Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
DENATYRÍM,~I m., kim., biol. 1. Veprimi kur denatyroj diçka; proces i ndryshimit të strukturës a i formës së një elementi ose i një përbërjeje në raport me gjendjen natyrore; çnatyrim. Denatyrimi i alkoolit.
2. libr. Gjendja kur denatyrojmë a kur denatyrohet diçka. Denatyrimi i proteinave.
3. fig. Çhumanizim. Denatyrimi i njeriut.
ÇNATYR/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. spec. I prish vetitë natyrore diçkaje; ia ndryshoj përbërjen e vet të zakonshme; denatyroj. Çnatyroj alkoolin. Zierja e çnatyron enzimën. I çnatyron proteinat e baktereve infektuese.
2. fig., libr. Bëj që të humbasë vetitë e mira e thelbësore; ia prish natyrën e vet; shformoj. Çnatyron gjuhën (muzikën). Ndërhyrja e njeriut në bjeshkë po e çnatyron atë. Shtimi i hoteleve mund të çnatyrojë peizazhin.
✱ Sin.: shformoj, deformoj, prish, denatyroj.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë