Fjalori

Rezultate në përkufizime për “denigrim”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

ZHVLERËSIM

ZHVLERËSÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Rënie e vlerës së një monedhe, të një valute, të një malli etj.; pakësimi i vlerës diçkaje ose ulja e çmimit të saj; kund. vlerësim. Zhvlerësimi i lekut (i euros, i dollarit, i paundit). Zhvlerësimi i mallit. Zhvlerësimi i tokës. Ka nisur zhvlerësimi i prodhimeve bujqësore. Humbjet nga zhvlerësimi. Për të mos lejuar ndonjë zhvlerësimmëtejshëm.
2. Veprimi kur bëj të pavlefshëm një vendim, një marrëveshjeje etj.; kur e quaj si diçkaparëndësishme a kur nuk e marr parasysh; shfuqizim; kund. vlerësim. Zhvlerësimi i kontratës. Zhvlerësoi marrëveshjen. Koha i ka zhvlerësuar idetë e tyre.
3. fig. Zvogëlimi a ulja me qëllim e vleravedikujt a diçkaje; denigrim. Zhvlerësimi i konkurentit (i vetvetes). Zhvlerësimi i informacionit. Për të shmangur zhvlerësimin e ndonjë tradite.
Sin.: zhvleftësim, ulje, zvogëlim, denigrim.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.