Fjalori

Rezultate në përkufizime për “derdhem”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

DËKOHEM

DËK/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Derdhem, lëshohem me vrap. U dëkua për ta arritur.
2. pës. e DËKÓJ.
Sin.: zhdëpem, këputem, shembem, derdhem, rrëzohem, zbrazem.

GRUMBULLOHEM

GRUMBULL/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Bashkohemgrup me të tjerë në një vend, formoj me të tjerë një grumbull a një grup për qëllimecaktuara. U grumbulluan rreth zjarrit. U grumbulluan te sheshi. Janë grumbulluar shumë njerëz.
2. sport., vetv. Marr pjesë në një skuadër a në një ekip dhe bëj stërvitjeorganizuar para një ndeshjeje, një kampionati etj. U grumbulluanekipin kombëtar.
3. vetv., vet. v. III Vjen nga një ose nga disa anë dhe mblidhet në një vend. Grumbullohet uji nëpër rezervuarë. Grumbullohen retë.
4. vetv., vet. v. III (zakon. me një trajtëshkurtërpëremrit vetor në r. dhanore) mblidhet mjaft punëduhet bërë, më shtohet puna etj. është grumbulluar puna.
5. pës. e GRUMBULLÓJ.
Sin.: mblidhem, bashkohem, mbështillem, përqendrohem, tubohem, tubëzohem, ngrydhem, grupohem, dyndem, derdhem, rrasem, ngjeshem.

HAMULLOHEM
PËRHAPEM

PËRHÁP/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv., zakon. sh. Largohemidrejtimendryshme dhe mbushim një shesh a gjithë vendin.
2. vetv., vet. v. III Shtrihetdrejtimendryshme diçkaështë e grumbulluar në një vend; zë gjithë vendin, pushton; prishet një grumbull, shpërndahet. U përhapën nëpër pyll (nëpër fushë). U përhap mjegulla. U përhap flaka (zjarri). Përhapën tingujt. Përhapet aroma e luleve. Përhapen rrezet e diellit.
3. vetv., vet. v. III Merr një shtrirje a përpjesëtimgjerë, zgjerohet; kap edhe vendetjera. Përhapet mbjelljasera. Përhapet përdorimi i pajisjeve kompjuterikemësim.
4. vetv., vet. v. III Kalon një sëmundje nga njëri tek tjetri, prek një shumicë njerëzish, mbartet, shtrihet. Sëmundjet ngjitëse përhapen shpejt.
5. vetv., vet. v. III Bëhet e ditur a e njohur për të gjithë ose për një rrethgjerë njerëzish; përvetësohet nga një shumicë njerëzish; shtrihet, popullarizohet. U përhap fjala (lajmi) se... Përhapet përvoja e më të mirëve.
6. vetv. Shpërndahem e merrem me gjëratjera që nuk lidhen shumë me thelbin e një çështjeje; zgjatem për së tepërmi kur merrem me studimin, me shqyrtimin a me trajtimin e diçkaje; nuk përqendrohemdiçka, hapem. U përhaphollësira (në gjërapanevojshme). Punon shumë, po përhapet tepër.
7. pës. e PËRHÁP.
Sin.: shpërndahem, përndahem, hapem, shpërhapet, shpërderdhet, shkoqem, përshkoqem, përshkënditem, hallakatem, davaritem, zhdavaritet, tuhatem, damahushet, përbishtem, shqepem, shtrihem, zgjerohem, derdhem, bie, qarkullohem, shpërpallet, dal, shkon, vete, kalon, tërhapem, zgjerohem, përdegem, çakërdisem, pushtohem, shkapërderdhem, shprishem, zhvillohem, rritem, shtrapëzohet, dëgjohem, njihem, përvetësohet, popullarizohem, hapërdahem, zgjatem, hapem, tërhapem. shpërqendrohem, shtohem, tejçohet, tejshtrihet, rrezatohet, depërton, gëlon, jehon.

RRËNXOHEM

RRËNX/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR vetv.shket dhjamët, derdhem ndër vete, dëkohem. U rrënxua keq.
Sin.: dëkohem, shembem.

SHKREHEM

►SHKRÉH/EM jovep., ~A (u), ~UR . vetv., vet. v. III Lirohet vetiu diçka që ka qenë e ngrehur ose diçka që ka qenë e tendosur kund. ngrehet. U shkreh tenda.

2. vetv., vet. v. III Shkrepet arma vetë; zbrazet. Iu shkreh çiftja (pushka,). Iu shkreh arma duke e pastruar. U shkreh në ajër.

3. vetv., vet. v. III Bëhet si më parë një mjet a një vegël duke shkuar vetë në gjendjen fillestare; zbërthehet, zgjidhet, hiqet. U shkreh kurtha.

4. fig., vetv., vet. v. III Prishet një bisedë a punë e nisur; pushon, mbaron. U shkreh puna (dasma).

5. fig., vetv. Gajasem nga të qeshurit a nga të qarët; më shkrepet. Iu shkreh një e qeshur. U shkreh në vaj.

6. fig., vetv. Lodhem aq shumë sa mezi qëndroj më këmbë; këputem, tretem. U shkreh fare. M'u shkreh trupi.

7. fig., vetv. Mundem zakonisht në një betejë; thyhem, shkatërrohem. Pushtuesit u shkrehën.

8. fig., vetv. I drejtohem dikujt me të shara e me të bërtitura. Pse më shkrehesh mua? Iu shkreh të birit.

9. fig., vetv. Derdhem, lëshohem, dyndem. U shkreh ushtria drejt fushës.

10. pës. e SHKREH.

Sin.: shkrepet, zbrazet, ndizet, zbërthehet, zgjidhet, hiqet, prishet, rraskapitem, dobësohem, tretem, ligem, gajasem, zbruhem, lëshohem, mundem, mposhtem, thyhem, shkatërrohem, shkalafitem, shkurdiset.

SULEM

SÚL/EM jovep., ~A (u), ~UR vetv. 1. Nisem me vrap për diku, derdhem me turr deri në një vend, turrem. Sulu deri te libraria. U sul brenda duke iu marrë fryma. Aeroplanët sulen drejt qiellit. U sulgjente mjekun.
2. Hidhem mbi dikë për ta mposhtur, për ta rrëzuar a për ta mundur; i lëshohem dikujt, e sulmoj; kund. tërhiqem, sprapsem. U sulën mbi armikun. U sulën me armë. Iu sulën qentë e rrugës. Ata suleshin përpara me guxim.
3. fig. I vihem një pune me ngulm, e marr me vrull diçka. U sulen arave. Iu sul malit me guxim.
4. bised. I drejtohem dikujt me qortime e fjalërënda, e sulmoj me fjalë. Mos iu sul ashtu! Iu sul me fjalëashpra.
Sin.: vërsulem, lëshohem, derdhem, pilohem, vrapoj, sulmoj, hov, hidhem, lëshohem, flakëroj, furem, mësyj, kërcej.

TURREM

TÚRR/EM jovep., ~A (u), ~UR vetv. 1. Vërsulem me të shpejtë drejt dikujt a drejt diçkaje, hidhem me vrull mbi dikë a mbi diçka; marr hov e lëshohem me vrap përpara, sulem; vete me vrap diku. Iu turrën qentë. Turrem me vrap (me të shpejtë). Fëmijët u turrën në det. Çeta u turr mbi armikun. Iu turr përsipër. Iu turr nga prapa. U turr në mes të flakëve. U turr ta shpëtonte. Turru deri te vëllai e shiko a është aty! U turrën tërë njerëzitsheshin e fshatit.
2. fig. I sulem dikujt me fjalë a me kërcënime, i vërsulem, e sulmoj. Iu turr me fjalë. Iu turr me zemërim (me tërbim). Mos m’u turr mua për këtë!
3. fig., vet. v. III Vjen me vrull e me kërcënim, na sulmon e na rrezikon. Po u turret një rrezik i madh.
Sin.: vërsulem, sulem, mësyj, derdhem, lëshohem, kanoset.

VËRSULEM

VËRSÚL/EM jovep., ~A (u), ~UR vetv. 1. Turrem me vrull e me vrap për diku, sulem me vrull, lëshohem me vrap. Iu vërsul armikut. M'u vërsul qeni.
2. fig. E sulmoj dikë me fjalë a me kërcënime, i turrem. Iu vërsul me britma (me të shara).
Sin.: derdhem, vrullem, vrulloj, lëshohem, turrem, sulem, vërvitem, flakem, hidhem.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.