaçullatë, kaçule, corkë, i urtë, i druajtur, i butë, frikacak, i përulur, i nënshtruar, i bindur.
♦ U bë pulë (dikush) mospërf. u urtua dhe iu përul e iu nënshtrua dikujt, u vu nën urdhrat e tij; u shtrua, nuk kundërshton për asgjë; e humbi krenarinë (zakonisht nga frika); u bë qengj; i ranë pendët (dikujt); i ranë fletët (dikujt). U bë *katëk pule (dikush) përçm. Kur të bëhet sorra pulë iron. shih kur të pjellë mushka iron. (Bën) si pula kur i vjen veza (dikush) nuk rri në një vend, lëviz andej-këtej; nuk ka durim të presë; s’i zë vendi vend (dikujt). Bie me pulat (dikush). 1. Fle shumë herët; është gjumash, nuk duron të rrijë vonë. 2. Është njeri i fjetur e i plogët; nuk e vret mendjen për asgjë. E kanë çukitur pulat (dikë) tall. nuk është në rregull nga mendja, ka shkarë, nuk është në vete, s’është në terezi; ka lajthitur, ka shkalluar ca; ka luajtur nga vidhat (dikush); ka një vidhë (një burgji) mangët (dikush); i janë liruar burmat (dikujt); i janë zbërthyer dërrasat (dikujt); i janë liruar rrathët (dikujt). E di ku pjell pula (dikush) e di ku është e mira, e gjen të mirën vetë. Sa *frëngu pulën. *Gushë pule përçm. *Gjel ndër pula. S’ia ha dhelpra pulat (dikujt) është i zoti, nuk ia hedh dot, di të mbrojë veten a të dalë nga gjendje të vështira; s’ia ha qeni shkopin. Ku ha pula *gur (strall). Sikur ka ngrënë *plëndës (katëk) pule (dikush) shaka. S’m’i ka ngrënë pula (sorra) *mendtë. S’ha pulë të ngordhur (dikush) nuk është budalla, nuk ia hedh dot; nuk pranon çdo gjë; s’e ha (s’e merr) sapunin për djathë. I ha pula *qurrat (dikujt) shpërf. Ka ngrënë *zemër pule (lepuri) (dikush) tall. Humbi si *shurra e pulës (dikush) përçm. S’hyn as në *shpatull të pulës (dikush) mospërf. S’ka pula e bën “ish” (dikush) shih s’ka pula e hahet me dhelprat (dikush). S’ka pula e hahet me dhelprat (dikush) përzihet në punë që s’i takojnë, jep këshilla a ndërhyn për diçka që s’ka lidhje me të; s’ka ndonjë hall a përgjegjësi e shqetësohet kot; s’ka pula e bën “ish”; fut hundët (hundën). Kur s’ka pulën ha (edhe) sorrën (dikush) ndonjëherë është i detyruar të pranojë diçka më të keqe nga ajo që dëshiron a që kërkon; bën si bën, mësohet edhe me kushte të vështira ose me pak gjë, ia del edhe me diçka pa shumë vlerë. Ka *zemër pule (lepuri) (dikush). Ku s’këndon as pulë e as gjel shumë larg, në një vend të humbur e të shkretë; s’dihet se ku; ku ha pula gurë; në anë të dynjasë; ku bën dreqi vezë. Me *këmbët e pulës. (E lëshon) si pula glasën (dikush) bised. e thotë a e bën diçka pa pasur parasysh se ku ndodhet e në ç’rrethana është, flet me vend e pa vend, pa i peshuar fjalët; sillet pa përgjegjësi e pa u menduar fare; (e lëshon) si lopa bajgën. Ia merr pula (macja) *bukën nga dora (dikujt) tall. E merr *vezën në bark të pulës (të sorrës) (dikush). Mëson *veza pulën! iron. Ka ngordhur ajo pulë (që bënte ato vezë) ka ikur ajo kohë e mirë; s’janë më ato kushte e rrethana, kanë ndryshuar kohërat. Nuk e nxjerr (dot) pulën nga kopshti (dikush) është shumë i ngathët, nuk është i zoti për asgjë; nuk e nxjerr (dot) qimen nga qulli. Pula e botës i duket më e majme (patë) (dikujt) gjëja e tjetrit i duket më e mirë; ka lakmi për gjënë e tjetrit, nuk është i kënaqur me të vetën. Pulë në grurë (në thekër, në mulli) njeri në mes të të gjitha të mirave, me të gjitha ç’i duhen, që nuk i mungon asgjë; ai që është në gjendje shumë të mirë; patë në gjetkëz; vezë në kulaç (në mes të kulaçit); veshkë në mes të dhjamit. Pula e huaj i bëhet patë (dikujt) iron. shih pula e botës i duket më e majme (patë) (dikujt). Pulë e lagur përçm. njeri frikacak a shumë i druajtur; që rri i përulur e i nënshtruar, sikur ka bërë faj ose ka frikë; mace e lagur; mi i lagur; edh i shtirë; (që rri) me bisht ndër shalë (dikush). Pulë qorre keq. njeri që punon pa kujdes, pa e menduar mirë diçka; dikush që shkon kuturu. Shumë pula e pak vezë shumë njerëz a zhurmë, por pak punë; shumë miza e pak mjaltë. Nuk e vë në *shpatull të pulës (dikë). Me *zemër pule (lepuri) shpërf.
SHËRÍM,~I m. 1. Gjendja kur ndiejmë kalimin e një sëmundjeje a të një dëmtimi fizik; mbyllja e plagës, shëndoshje, kurim. Shërimi i sëmundjes. Shërimi i plagës. Shërimi i lëkurës. Ilaç i shërimit. Nuk ka (nuk gjen) shërim. Nga shkaku deri te shërimi. I uroj dikujt shërim të shpejtë.
2. Mjet që shërben për të shëruar një sëmundje a një dëmtim fizik; mjekim; bar për mjekim, ilaç. Sëmundje pa shërim. Kurë shërimi. Nuk iu gjend shërimi kësaj sëmundjeje.
3. fig. Ndryshimi i një situate duke gjetur një rrugëdalje, shpëtim. Nuk ka shërim. Shërim shpirtëror. Shërimi i ekonomisë.
✱Sin.: shëndoshje, shëndetësim, mjekim, kurim, ngjallje, përtëritje, përmirësim, bar, ilaç, melhem, ngushëllim, derman.
ÇARÉ,~JA f., bised. Mjeti a mënyra për të gjetur zgjidhjen ose për të dalë nga një vështirësi; rrugëzgjidhje. Ia gjeti çarenë. Domosdo se s’kishte çare pa i dërguar në banesë. S’kam çare pa ia dhanë dorën.
✱Sin.: rrugëzgjidhje, derman.
♦ Bëj çare vjet. përpiqem për diçka e ia dal në krye; gjej a rregulloj diçka që më duhet. Ia gjeti çaren (diçkaje) vjet. e zgjidhi a e gjeti mënyrën si ta zgjidhë; ia gjeti barin (ilaçin); ia gjeti melhemin; ia gjeti çelësin. S’ka çare vjet. medoemos, patjetër, do të bëhet se s’bën.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë