Fjalori

Rezultate në përkufizime për “derëzi”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

BARKANJAR

BARKANJÁR,~E mb. 1. Barkjashtë.
2. Barkfryrë1. - Ë, mor derëzi, u bëre barkanjar!
3. si em. m. e f. Sipas kuptimevembiemrit.

DERËBARDHË
DERËKATRAN
DERËTERRË
DERËZI

DERË/ZÍ,~ZÉZË mb. 1. Që ka pasur shumë fatkeqësimëdha, që i ka rënë ziashtëpi; kund. derëbardhë.
2.është i mjerë, i shkretë; edhe mallk. qoftë fatkeq e i mjerë, që iu nxiftë jeta; kund. derëbardhë. Baba derëziu! Nënat derëzeza! Derëzestë ata, ç’i gjeti!
3. si em. m. e f. Sipas kuptimevembiemrit; kund. derëbardhë. - Ç’bëre kështu, moj derëzezë? - S’kishin faj, derëzestë! Kishte një vatër fëmijë, derëziu. - Ik, o derëzi, ç’të duhet! - T’u nxiftë jeta, o derëzi! (mallk.). Të më duash derëzinë, / Se për ty prisha shtëpinë. (folk.).

DITËZI

DITË/ZÍ,~ZÉZË mb. 1. Që ka pësuar një fatkeqësimadhe, që i kanë vdekurafërmit dhe ka mbetur i shkretë; që s’e ka gëzuar jetën, që s’ka parë një ditëbardhë; derëzi, fatzi; mallk. që e pastë jetënzezë; kund. ditëbardhë. Grua (nënë) ditëzezë.
2. si em. m. e f. Sipas kuptimitmbiemrit; kund. ditëbardhë. – Ç’e gjeti, ditëziun!

SHKRONJËZI

SHKRONJË/ZÍ,~U m. sh. ~NJ, ~NJTË Ai që e ka fatin e zi; kund. shkronjëbardhë. Ai shkronjëzi jetonte vetëm.

Sin.: fatzi, fatkeq, fatmjerë, ditëzi, derëzi, orëzi, orëvdekur.

ZJARRSHUAR

ZJARRSHÚAR mb., bised. 1. Që i kanë vdekurgjithështëpisë, që ka mbetur vetëm, i panjeri; i shkretë; pragshuar, derëshuar; si mallk. që iu shoftë shtëpia, që iu shoftë pragu. Mbeti zjarrshuar. Ferra e nisi e ferra e grisi atë zjarrshuar. (folk.).
2. si em. m. e f. Sipas kuptimitmbiemrit. - Ç’e gjeti zjarrshuarën!
Sin.: i panjeri, i shkretë, i mjerë, pragshuar, derëmbyllur, derëshuar, derëzi.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.