Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
DEPOLITIZÚAR (i, e) mb. Që është i zhveshur nga tiparet a nga ndikimet politike; i shpolitizuar; kund. i politizuar. Sistem drejtësie i depolitizuar. Proces i depolitizuar.
►EMANCIP/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Çlirohem nga varësia e dikujt a e diçkaje, fitoj të drejtat që më përkasin. Sindikatat të emancipohen pak lidhur me rolin e tyre në këtë shoqëri. Duhet depolitizuar shoqëria që të emancipohet politika. Duhet kohë që shoqëria të emancipohet.
2. vetv. Heq dorë nga kufizimet morale, çlirohem nga pengesat që më vendos morali konvencional. Femrat po emancipohen më shpejt se meshkujt. Me kalimin e kohës kjo shoqëri do të emancipohet.
3. pës. e EMANCIPÓJ. Elita nuk mund të emancipohej nga pushteti i vjetër. Mania për t’u emancipuar nga kontrolli fetar.
✱Sin.: çlirohem, ndriçohem, qytetërohem, zhvillohem.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë