Fjalori

Rezultate në përkufizime për “demontoj”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

DEMONTIM

DEMONTÍM,~I m. sh. ~E, ~ET libr. 1. Veprimi kur demontoj diçka; zbërthimi në pjesë përbërëse i një makinerie a i një pajisjeje për ta ndrequr, për ta pastruar etj.; çmontim; kund. montim.

2. Heqja nga vendi e diçkaje, zhvendosje; shkatërrim.

3. edhe fig. Hedhja poshtë e diçkaje; mospranim. Demontimi i akuzave.

Sin.: çmontim, zbërthim, heqje, shkatërrim.

DEMONTOJ

DEMONT/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR libr., kal. 1. Zbërthej në pjesë përbërëse një makineri a një pajisje për ta ndrequr, për ta pastruar etj.; çmontoj, zbërthej; kund. montoj.

2. Heq nga vendi; shkatërroj, e bëjparrezikshme diçka. Demontoj armë. Demontoj predha. Demontoj mina.

3. edhe fig. Hedh poshtë, nuk pranoj, e quaj pa vlerë a të pavërtetë. Demontoj një akuzë (një teori).

Sin.: çmontoj, zbërthej, heq, shkatërroj.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.