Fjalori

Rezultate në përkufizime për “depërtohet”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

NDËRDEPËRTOHET

NDËRDEPËRT/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR vetv., vet. v. III 1. Depërtohet midis diçkaje.
2. kryes. sh. Depërtojnë ndërsjelltas te njëri-tjetri. Kufijtë midis privates dhe publikes ndërdepërtohen. Disiplinat e krijuara nga njeriu ndërdepërtohen.

PADEPËRTUESHËM

PADEPËRTÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. 1. Që nuk e lejon diçka ta depërtojë tejpërtej, i papërshkueshëm; nëpërcilin nuk munddepërtohet; kund. i depërtueshëm. Lëkurë e padepërtueshme. Trup i padepërtueshëm. Pyll i padepërtueshëm.
2. fig. libr. Që nuk mund t’ia kuptosh mendimet, qëllimet a ndjenjat, që nuk ia blen dot mendjen, i mbyllur. Njeri i padepërtueshëm.
Sin.: i papërshkueshëm, i pakuptueshëm.

PENETROHET

►PENETR/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR vetv., vet. v. III Depërtohet.

ZHBIROHET

ZHBIR/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR pës., vet. v. III e ZHBIROJ.
Sin.: shpohet, birohet, brimohet, depërtohet, përshkohet, ngulmohet, gjurmohet, gërmohet, kërkohet.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.