Fjalori

Rezultate në përkufizime për “dell”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

BLE

BLE,~UIII m. sh. ~J, ~JTË Dellpjesën e brendshmedisa perimeve a të mishit. Mishi me blej nuk hahet. I mbeti dhëmbi në një ble.

DAMAR

DAMÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. anat. Çdonjëri nga gypat, nëpërcilët qarkullon gjakutrupin e njeriut a të kafshëve. Damarët e gjakut. Damari i qafës. Damari i ballit. Iu frynë damarët. I bënë një gjilpërëdamar. Preu damarët.
2. bot. Çdonjëri nga gypat, nëpërcilët kalojnë lëndët ushqyesetrupin e bimës, në gjethet etj. Damarë kryesorë. Damarët e drurit (e gjethes). I ka ngrënë krimbi damarët.
3. zakon. sh. Vija të degëzuara në mermer etj. që u ngjajnë degëzimeve të gypavegjakut te shtazët a të gypave ushqyes te bimët. Mermer (gur, shkëmb) me damarë. Damarëtkërcellin e bimëve.
4. gjeol. Shtresë e nëntokës, zakonisht e hollë, që përmban një mineraldobishëm etj.; vijë a rremb ujikalon nën tokë. Damar i nëndheshëm. Damar shkëmbor. Damar qymyrguri (floriri, bakri). Damari i ujit. Damarët e tokës. Ranëdamar. Gjetën një damarpasur. U mbyll ky damar. - Ku e ka damarin ky burim?
5. bised. Plasë, e çarëbëhet në një sendngurtë. Mori damar. U tërë damarë.
6. tek. Secili nga telat e kabllos. Damar përcjellës.
7. fig. Lidhje farefisnie a gjaku; diçka që e mbanlidhur njeriun me një mjediscaktuar shoqëror; tiparpërcaktohet nga një lidhje e tillë. Damari i fisit. Damar miqësie. Nuk ka damar nga ajo familje. E ka një damar nga fshati.
8. fig., bised. Burim. Damarët e ekonomisë. Hapën damarërinj. Thashethemet kanë damarëvjetër.
9. fig. Aftësi a prirje natyrore, dhunti e lindur. Damar poetik. E ka një damar për muzikë.
10. fig. Tekë. Njeri me damar. Punon me damar.
11. fig. Gjendje shpirtërore e dikujt në një çastcaktuar. Ështëdamarmirë. E gjetidamarkeq.
Sin.: arterie, plasë, e plasur, e çarë, plasaritje, krisje, rremb, burim, vendburim, prirje, dell, dhunti, trill.
Ia gjeti damarin (dikujt) ia gjeti pikën e ndjeshme dhe e bëri për vete, e preku aty ku duhet; e prekutela (dikë). E ka damar pas bythe (dikë) bised. iron. nuk e lidh asgjë me dikë, nuk ka asnjë lidhje fisnore me të; e ka lakrakopsht. Ka një damar (dell) marrëzie (dikush) është pak si i marrë; është ca kokëkrisur, i kërcen nganjëherë. E ka dellin e marresshtegballit (dikush) keq. shih i ka plasur delli (damari) (i ballit) (dikujt) keq. I kërceu (iu ngrit) delli damari (*delli) (i ballit) (dikujt). I ka mbetur *qafadamarë (në dej) (dikujt). I ka plasur damari (*delli) (i ballit) (dikujt) keq. I zbriti (i ra) damari (dikujt) i ra zemërimi, u zbut, i iku inati.

DELL

DELL ndajf. Si i ngrirë, akull. I rrinë rrobat dell.

DELL

DELL,~I m. sh. DEJ, DÉJTË 1. anat. Bashkim indesh fijoreforta, në trajtë tejze të zgjatur, që lidh muskujt me eshtratkyçet ose në vendin ka nguliten, gilcë; tejzë e bardhë, e fortë dhe e epshme, që lidh eshtra ose organeveçantatrupitfrymorëve. Delli i qafës (i krahut). Delli i këmbës. Delli i thembrës delli i trashë e i shtypur, që gjendetpjesën e prapmekëmbës, mbi thembër. Njeriut po i plasi delli i ballit njëherë, s’lë gjë pa bërë. (fj. u.).
2. anat., bot., gjeol., bised. Damar. Delli i gjakut. Delli i ballit (i dorës). Delli i shpretkës enë gjakugjendet nën gjuhë. Dejtë e gjethes. Dell qymyrguri (nafte). Delli i priftit (lat. Scolymus hispanicus) bot. rrëkualli. I dolën (iu frynë) dejtë. I rreh delli i rreh pulsi.
3. anat., bised. Nerv. Delli i të parit (i të dëgjuarit).
4. Degë e vogël e një lumi; përrua me pak ujë, rrëke; vijë uji. Delli i lumit. Rridhte (dilte) një dell.
5. tek. Damari i kabllos; pjesa e përcjellësitlidhet me njërin prej dy poleve. Dell shumëfijesh. Dell përcjellës. Dell bakri (alumini). U këput delli.
6. fig. Damar7-10. Dell pas delli. Jemi një dell me të. Dejtë e ekonomisë. Dell poetik (satirik). Ka dell për muzikë. Njeri me dej. I kërceu delli. Është (e gjeta) në dellmirë (të keq). Plasi delli i qejfit (i gazit). Ashtu ma dha delli.
7. euf. Organi seksual i burrit.
Sin.: ind, tejzë, gilcë, damar, nerv, rremb, plasë, degë, rrëke, prirje, tekë, lidhje.
Ka një dell (*damar) marrëzie (dikush). E ka dellin e marresshtegballit (dikush) keq. shih i ka plasur delli (damari) (i ballit) (dikujt) keq. E ka qafën me një dell (dikush) është shumë i dobët nga shëndeti, mezi mbahetkëmbë; është duke vdekur; ka shkuar (është) në fije. Këputi dellin e qafës (dikush) përb. Vdiq; shkoi për të bërë vorba (vegsha) iron.; e shtriu bishtin euf.; i lau çanakët mospërf. I kërceu (iu ngrit) delli (damari) (i ballit) (dikujt). 1. U inatos, u zemërua; mori inat menjëherë. 2. Iu tek për diçka dhe do që ta ketë patjetër e sa më shpejt; i hipi (i kërceu) në kokë. 3. keq. Nuk ka më turp, është bërë i pacipë; i ka plasur delli (damari) (i ballit). I ka mbetur *qafa në dej (në damarë) (dikujt). I ka plasur delli (damari) (i ballit) (dikujt) keq. nuk ka më turp për asgjë, është bërë i paturpshëm, s’e ka për gajle fare; i ka plasur cipa (peta) (e ballit); i kërceu delli (i ballit); nuk i skuqet faqja.

DELLOR

DELLÓR,~E mb. 1.lidhet me dellin, i dellit. Fije dellore.
2.është si dell. Muskul dellor.
3. Që ka shumë dej. Domate dellore.

DELLTË

DÉLLTË (i, e) mb. Që ka shumë dej; që është si dell (zakonisht për mishin); që përtypet a bluhet me vështirësi. Mish i delltë.

DONKISHOT

DONKISHÓT,~I m. sh. ~Ë, ~ËT libr., keq. Njeri me idealelarta, por që gjen mjete e ndjek rrugëgabuara a qesharake për t’i arritur (sipas emrit të Don Kishotit, heroitromanit të M. Servantesit). Ka një dell prej donkishoti. U ngjan dy donkishotëve të trishtë.

DREDHË

DRÉDHË mb., bised. Shumë i dobët e i hequr; që e ka qafën me një dell. Është bërë dredhë.

FIJE

FÍJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Pe i hollë, fill; çdo pjesë shumë e hollëpërbën pambukun, leshin etj. Fije leshi (mëndafshi, liri, najloni). Pambuk me fijegjata.
2. Diçka shumë e hollë dhe e gjatë, që i ngjan perit; fill; diçka e hollë dhe e imët. Fije nervore. anat. Fijet muskulore. anat. penjëzat. Fije floku. Fije bari (kashte). Fije fshese. Fije teli (bakri, argjendi, çeliku). Fije shkrepëseje. Fije merimange. Fije kadaifi (makaronash). Fijet e borës.
3. Gjethe. Fije duhani.
4. Fidan i ri i perimeve. I marr fijet e domateve nga farishta dhe i mbjell në parcelën aty pranë.
5. Fletë e hollë, e gjerë dhe e sheshtë. Fije e letrës. Fije kompensate.
6. edhe fig. Sasi shumë e pakët e diçkaje, një pakicë, një çikë (me nyjën joshquese një). Një fije bukë. Një fije ujë. Kam një fije dyshim.
7. Një copë tokë e ngushtë në mes të rrjedhëslumit, ishull i vogël e i zgjatur në mes të ujit. Presin dru në fije. I nxorën lopëtfije.
8. fig. Diçkalidh ose që bashkon një send, një njeri a një grup njerëzish me një tjetër; lidhje, fill. Fijet e miqësisë. Fija e bisedës. Këputen fijet. I ngatërroi fijet.
Sin.: fill, pe, tjerr, gjethe, fletë, çikë, thërrime, grimë, gram, dërhem, lidhje, zerre, stom, flok.
I ra në fije (në fill) (dikush) shih i ra pikës (dikush). Asnjë fije (qime) floku asnjë thërrime, asnjë çikë, aspak. Fluturon me një fije bar (dikush) përçm. i rritet mendja shpejt; rrëmbehet lehtë, flet a vepron gabim duke u kapur pas diçkaje farevogël, nuk e mendon mirë e shtruar diçka. Është me dy fije *brinjë (dikush). Ështëfije (në fill) (dikush) ështërregull, sillet e punon mirë, vepron si duhet; ështëvijë; e ka (i ka punët) në vijë. I ka fijet *mbarë (dikush). E ka mendjen fije peri (dikush) është i zgjuar, është mendjehollë; e ka mendjenrregull, nuk e ka humbur mendjen. Kapet pas fijesflokut (së perit) (dikush) kapet pas diçkaje jo të sigurt; mbahet me shpresakota; mbahet pas flokëve të vet iron. Kapet (mbahet) pas fijeskashtës (dikush) kapet pas diçkajevogël e të dobët, që nuk e shpëton dot. Luan fijet (dikush) përpiqetrregullojë dikë a diçka, duke vënëlëvizje njerëz a duke përdorur mjete e mënyravetat, pa dalëshesh. I ka mbetur shpirtifijeperit (dikujt) është i sëmurë rëndë, është shumë i dobët nga shëndeti, mezi mbahetkëmbë; është duke vdekur; ka shkuar (është) në fije (dikush); e la shëndeti (dikë); e ka qafën me një dell (dikush); i numërohet ujigurmaz. U ngatërruan fijet dolën pengesapapritura në një punë, u prish rregulli a rendi; u më e ndërlikuar diçka; u rrëmujë, s’di nga ta kapësh; u ngatërrua lëmshi; u ngatërruan penjtë. Ngatërron fijet (dikush) e bën diçka më të ndërlikuar, më të vështirë; krijon një gjendjevështirë a të paqartë; e bën rrëmujë sa s’di nga ta kapësh; ngatërron lëmshin; ngatërron penjtë. Ka shkuar (është) fije (dikush) është dobësuar e është tretur shumë, është shumë i sëmurë; është lodhur shumë; e ka qafën me një dell; është zgrip. I shkon (i vjen) pas fijes (pas fillit) (dikujt) flet e sillet në atë mënyrë që t’i bëjë qejfin dikujt tjetër, nuk ia prish, thotë a bën ç’do ai; i shkon pas qejfit; i shkon (i vjen) pas fillit. Varet (është) në fijeperit (të flokut) (dikush a diçka) ështërrezikmadh, për pak mund ta pësojë ose të shpëtojë; nuk ka asnjë siguri, rreziku është fare pranë. E vuri (e solli) në (për) fije (diçka) e vurirregull, e rregulloi, e bëri si duhet; i dha fill (diçkaje); e vuriudhëmbarë; e vuri (e solli) në vijë. Erdhifije. 1. (dikush). U mirë pas një sëmundjeje a pas një gjendjejevështirë, u përmirësua; e mori veten; erdhivete. 2. (diçka). U rregullua, ecënmirë; erdhivijë.

GILCË

GÍLC/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT anat. Dell i fortëlidh muskujt me eshtratkyçet; laku i kyçeve. Gilcat e gjurit. Gilcat e krahut. Gilcat e këmbëve.
Sin.: dell, lak.

KORDHËZ

KÓRDHËZ,~A f. sh. ~A, ~AT 1. gjell. Zorrë bagëtishimëtalidhuratrajtë kordoni, me copa mishi a mëlçie, që hahenpjekuratavë ose të skuqura; kukurec. Kordhëz qengji. Hëngra dy copë kordhëzapjekura.
2. anat. Dell, tendinë; tejzë.
3. anat. Zorraushqen foshnjën në mitrën e nënës; kërthizë. Mamia i preu kordhëzën.
4. Litar i fortë i përbërë nga disa fijepërdredhura.
5. Shiriti elastiktrajtën e një dellifortë, që i jep shigjetës forcën e shtytjes kur gjuajmë me hark.
Sin.: kukurec, dell, tendinë, tejzë, kërthizë.

MARRI

MARRÍ,~A f. sh. ~, ~TË Marrëzi. duket marri kjo që po bën. I hipi delli i marrisë. E ka një damar (dell) marrie ka prirje për marrëzi, është ca kokëkrisur.

MARRËZI

MARRËZÍ,~A f. sh. ~, ~TË 1. vet. nj. Gjendja mendore e një njeriumarrë, të qenët i marrë, çmenduri. Kaloimarrëzi. E ka nga marrëzia.
2. Sjellje, veprim ose fjalë prejçmenduri; diçkakundërshtimplotë me arsyen e shëndoshë, çmenduri; budallallëk. Flet (thotë) marrëzi. Qeshën me marrëzitë e tij. Hoqi dorë nga marrëzitë. Shikoni mos bëjë ndonjë marrëzi! Ishte një marrëzi e zakonshme.
Ka një *damar (dell) marrëzie (dikush). *Shiu i marrëzisë keq. libr.

NERV

NERV,~I m. sh. ~A, ~AT 1. anat. Tufë fijesh holla, të përbëra prej qelizashposaçme me ngjyrëbardheme, që lidhin trurin dhe palcën e kurrizit me shqisat ose me organet e tjeratrupit dheshërbejnë për të përçuar ngacmimet në të dy drejtimet. Nervi pamor (dëgjimor). Nervat e dorës (e faqes). Fundi i nervit. Preknerv. Lëndim i nervit. Vuan nga nervat.
2. vet. sh. fig. Gjendja e përgjithshme e njeriut, sjellja, qëndrimi a ndjeshmëriavaren nga gjendja e acaruar e sistemit nervor. Lojë nervash. Krizë nervash. I ngriti nervat e nevrikosi, e zemëroi. I acaroi (i prishi) nervat. Është njeri me nerva zemërohet shumë lehtë. Është gjithë nerva është shumë i nevrikosur; i ka hipurkokë. I prishi nervat me dikë u zemërua keq me dikë, që nuk e dëgjon a nuk i bindet a që nuk kupton. E bëri me nerva diçka e bëri diçka duke qenë i nevrikosur.nerva e sipër i dha një të shtyrë.
3. vet. sh. fig. Tërësia e energjive të brendshme, që vë në veprim njeriu për të arritur diçka. Tendos nervat. Me nervatendosur. Qetësoj nervat.
4. vet. sh. fig. Aftësia për t’u bërë ballë ngacmimevejashtme, që varet nga gjendja e sistemit nervor. Ka nervafortë (të çeliktë, të dobët). Nuk e mbajnë nervat.
5. vet. nj. fig. Forcë e brendshme për të shprehur diçka; energji e përqendruar, fuqi. Nerv poetik (dramatik). Përshkrime (tregime) pa nerv. Gjuhë plot nerv. Me nerv dhe guxim.
6. vet. nj. fig. Pjesa më e rëndësishme, thelbi i diçkaje. Nervi qendror (i një mendimi). Nervi jetik. E prekunerv çështjen (problemin).
Sin.: dell, gjendje, sjellje, qëndrim, ndjeshmëri, energji, gjallëri, qëndrueshmëri, forcë, fuqi, thelb.
Me nervangritur (të acaruar) i nevrikosur, i inatosur, i zemëruar; shumë i mërzitur. Me nervaprishur (të shkatërruar) shumë i lodhur mendërisht, shumë i shqetësuar; i mërzitur a i zemëruar nga diçka e padurueshme, nga vuajtjet e hallet e vazhdueshme etj. Me nervatendosur me të gjitha energjitë e brendshme e shumë i shqetësuar për të arritur diçka; plotësisht i mobilizuar; në gjendjeacaruar. ngriti (më acaroi) nervat (dikush a diçka) më nevrikosi, më inatosi, më zemëroi; nuk e duroj dot më, më shqetëson a më mërzit shumë; shtiu dreqërit (djajtë). M’u ngritën (m’u acaruan) nervat u nevrikosa, u inatosa, u zemërova; u shqetësova a u mërzita shumë. M’u prishën (m’u shkatërruan) nervat jam shumë i lodhur mendërisht; jam shumë i shqetësuar, i mërzitur a i zemëruar nga lodhja e madhe, nga diçka e padurueshme, nga vuajtjet e hallet e vazhdueshme etj.

PENJËZ

PÉNJËZ,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Pe i hollë, fijez.
2. anat. Ind i zgjatur e i hollë si pe, që epet dhe lidh pjesëndryshmeskeletit, organeveçantatrupit ose pjesëtyre; eshtë. Penjëza muskulore. Penjëzat e buzëve (e fytyrës, e faqeve).
Sin.: fijez tejzë, eshtë, pe, fill, ind, tenjëz, dell, damar.

PRIRJE

PRÍRJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur prier ose kur prirem. Prirja e qeprave. Prirja nga shumica.
2. Vetitë e karakterit ose bindjet që e shtyjnë njeriunveprojë, të sillet a të mendojë në një mënyrëcaktuar. Prirjet politike. Prirje për të kritikuar vend e pa vend.
3. Dëshira që ka dikush për t’u marrë me një veprimtari.
4. Aftësi e natyrshme që ka dikush për diçka. Zhvillon prirjet. Prirjet e nxënësve. Ka prirje për pikturë (për muzikë, për futboll).
5. vjet. Pjerrësi.
Sin.: anim, drejtim, tendencë, pjerrje, epje, damar, dell, amel, pjerrësi, veti, bindje, dëshirë, synim, zotësi, aftësi, dhunti, veti, dhurëti.

QAFË

QÁF/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Pjesabashkon kokën me trupin e njeriut a të kafshës; ana e prapme e saj, zverku. Qafë e gjatë (e shkurtër, e hollë, e trashë). Qafa e njeriut. Qafa e patës (e lopës, e kalit, e lejlekut, e gjarprit). Arrëza e qafës. Damarët (muskujt, rruazat) e qafës. Gropa e qafës. Lugu i qafës. Përkul qafën. I këputi qafën zogut (pulës). I hodhi lakunqafë. Iu hodhqafë e përqafoi. E hipiqafë. E mbanqafë (fëmijën). Dhimbje qafe (lat. Trachelodynia) (mjek.) ndiesia e dhimbjeszonën cervikale të shtyllës kurrizore (mjek.).
2. Pjesa e një veshjeje rrotull kësaj pjesetrupit; jakë. Qafa e këmishës. E grisi qafën.
3. Pjesa më e hollë e këmbës ndërmjet pulpës dhe nyjës a pjesa më e hollë e dorës pranë kyçit; pjesa e sipërme e çorapeve a e çizmeve që arrin deri te gjuri ose pjesa e sipërme e disa këpucëve, që mbështjell këmbën nga nyja deri te pulpa. Qafa e këmbës. Qafat e çizmeve (e çorapeve). Këpucë me qafa. Me qafagjata (të shkurtra). Thuri (bëri) qafat e çorapeve.
4. Pjesa e ngushtë dhe e zgjatur e një ene, e një vegle etj.; qafëz. Qafa e shishes (e ibrikut). Qafa e gozhdës.
5. anat. Pjesa e zgjatur e një organi, e cila vjen duke u ngushtuar. Qafa e mitrës. Qafa e dhëmbit. Mitër pa qafë (lat. Uterus acollis) anomali e rrallë e sistemit riprodhues femëror, ku mitra është e pranishme, por mungon qafa e saj (cerviksi).
6. bot. Pjesa e ngushtëbashkon trungun me rrënjët e një bime, qafëz. Qafa e rrënjës. Kalbëzimi i qafës.
7. Vendi më i ulëtkurrizin e një mali a të një kodre ose midis dy majave, ku zakonisht kalon udha për të vajturanën tjetër. Qafë mali. Qafa e kodrës. Qafa e Thanës. Kapërceu qafën. Doliqafë.
Sin.: zverk, grykë, qafëmal, kapërcyell, vendkalim, shteg, qafëz, qafalik, qafalak, qafalok, qafishtë, qafoke, qafuk, qafere, qafore.
Iu qafa me pala (palë-palë) (dikujt). bie në (më) qafë (dikush). 1. Më shqetëson pa të drejtë, më ngacmon kot e më mërzit; nuk më lë të qetë; më bëhet havale. 2. Më ngarkon një faj që s’e kam bërë ose më qorton pa të drejtë; biemëkat. 3. Më ngarkon një barrë, ma hedh mua, më rëndon mua; më bie mua ta përballoj diçka; bëhet bela.rëntë (të ardhtë) pas qafe! mallk. vdekshvend! rëntë (të ardhtë) pas veshit! I kanë rënë trutëqafë (dikujt) mospërf. Del (të nxjerr) po në atë (në një) qafë (diçka) është po ajo gjë, themi po atë gjë; arrin në po atë përfundim, del po aty. Me dorëqafë. E drodhi (e përdrodhi) qafën (dikush) përb. vdiq; ngordhi; iu kthye qafa prapa (dikujt). E futi qafënkurriz (dikush) s’do ta shohë a ta dëgjojë atë që flet keq për dikë; nuk e duron dot një njerivetëm përgojontjerët. E futi qafënzgjedhë (dikush) ia hyri vetë një punevështirë, pranoi me vetëdijebëjë diçka; e mori përsipër vetë një punërëndë. Gur në qafë. Gur qosheje. I ha qafa për këmborë (dikujt) kërkon vetë një detyrë a një punëvështirë, për të cilën duhetpërgjigjet; kruhet vetë. E hëngri qafën e patës (dikush) përçm. e pësoi siç e meritonte me sjelljen e vet të keqe, mori atë që pritej; e gjeti kokën e kandilit; i gjeti mushka drutë keq.; doli si gjarpri në mes të rrugës; i ra pas buze (dikujt). I hodhi (i vuri) litarinqafë (në grykë) (dikujt). E hoqi qafe (dikë a diçka) shpëtoi prej dikujt a prej diçkaje, bëri që të mos e ketëbarrëqafë; e largoi nga vetja; e degdisi larg dikë; e dërgoi (e çoi) prapa diellit (dikë); ia bëri pajë dreqit (shejtanit). M’u hiq qafe! (hiqmu qafe!) largohu e mos më mërzit!, mos më shqetëso!, më lër rehat!; mos më bjerqafë! I ka hipurqafë (dikujt) e ka mposhtur a e ka nënshtruar dikë, bën me të si do vetë; i është bërë barrë dhe s’e lë të ngrejë kokë; i ka hipurzverk; i ka hipurshpinë; e ka vënë nën vete (dikë). I ka hipur mendjaqafë (në qiell) (dikujt). I është holluar qafa (dikujt). 1. Është dobësuar nga shëndeti, ka rënë ca; kund. i është trashur qafa. 2. Ra nga gjendja ekonomike, u varfërua, është hollë ekonomikisht; kund. i është trashur qafa. E ka mendjen (i ka mendtë) pas qafe (dikush) shih e ka mendjen (i ka mendtë) prapa kokës (dikush). E ka lakunqafë (në grykë) (dikush). paçaqafë! do të jem unë fajtor për diçkakeqemund të të ndodhë, më quaj mua shkaktar për çdo pasojëkeqe a fatkeqësi; mos ki frikë, dyshim a merak, jam i sigurt, zotohem unë (i thuhet për ta nxitur që të bëjë një punë a një veprim me pasojapanjohura); qafën time! E ka qafën me një dell (dikush). S’ka qafë për atë këmborë (dikush) nuk është i zoti për diçka, nuk e përballon dot; nuk është i përshtatshëm për një punë; nuk e meriton diçka. E kamqafë e në krye (dikë) shqetëson pa të drejtë, më ngacmon kot e më mërzit; bie në (më) qafë (dikush); nuk më lë të qetë (dikush); bëhet havale (dikush). E ka qafënshkurtër (dikush). Ka sy edheqafë (dikush). Paç vetenqafë! e ke vetë fajin për diçkakeqemund të të ndodhë, je vetë shkaktar për çdo pasojë. Këputi dellin e qafës (dikush) përb. M’u këput qafa mbeta duke pritur dikëshpresojvijë nga një anë, u lodha duke pritur. Iu kthye qafa prapa (dikujt) përb. E kthen kokën (kryet) nga lëviz qafa (dikush). Me lak në qafë. Ia la gurinqafë (dikujt) shih ia vari (ia la) në qafë (dikujt). Me