Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
LANDFÍLL,~I m. sh. ~E, ~ET Depozitim mbeturinash, vend për asgjësimin e mbeturinave dhe të materialeve të tjera duke i groposur dhe duke i mbuluar me dhe, vend ku trajtohen mbeturinat. Ata vendosën të hedhin mbetjet ndërtimore në landfillin lokal.
MOSDEPOZITÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Pamundësi, paaftësi ose kundërshtim për të depozituar diçka; veprimi dhe gjendja kur nuk e depozitoj ose kur nuk depozitohet diçka; kund. depozitim. Mosdepozitimi i dokumentacionit ligjor brenda afatit të caktuar solli probleme.
PIKËREFUZÍM,~I m. sh. ~E, ~ET libr. Vend ku hidhen ose grumbullohen mbeturinat, për depozitim ose për asgjësim; landfill.
PRECIPITÍM,~I m. sh. ~E, ~ET kim. 1. Veprimi kur precipiton. Precipitimi i kripërave.
2. Dukuri kimike kur një lëndë e patretshme kullon e bie në fund.
✱Sin.: fundërrim, kullim, depozitim.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë