Fjalori

Rezultate në përkufizime për “denigrues”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

DENIGRUES

DENIGRÚES,~E mb., libr. 1.denigron, përgojues. Veprim denigrues. Njeri denigrues.
2. si em. m. e f. Sipas kuptimitmbiemrit. Denigrueszellshëm. Veprime prej denigruesi.
Sin.: zhvlerësues, përgojues, njollosës, poshtërues, nxirues.

GJUHË

GJÚH/Ë,~AI f. sh. ~Ë, ~ËT 1. Organ i mishtë e i lëvizshëmgojë, që shërben për të shijuar dhendihmon për të përtypur e për të gëlltitur ushqimin, ndërsa te njeriu shërben edhe si organ i të folurit. Gjuhë e gjatë (e shkurtër). Shpina (maja) e gjuhës. Lëpin me gjuhë. Nxori gjuhën. Kafshoi padashur gjuhën. Dogji gjuhën. Iu trash gjuha iu ënjt gjuha ngapirët ose nga një sëmundje. Gjuhë djegëse. Gjuhë e rrudhur. Gjuhë e veshur. Gjuhë atrofike (lat. Lingua glabra) kur muskujt e gjuhës dobësohen, duke e bërë atë të duket e hollë, e lëmuar dhe me funksionkufizuar (anat.). Gjuhë hullizore (lat. Lingua plicata) ku sipërfaqja e gjuhës paraqet rrudha, brazda ose çarjethella, zakonishtpadëmshme dhelindura (anat.). Gjuhë manaferrash. Gjuhë qimesore (lat. Lingua nigra) ku gjuha mbulohet me shtresëerrët dhedendur, si qime (anat.). Gjuhë e zezë. Gjuhë gjeografike gjendje beninje ku gjuha paraqet njollalëmuara me formaparregullta, si hartë (mjek.). Gjuhë e bardhë.
2. fig. Te njeriu ky organ shërben për të folur dhe si shprehës e kumtues i mendimeve e i ndjenjavenjeriut; të folurit; kryes. sh. ata që thonë e përhapin diçka; goja. Gjuha është prej tuli (fj. u.) gjuhën mund ta vërtitësh si të duash e të thuash ç’të duash. Gjuha pret hekurin (çan gurin, çan shkëmbin) (fj. u.) gjuha ka forcëmadhe. Gjuha kocka s’ka e kocka thyen (fj. u.) gjuha ka fuqimadhe.
3. fig. Diçka e zgjatur, e ngjashme nga trajta me këtë organnjerëzve ose të kafshëve. Gjuhët e flakës. Gjuha e qiriut. Gjuhë dëbore.
4. gjeogr. Rrip i gjatë e i ngushtë tokezgjatet nga bregu në ujë. Gjuhë dheu. Gjuhë toke.
5. Gjuhëz. Gjuha e këmborës.
6. bot. Pjesë e parë e emërtimevepathjeshtatregojnë llojendryshme bimësh. Gjuhë deleje (lat. Mirabilis jalapa; Mirabilis uniflora) bimë zbukurimi me lulekuqe, të purpurta, të verdha ose të bardha, që çelin pasdite vonë; lule akshami. Gjuhë dreni (lat. Asplenum scolopendrium) fier me gjetheformë llape, 10–60 cm i lartë; bar dreni. Gjuhë e dacit. Gjuhë e drerit tjegullorja. Gjuhë e dhelprës dejza. Gjuhë e gjarprit shtanga. Gjuhë lepuri (lat. Nonea) bimë barishtore një a shumëvjeçare, me kërcell dhe gjethe pushatake, me lule ngjyrëvjollcë, të kuqe ose të bardha. Gjuhë lope (lat. Anchusa officinalis) gjuhëlopë. Gjuhë e lopës e kaltër gjuhëza e lopës. Gjuhë e lopës laramane (lat. Anchusa variegata). Gjuhë kau (lat. Helmintia echioides) bimë barishtore një a dyvjeçare, me kërcell deri 1 m të lartë e gjethe pushatake, me luleverdhë, e përhapur kryesishtviset mesdhetare dhezona me klimëbutë. Gjuhë e nepërkës ushqerëza. Gjuhë nuseje gjembaç. Gjuhë e nuses e çarë kulpra e zezë. Gjuhë e nuses e fortë këmba e laureshës. Gjuhë vjehrre (lat. Epiphyllum) bimë zbukurimi, e dendur si shkurre, me gjethegjata, të tulta e me dhëmbëza anash, që çel lulemëdhabardha, ngjyrë trëndafili ose të kuqe; lulesharrë. Gjuhë e qenit.
Sin.: llapë, ligjërim.
(U bëra) si gjuhagojë shih m’u lag gjuhagojë. S'i bie gjuha në *gojë (dikujt) keq. I ra gjuha e këmborës (dikujt) tall. 1. Nuk i dëgjohetzëri, nuk ndihet më. 2. Nuk e dëgjonaskush, nuk ia vë veshinasnjeri, i ka rënë vlera. Më ra gjuha (përtokë) fola shumë e vazhdimisht për diçka, po s’ma vuri veshin njeri; u lodhafoluri e së përsërituri vazhdimisht e me këmbëngulje një këshillë, një kërkesë etj.; vajti (më shkoi) goja (buza) te veshi (prapa veshit); më vajti goja prapa qafës; më ra goja; më zuri gjuha (goja) lesh; më doli gjuha (një pëllëmbë, nga vendi); shkula barkun. Më ra *maja e gjuhës përdhe. Më doli gjuha një pëllëmbë (një pashë, nga vendi) tall. 1. U lodha shumë nga një punë e rëndë, nga një rrugë e gjatë etj.; doli llapa. 2. U lodhfoluri; s’pushonfoluri; më ra gjuha (përtokë). Ia di gjuhën (dikujt) e njoh mirë, e di mirë ç’mendon, ç’qëllime ka etj.; e kuptoj lehtë e plotësisht, e kuptoj ku e ka fjalën a ç’kërkon. E dredh gjuhën (dikush) i bën bisht bisedës, i shmanget ballafaqimit në bisedë; nuk i qëndron fjalës, e ndryshon fjalën a qëndrimin, e dredh; e ha fjalën; e dredh fjalën. I ecën (i bredhërin) gjuha para mendjes (dikujt) flet pa u menduar mirë, rrëmbehet në të folur; flet shumë, është llafazan; i jep gjuhës (dikush). Flasin gjuhëndryshme nuk e kuptojnë njëri-tjetrin, nuk merren vesh, secili me të vetën; secili ka mendjen e vet, ç’thotë njëri nuk thotë tjetri. Fshihet pas gjuhës vet (dikush) nuk e shpërfaq veten kur flet, nuk e zbulon budallallëkun e vet; i fsheh qëllimet e veta, e mbulon qëllimin e keq me fjalëbukura; e përligj veten me fjalë. S’i futet gjuhagojë (dikujt) s’pushonfoluri duke kërkuar a duke këmbëngulur për diçka; i ra gjuha përtokë. Gjej gjuhëpërbashkët (me dikë) arrijmerrem vesh me dikë, pajtohemmendime e në veprime me të; i zgjidh mosmarrëveshjet me dikë me mirëkuptimndërsjellë. Me gjuhën e Ezopit duke i shprehur mendimetmënyrëtërthortë e të figurshme, me gjuhëfshehtë. Gjuhët e gjata janë lodhur tall. llafazanët e kritizerët nuk flasin më, i kanë lënë kritikat a sharjet për dikë a për diçka, po heshtin më në fund, se e panë që s’arrijnë dot qëllimin denigrues. Si gjuhagojë. 1. Shumë i nevojshëm; i domosdoshëm. 2. Shumë i lëvizshëm, që nuk rri dot pa lëvizur; që s’rri në një vend. Me gjuhën e vogël keq. heshturazi, pa folur hapur e me çiltërsi. I ha gjuha (dikujt) nuk i rrihet pa folur; nuk duron dot pa e thënë diçka; hyn e ngatërrohetbiseda që nuk i takojnë. hëngri gjuha fola pa dashur për diçka; s’m’u ndenj e thashë diçka që s’duhej thënë; shkau (më rrëshqiti) gjuha; më shpëtoi (më shkau, më rrëshqiti) goja. Sa i ha gjuha shumë, pa pushim e pa kufizime (në të folur). Ia heq gjuhën ariut (dikush) është guximtar dhe trim i rrallë; edhe djallin për veshi. E ka holluar gjuhën (dikush) fletthjesht e më qartë; i mat mirë fjalët, flet pak e me mend; pret (tjerr) hollë. Është i gjuhës (dikush) shih është (i zoti) i gojës (dikush). I jep gjuhës (dikush) flet shumë, nuk i pushon goja; flet mbarë e prapë, llap shumë; s’i vë fre gojës (gjuhës); e ka lëshuar gjuhën; ka gjuhë; i jep gojës; i ecën (i bredhërin) gjuha para mendjes (dikujt). I jep *liri gjuhës (dikush) keq. Kafshoi (hëngri, zuri) gjuhën (dikush) përçm. 1. E detyroi vetenheshtë; u përmbajt e pushoi menjëherëfoluri, e zotëroi veten; e mbajti gojën. 2. U pendua për atë që tha e pushoifoluri, e kuptoi se foli keq dhe heshti menjëherë. 3. përçm. Vdiq; ngordhi; hëngri (kafshoi) dhe. Ka dymbëdhjetë gjuhë (dikush) përçm. është llafazan i madh, të mbyt me fjalë; s’i vë fre gojës. Ka gjuhë (dikush) keq. është llafazan i madh, flet shumë e pa vend; merrtjerët nëpër gojë; i jep gjuhës; s’i lodhet gjuha (dikujt); ka llapë (të madhe) bised. S’ka gjuhë (dikush). 1. Nuk di t’i shprehë bukur e qartë mendimet; nuk flet rrjedhshëm e shkoqur, nuk është i gojës. 2. Është njeri pa fjalë, është fjalëpakë; është shumë i urtë e i bindur; nuk përgojon njeri, nuk merret me thashetheme. E ka gjuhën *arëz (dikush). E ka gjuhën (gojën) *brisk (dikush). E ka gjuhën (llapën) *të gjatë (një pëllëmbë, një pash) (dikush) keq. E ka gjuhën *gjilpërë (majë gjilpëre) (dikush). E ka gjuhën *lëpjetë (dikush). E ka gjuhën (gojën) *lëshuar (dikush). E ka gjuhën *lopatë (dikush) tall. E ka gjuhën *të mprehtë (dikush). E ka gjuhën *të rëndë (dikush). E ka gjuhën *të situr (dikush). E ka gjuhën *shpatë (dikush). E ka në *majëgjuhës. Ka shtatë palë gjuhë (dikush) është llafazan; merr tërë botën nëpër gojë; është gjuhustër; ka ngrënë plëndës pule shaka.; ka dymbëdhjetë gjuhë përçm.; flet me pesë gojë mospërf. E kthen (e lakon) gjuhën (dikush) e ndryshon fjalën a ndërron qëndrimin e mëparshëm, flet ndryshe (zakonisht para një kundërshtimifortë etj.); thotë a mbronkundërtën; e dredh gjuhën. M’u lag gjuhagojë u laga i tëri me ujë, s’më mbeti gjë në trup pa u lagur nga shiu etj.; (u bëra) si gjuhagojë; u bëra qull; u bëra ujë. Për ta lëpirë me gjuhë (diçka) shumë e pastër, ndrit nga pastërtia. Ia lëshoi *frerin gjuhës (gojës) (dikush). E ka lëshuar gjuhën (dikush) flet kot, me vend e pa vend; llomotit shumë; është bërë gojështhurur; i jep gjuhës; e ka lëshuar gojën; ia lëshoi frerin gojës (gjuhës); nuk i vë fre gojës (gjuhës); e ka shthurur gojën; e ka lëshuar llapën përb. bised.; kund. e mblodhi (e rrudhi) gjuhën. Ia lidh gjuhën (dikujt) e detyroj të mos flasë më, e bëj që të heshtë e të mos thotë çfarë mendon; e detyroj ta mbajëfshehur diçka që di; ia mbyll (ia zë) gojën; kund. ia zgjidh gjuhën. Iu lidh (iu pre) gjuha (dikujt) s’tha dot asnjë fjalë, ngeci e s’mundflistenga tronditja, nga frika etj.; iu lidh gjuha (fjala) komb; iu lidh (iu pre) goja; kund. iu zgjidh gjuha. E lidh gjuhën për *dhëmbësh (dikush). Iu lidh gjuha *komb (nyjë) (dikujt). S’i lodhet gjuha (dikujt) s’pushonfoluri, grin; është llafazan i madh; ka gjuhë. E mban gjuhën prapa dhëmbëve (ndër dhëmbë) (dikush) përmbahet e nuk flet, e shtrëngon dhe e frenon veten që të mos flasë; i vë fre gojës (gjuhës); e mbyll (e kyç, e mbërthen, e qep) gojën. E mblodhi (e rrudhi) gjuhën (dikush) u përmbajt në të folur, heshti, nuk fletmbarë e prapë; i vuri fre gojës (gjuhës); ia shtrëngoi frerin gojës (gjuhës); kund. e ka lëshuar gjuhën. Iu mpi gjuha (dikujt) u hutua fare sa s’mundifliste; ngeci, nuk di ç’të thotë; iu zu (iu tha) gjuha; iu pre goja; i humbi fjala nga goja. ngrin gjuhagojë shih bëhet pështyma akull. Iu ngjit gjuha pas qiellzës (dikujt) s’po nxjerr dot asnjë fjalë nga goja, ngeci nga frika, nga që nuk di ç’të thotë etj.; iu tha pështymagojë (në fyt). Ka nisur t’i dalë gjuha (dikujt) keq. ka filluarkundërshtojë, ta kthen fjalën, nuk është si më parë; e ka zgjatur gjuhën (dikush). I nxori gjuhën (dikujt) e përqeshi dikë, e talli; e vurilojë (dikë). Ia nxori gjuhën (një pëllëmbë, një pash) (dikujt) e lodhi shumë, e rraskapiti. Ta nxjerr gjuhën nga qafa (dikush) të bënflasësh me pahir; të detyronthuash diçka që nuk dëshiron ta thuash ose t’i përgjigjesh dikujt e ta qortosh dikë që të flet rëndë e pa të drejtë, që të fyen, që të thotë ndonjë marrëzi a shpifje ose që sillet shumë keq. I pret gjuha (brisk) (dikujt) flet rrjedhshëm dhe me mprehtësi; është gojëtar e ta jep përgjigjen menjëherë; është shumë i zgjuar; i pret goja (brisk); i punon goja; është (i zoti) i gojës. I pret gjuha (goja) *hekur (dikujt). S’i pushon gjuha (dikujt) shih s’i pushon goja (dikujt). E rëndoi gjuhën (dikush) flet me fjalërënda, fyese a të ndyta. Nuk i rri gjuha rehat (në vend, prapa dhëmbëve) (dikujt) nuk duron dot pa folur; s’pushonfoluri; s’i zë gjuha vend (ndër dhëmbë); s’i pushon goja; s’e mbyll gojën (dikush); s’i mbyllet (s’i rri) goja. shkau (me rrëshqiti) gjuha u gabovafola, thashë padashur diçka që nuk duhej ta nxirrja; hëngri gjuha; më shpëtoi (më shkau, më rrëshqiti) goja. Ia shkul gjuhën ujkut (dikush) shih ia heq gjuhën ariut (dikush). E shkurtoi (e preu) gjuhën (dikush) nuk foli më, heshti; e preu gojën; e mbylli (e kyçi, e mbërtheu, e qepi) gojën. E shpie gjuhën te dhemb dhëmbi flas a mendoj për diçka që më shqetëson, merrem gjithnjë me hallinkam, kthehem vazhdimisht te diçkadua ta zgjidh. Ia shtrëngoi *frerin gjuhës (gojës) (dikush). E tërheq për gjuhe (dikë) e detyronflasë e të thotë atë që s’dëshiron a që s’duhet thënë, e bënflasë si do ai; e heq (e tërheq) për hunde (për hundësh). I është trashur gjuha (dikujt) mospërf. mezi i shqipton fjalët ngaqë ka pirë shumë, flet copa-copa e pa lidhje ngapirët; i merret goja. T’u thaftë gjuha! mallk. mos folsh dot më!; qofsh i mallkuar! (kur dikush thotë diçkakeqe a të kobshme, kur ndjell një fatkeqësi, kur mallkon a është ogurzi etj.); t’u thaftë goja! M’u tha gjuha. 1. Nuk flas dot më shumë, e kam thënë a e kam shpjeguar diçka shumë herë, sa jam lodhurfoluri; më ra gjuha (përtokë); më ra goja; më zuri gjuha (goja) lesh. 2. S’e thashë diçkaduhej ta thosha, nuk e tregova diçkaduhej ta tregoja; nuk fola kur duhej të flisja, më mirëkisha folur; m’u tha goja. Si s’m’u tha gjuha keq. ç’pata që e thashë, nuk duhej të flisja a të tregoja diçka që s’duhej thënë; si s’m’u tha goja. vajti (më shkoi) gjuha *prapa. I vë *fre gjuhës (gojës). I zbërthej gjuhën (*gojën) (dikujt). zuri gjuha (goja) *lesh. S’i zë gjuha *vend (ndër dhëmbë) (dikujt). E ka zgjatur gjuhën (dikush) ka nisurflasë shumë e të kërkojë shumë, është llafazan; flet shumë kundër dikujt a kundër diçkaje, e shan e merret me thashetheme; e ka hapur (shumë) gojën; e merr (e mban) nëpër gojë (dikë). E zgjidhi gjuhën (dikush) filloiflasë a të tregojë për diçka që e mbantefshehtë (pas një ngurrimi a pas një heshtjeje të gjatë); iu zgjidh gjuha (dikujt); e zgjidhi thesin. Ia zgjidh gjuhën (dikujt) e bëj që të flasë, e nxit që të tregojë diçka, e detyroj t’i thotë hapurgjitha (për diçkafshehtë ose pas një ngurrimi a pas një heshtjeje të gjatë); kund. ia lidh gjuhën. Iu zgjidh gjuha (dikujt) nisiflasë a të tregojë lirisht për diçka që e mbantefshehtë (pas një ngurrimi a pas një heshtjeje të gjatë); e zgjidhi gjuhën (dikush); iu zgjidh gryka e thesit bised.; kund. iu lidh (iu pre) gjuha. Iu zu (iu tha) gjuha (dikujt) nuk thotë dot asnjë fjalë, nuk flet dot më nga tronditja, nga frika etj.; iu tha pështymagojë (në fyt); iu mpi gjuha.

ZHVLERËSUES

ZHVLERËSÚES,~E mb. 1.bën zhvlerësimin e një monedhë, të një valute etj.; që zhvlerëson një mall; që e zhvlerëson diçka; kund. vlerësues. Masa zhvlerësuese. Komisioni zhvlerësues.
2. Që e bënpavlefshëm një marrëveshje etj.; kund. vlerësues. Vendim zhvlerësues.
3. Që nuk e vlerëson dikë a diçka aq sa duhet, që ia ul vlerën a meritat; denigrues; kund. vlerësues. Qëndrim zhvlerësues.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.