Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
DERËBÁRDHË mb. 1. Që është a që qoftë i lumtur e i gëzuar së bashku me njerëzit e shtëpisë; kund. derëzi, derëzezë. Baba derëbardhë. - Qofsh derëbardhë! (ur.).
2. si em. m. e f. Sipas kuptimit të mbiemrit. - Mos u mendo shumë, o derëbardhë! - Ç’erdhe kaq shpejt, moj derëbardhë!
DERËKATRÁN,~E mb. Derëzi; kund. derëbardhë.
DERË/ZÍ,~ZÉZË mb. 1. Që ka pasur shumë fatkeqësi të mëdha, që i ka rënë zia në shtëpi; kund. derëbardhë.
2. Që është i mjerë, i shkretë; edhe mallk. që qoftë fatkeq e i mjerë, që iu nxiftë jeta; kund. derëbardhë. Baba derëziu! Nënat derëzeza! Derëzestë ata, ç’i gjeti!
3. si em. m. e f. Sipas kuptimeve të mbiemrit; kund. derëbardhë. - Ç’bëre kështu, moj derëzezë? - S’kishin faj, derëzestë! Kishte një vatër fëmijë, derëziu. - Ik, o derëzi, ç’të duhet! - T’u nxiftë jeta, o derëzi! (mallk.). Të më duash derëzinë, / Se për ty prisha shtëpinë. (folk.).
LÚMTUR (i, e) mb. 1. Që i ka të gjitha të mirat, që është shumë i kënaqur e i gëzuar në jetë e në punë, që jeton në luturi; fatbardhë; kund. i mjerë. Njeri i lumtur. Vajzë (nënë) e lumtur. Fëmijë (prindër) të lumtur. Rini (fëmijëri) e lumtur. I lumtur si fëmijë. E bëri të lumtur dikë. Rronte i lumtur. Qofsh i lumtur! ur.
2. Që është i mbushur me lumturi; që të jep lumturi; kund. i mjerë. Jetë e lumtur. Vite (ditë, çaste) të lumtura. E ardhmja e lumtur. Kam fatin e lumtur që jam midis jush.
✱Sin.: fatbardhë, fatlumtur, fatmirë, derëbardhë, fatlum, i bardhë, i mbarë, i uruar, i shkëlqyer, i kënaqur, i gëzuar, ditëbardhë, i trëndafilt, jetëbardhë, dritëmadh.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë