Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
DEPOZITÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur depozitoj diçka; grumbullimi e ruajtja në një vend të posaçëm e një sasie të madhe malli a diçkaje tjetër për ta përdorur me vonë. Depozitimi i prodhimeve (i mallrave). Qendër depozitimi. Depozitimi i të hollave (i kursimeve).
2. spec. Diçka që depozitohet ose grumbullohet, përqendrohet a ruhet në një vend; depozitë. Depozitime argjilore (gjeol.). Shton (tërheq) depozitimet (fin.).
►DEPOZIT/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR pës., vet. v. III e DEPOZITÓJ. Padia depozitohet në gjykatë (drejt.). Argjila është depozituar në grykëderdhje për shkak të rreshjeve (gjeol.). Shuma depozitohet në bankë (fin.).
GARANCÍ,~A f. sh. ~, ~TË 1. Siguri që prodhuesi e shitësi i jep blerësit për cilësinë e një malli për një kohë të caktuar; përgjegjësia e prodhuesit dhe e shitësit që lind nga kjo siguri; koha e caktuar sa zgjat kjo siguri. Garanci gjashtëmujore (njëvjeçare). Afati i garancisë. Fleta e garancisë. Shitje (blerje) me garanci. Televizor (radio, orë) me garanci. Mbaron garancia. Me (pa) garanci.
2. Send me vlerë (mall, para etj.), që depozitohet ose që i jepet dikujt për të siguruar diçka. Garanci bankare. Garanci në mall (në para). Jep garanci. Derdh (tërheq) garancinë.
3. fig. Kusht a faktor që siguron suksesin e diçkaje, mbështetje e sigurt për diçka, siguri. Garanci e shëndoshë (e plotë). Garanci kryesore. Garanci politike. Është garanci për fitoren (për zhvillimin e mëtejshëm, për mbrojtjen e atdheut).
4. drejt. Siguri e cila i jepet dikujt për një të drejtë që i takon në bazë të ligjeve a të urdhëresave shtetërore. Garanci juridike. Garanci ligjore.
5. dipl. Sigurimi që japin dy a më shumë shtete për të zbatuar një marrëveshje ndërkombëtare; tërësia e detyrimeve që rrjedhin nga kjo. Garancia për zbatimin e traktatit. Nuk vlejnë garancitë diplomatike.
✱Sin.: siguri, dorëzani.
MOSDEPOZITÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Pamundësi, paaftësi ose kundërshtim për të depozituar diçka; veprimi dhe gjendja kur nuk e depozitoj ose kur nuk depozitohet diçka; kund. depozitim. Mosdepozitimi i dokumentacionit ligjor brenda afatit të caktuar solli probleme.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë