Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
DEPISTÍM,~I m., mjek. 1. Veprimi kur depistoj; kontroll për zbulimin e mikrobeve, të sëmundjeve etj. në krejt popullsinë ose në grupe të caktuara të saj. Depistimi masiv depistim që zbatohet në gjithë popullatën. Depistimi përzgjedhës depistim që zbatohet në nëngrupe të popullatës me rrezik të lartë për sëmundje, si pasojë e historisë familjare, e moshës ose e kushteve të mjedisit. Depistimi oportunist depistim që zbatohet vetëm tek ata që vizitohen në shërbimet shëndetësore për arsye të ndryshme.
2. Gjendja e dikujt a e diçkaje kur e kemi depistuar ose kur jemi depistuar vetë. Programi kombëtar i depistimit të kancerit.
✱Sin.: zbulim, gjurmim, ndjekje.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë