Fjalori

Rezultate në përkufizime për “deng”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

BALLË

BÁLL/Ë,~AII f. sh. ~A, ~AT Deng, vandak. Ngarkoi dy ballë me bar.

BONDULLË

BONDÚLL/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Buqetë, tufë, tumbë.
2. Vandak, deng. Një bondullë me bar.

BRUS
DAULINË

DAULÍN/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. bised. Sasi kashte a bari e lidhur me lidhëseformë kubi a cilindri; deng kashte. Daulinë me kashtë (me bar).
2. etnogr. Tufë me bar të thatë ose me kashtë, e lidhur me kulpër a me tel, të cilën fëmijët e ndezin dhe e mbajnë si pishtar për ditën e verës.

DENG

DENG ndajf., bised. 1. Plot e përplot, buzëbuzë, dengëza. E mbushi deng. E ngarkoi (kalin) deng. U kthyen deng nga fusha. E ka shtëpinë deng.
2. Baras, barabar. Jam deng me të. Vijnë deng janëbarabartë, janë njësoj. S’e ka deng nuk është barabar me të, nuk është i denjë për të.
Sin.: plot, përplot, dengëza, baras, barabar, grumbull.

DENG

DÉN/G,~GU m. sh. DÉNGJE, DÉNGJET 1. Thes zakonisht i madh, i mbushur plot me diçka. Deng me oriz (me sheqer, me miell). Mbush (zbraz) dengun. Ra si deng ra menjëherë e me forcë përdhe, ra si thes. Mos rri mbi dengun e barutit. (fj. u.).
2. Rroba, mallra a plaçkambështjella e të lidhura bashkë si thes për t’i mbartur nga një vendtjetrin; bar, kashtë, duhan, pambuk etj., i ngjeshurtrajtë kubi e i lidhur me tel etj. Deng i madh (i vogël, i rëndë, i lehtë). Një deng me rroba (me batanije, me letër). Deng duhani (pambuku, sane). Lidhësi i dengjeve. Lidh (qep) dengun. I bëri deng plaçkat a) i mbështolli e i lidhi plaçkat; b) fig. u gati për t'u nisur. U ul mbi një deng. S'bëhet deng me rrush (s’bëhet rrushi deng). (fj. u.).
3. fig. Shumicë e madhe. Ka një deng (me) halle. Kishte një deng (me) të meta. Kishin një deng (me) taksa.
Sin.: dengavare, vandak, tëlandër, varricë, tumbë.
Deng pa markë 1. Njeri i braktisur krejt, që nuk kujdesen më për të. 2. Njeri pa personalitet, pa asnjë cilësi dalluese. Gjeti dengu dengun keq. shih gjeti tenxhereja kapakun keq. I ka lidhur (i ka mbledhur) dengjet (dikush) i ka rregulluar mirë punët e veta, e ka vënë çdo gjë në rregull; e ka (i ka punët) në vijë.

DENGAVARE

DENGAVÁR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Varg sendesh (qepësh, kallinjsh misri etj.) të lidhura si kurorë, që zakonisht varen në tra për t’u tharëmirë a për t'u ruajtur gjatë dimrit; deng.

DENGOS

DENGÓS vep., ~A, ~UR kal. 1. Bëj deng (barin, kashtën etj.). E dengosi barin e korrur.
2. fig. I japhajë shumë; e barkos, e dend.

DENGOSEM

DENGÓS/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv., vet. v. III Bëhet deng (bari, kashta etj.). U dengos kashta për dimër.
2. fig., vetv., Ha jashtë mase; ha e pi sa fryhem; dendem me të ngrëna e me të pira; e bëj barkun hambar.

DOJË

DÓJ/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Barrë gruri, thekre etj.; një sasi dorëzash; deng. E kishte bërë grurin doja.

EKODENG

EKODÉN/G,~U m. sh. ~GJE, ~GJET Deng mbeturinashpërpunohen për t’u ricikluar. Fusha e mbushur me ekodengje. Ekodengu i parë ka plastikë.

FILL

FI/LL,~LLI m. sh. ~JE, ~JET 1. Pe i hollë pambuku, leshi, mëndafshi etj., që përdoret për të endur, për të qepur etj.; fije. Fill i dredhur. Fill pambuku (leshi, mëndafshi). Fabrika e fillit. Shkoj fillingjilpërë.
2. Tel; send shumë i hollë e i gjatë që i ngjet perit; qime. Fill elektriku. Fill telefoni. Fill floku.
3. fig. Ajolidh ose bashkon një send, një njeri a një grup njerëzish me një tjetër; lidhje. Fijepadukshme. Fijet e komplotit. Janë lidhur me shumë fije.
4. fig. Shkaku i diçkaje; burimi i lindjes, fillimi i zhvillimitdiçkaje. Filli i mbarë i punës.
Sin.: pe, fije, tel, qime, lidhje, fillim.
Ashtuvajti filli nuk pata fat, nuk më eci, më vajti ters, nuk më del asgjë mbarë; jam fatkeq; kam qimen e ujkut; kam qimen e derrit; kam lëkurën e ujkut; kund. doli (më erdhi) lepurishteg. Biefill (me dikë) pajtohemmendim a merrem vesh mirë me dikë, vij në një mendje me të; bie ujdi; e gjej fjalën. I ra në fill (në *fije) (dikush). I doli filli (diçkaje) përfundoi, mbaroi, u krye. Fill për fill. 1. Pikërisht ashtu, pa asnjë dallim; pikë për pikë. 2. Vetëm për vetëm; fillikat. Fill e nga një fill pak e nga pak; shkallë-shkallë. Për fill e për fërkem me hollësi e me kujdesin më të madh, duke e vështruar ngagjitha anët, pa lënë asgjë jashtë vëmendjes; fill e për pe; gjerë e gjatë; degëdegë. Fill e flakë shih flakë për (më) flakë. Fill i këputur njeri i mjerë; njeri i dështuar a i pafat; njeri që nuk u qëndron dot vështirësive, rreziqeve etj. Filli e ndau (dikë) ishterrezikmadh; shpëtoi për një qime (dikush); qimja e ndau. Fill e për pe një për një, hollësisht, me imtësi; derifund, pa lënë asgjë; për fill e për fërkem; gjerë e gjatë; degëdegë. Fill shkrepëseje njeri shumë i hollë nga trupi; shumë i dobët, kleçkë. Ia gjej fillin (diçkaje) zbuloj ku e ka diçka burimin, fillimin a shkakun; e gjej nga t’ia nis; ia gjej anën; e kap lëmshin nga peri. S’ia gjej (dot) fillin (diçkaje) shih s’ia gjej dot anën (diçkaje). Nuk i gjendet filli (diçkaje); u ngatërruan fijet, është shumë e ngatërruar, s’di nga ta kapësh; është bërë lëmsh (diçka); është bërë lesh e li (diçka); është bërë lesh arapi (diçka). Ia heq fillin (dikujt a diçkaje) nuk i kushtojasnjë vëmendje dikujt a diçkaje, nuk kujdesem e nuk bëhemmerak për të, nuk merrem më me të, nuk ia var; e shpërfill; e lë deng (pa markë) (dikë a diçka); e lëshoj dore (dikë). Ia hoqën fillin (dikujt) nuk ka asnjë shpresë shpëtimi, është gati për të vdekur. E humb fillin hutohem trullosem, s’di ç’të bëj, nuk orientohet dot; humb filli (i lëmshit); e humb toruan; e humb busullën. humb filli hutohem fare, e humb rrjedhën e mendimeve, nuk arsyetoj dot më tej; e humb fillin; e humb toruan; e humbi pusullën. I iku filli (diçkaje) nisiprishet a të shthuret e s’e ndal dot më; s’ke nga ta kapësh më; u shthur lëmshi. I dha fill (diçkaje) e zgjidhi a bëri që të ecë mirë; e vuri (e solli) në (për) fije (diçka); e vuriudhë (të mbarë) (diçka); e vuri (e solli) në vijë (diçka). Ia kap (ia zë) fillin (diçkaje). 1. E gjej rrugën e drejtë e më të mirë si t’ia filloj një pune ose si ta zgjidh një çështje. 2. E kuptoj se ku nis diçka, ku është shkaku a qëllimi, për çfarë flitet etj. Kushfill e kushmajë shih njëri i bie gozhdës (thumbit) e tjetri potkoit. Ia ka lëshuar fillin (dikujt) e ka lënëlirëveprojë si të dojë, nuk e mban më nën kujdes e në vëmendje, s’e përfill e s’e kontrollon më; ia ka hequr kapistrën. Merr fill (diçka). 1. Nis, fillon; fill. 2. Merrkrisur, nisçahet. E mblodhi fillin (dikush) arritipërqendrohet pas një shpërqendrimi, pas një hutimi, pas një paniku etj., erdhigjendje normale, tash e zotëron dhe e kontrollon veten; erdhivete; e mori veten. Ia preu fillin e jetës (*jetën) (dikujt). Pa u trashur filli pa u bërë më e madhe a më e ndërlikuar një çështje; pa u acaruarshumë, pa u rënduarkeq gjendja. Vajti (shkoi) në fill (te vdekja) sa s’vdiq. Si do t’i vejë filli (dikujt a diçkaje) si do të ecë e si do të përfundojë, si do të shkojë më tej, si do të ecë puna; ç’rrugë do të marrë (dikush a diçka). fill (diçka) nis, fillon; e ka burimin; merr fill.

GRUMBULL
MARKË

MÁRK/Ë,~AII f. sh. ~A, ~AT 1. Etiketë ose shenjë dalluese që u vihet mallravendryshme për të treguar kompaninë prodhuese, si dhe llojin, cilësinë, datën e vendin ku janë prodhuar. Marka shqiptare. Markë e njohur (e mirë). Me markëhuaj. Marka e fabrikës (e uzinës). Marka e stofrave (e makinave). Mall pa markë. I vë markën. Mbrojnë markën e vet.
2. Prodhim i një kompanienjohur për cilësinë e mirë, i cili mban një shenjëtillë dallueseasaj kompanie. I ç’marke është? Është markë e mirë (për një mall).
3. fig., bised., keq. Njeri çfarëdo, dikush; lloj, farë (për njerëzit). E njohim se çfarë marke është ai.
*Deng pa markë.

NJËKUINTALËSH
PAMBUK

PAMBÚK,~U m. 1. bot. (lat. Gossypium) Bimë barishtore njëvjeçare e vendevengrohta, me gjethe pëllëmborekthehen nga rrezet e diellit, me lulemëdha e të verdha, e cila bën një boçe vezake me shumë faraveshura me fijegjata si push i bardhë. Ara me pambuk. Boçe pambuku. Farat e pambukut. Vaj pambuku vaj nga farat e kësaj bime. Bërsi pambuku bërsi nga farat e kësaj bime. Pambuk fijegjatë. Pambuk fijehollë. Pambuk fijetrashë. Pambuk hidrofil. Pambuk shumëvjeçar. Pambuk kirurgjik (obserbues).
2. bot. Pjesë e parë e emërtimeve për disa lloje pambuku: Pambuk i egër bimë barishtore, e ngjashme me pambukun, e cila rritettokarëndambjella me bimë që prashiten dhe i dëmton këto. Pambuku amerikan (lat. Gossypium hirsutum) pambuku i kreshpët. Pambuku barishtor (lat. Gossypium herbaceu). Pambuku i Brazilit (lat. Gossypium brasiliense). Pambuku i egër (lat. Abutilon theophrasti, Gomphocarpus fruticosus) liri i Indisë. Pambuku egjiptian (lat. Gossypium barbadense). Pambuku kaçubor (lat. Gossypium neglectum). Pambuku kinez (lat. Gossypium arboretum). Pambuku lisnor (lat. Gossypium arboretum). Pambuku i kreshpët pambuku amerikan. Pambuk organik pambuk pa kimikat a i pamodifikuar gjenetikisht.
3. Tërësia e fijevebardha nga boçat e kësaj bime, që pastrohen nga farat dhe përdoren për të bërë penj, në mjekësi etj. Pambuk çeltik. Deng pambuku. Fije (penj) pambuku. Basmë (pëlhurë, batanije) pambuku. Çorape pambuku. Fustan (triko) pambuku. I vuri pambuk plagës.
4. Lëndë e ngurtëpunohet lehtë a që ështëformë fijeshholla. Pambuk guri (min.) asbest. Pambuk xhami (qelqi) (tek.) lëndë prej fijeshholla xhami, që përdoren për veçim, lesh xhami.
E bëri pambuk (dikë) shih ia zbuti kurrizin (dikujt). Shkelpambuk (dikush) e ka punën farelehtë; jetonrehati, jeta me të tregohet e butë. vret me pambuk (dikush) të bën ta kuptosh gabimin e të pendohesh me të butë, dukeqortuar lehtë e me të mirë ose duke ta sjellë fjalën larg e larg; vret me pupël.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.