litarqafë (në grykë). I ka marrë erë në qafë (dikujt). moriqafë (dikush) më solli dëm shumëmadh, më dëmtoi rëndë me një veprim, me një qëndrim a me një udhëzimgabuar, më fiku; më futi në një gjendje a në një rrugë shumëkeqe; ma dogji (ma përvëloi) lëkurën; më therigrykë. merr më (në) qafë (dikush a diçka) është shumë i mirë a shumë i bukur, është i përsosur, sa të mahnit me bukurinë a me cilësitë e mira që ka, të bën plotësisht për vete, të magjeps; të lë me gojë hapur; (është) për t’i prerë (për t’i rrëmbyer) kokën (dikush). mbetiqafë (dikush). 1. M’u qep për diçka, nuk më ndahet, nuk më lë të qetë deri sa t’ia plotësoj diçka; më ngacmon kot. 2. Më mbeti mua ta mbaj a të kujdesem për dikë; m’u rëndua; m’u barrë. I ka mbetur qafadamarë (në dej) (dikujt) shih e ka qafën me një dell (dikush). E ngarkon qafën (dikush) i bën keq ose e fajëson kot dikë, ia punon padrejtësisht; biemëkat (me dikë); i bie në (më) qafë (dikujt); hyjgjynah (me dikë); kund. e ka zemrën (shpirtin) qelibar. E ngriti qafën (dikush) nuk përulet më, nuk nënshtrohet; e mblodhi veten; u krenar; e ngriti kokën; kund. e uli (e shtroi) qafën. Ta nxjerr gjuhën nga qafa (dikush). E nxora për qafe (diçka) hoqa shumë mundim me diçka që e kisha parë si të leverdishme, të lehtë etj.; doli nga hundët (për hundësh). Deripalcëqafës. Me peshqirqafë keq. Ia përdrodhi qafën (zverkun) (dikujt) përb. e vrau; e zhduku pa mëshirë; ia përdrodhi kokën (kryet). Pres qafën (për diçka) betohem me kokën time; jam i sigurt plotësisht për diçka; pres kokën (kryet).qafën time! shihpaçaqafë! I rri kularqafë (dikujt). Kur të shohë gropën e qafës (dikush) iron. Kur të shohë qafën (zverkun) pa pasqyrë (dikush) iron. I është trashur qafa (zverku) (dikujt). 1. Është shëndoshur ca, është ngjallur; i është bërë qafa me pala (palë-palë); kund. i është holluar qafa. 2. Ka rënë në një vendmirë a me të ardhura mira dhe është pasuruar; kund. i është holluar qafa. Theu (këputi) qafën (zverkun) (dikush). 1. Ra e u vra keq, u copë-copë; e pësoi keq, mori fund; zuri qafën (zverkun); ra në greminë. 2. përb. U largua më në fund, iku, u shporr (për dikë që s’e duam a që na ka mërzitur shumë); theu (zuri) arrëzën; theu (këputi) rruazën; e theu këmbën; kund. e solli (e pruri) kokën. E uli (e shtroi) qafën (zverkun) (dikush) përb. u nënshtrua pa kundërshtuar; u pajtua me dikë a me diçka; iu përul dikujt; i zgjati (i shtriu) qafën (dikujt); e uli kurrizin (shpinën); uli kokën; hyrizgjedhë; kund. e ngriti qafën. I ka varur plëndësinqafë (dikujt). Ia vari (ia la) në qafë (dikujt) ia ngarkoi një punë një tjetri, ia la atij si detyrë a si barrë; ia la gurinqafë; ia la barrën. I var ujkut mëlçinëqafë (dikush). I varetqafë (për qafe) (dikujt) i kërkon me përkëdheli a me lajka diçka, përpiqet t’i nxjerrë diçka me të mirë e pa iu ndarë; i qepet, i përlëkuret. vajti goja prapa qafës u lodha shumëfoluri për të njëjtën gjë; vajti (më shkoi) goja (buza) te veshi (prapa veshit); më ra goja; më zuri gjuha (goja) lesh. I vuri këmbënqafë (dikujt). Nuk e vë qafënlitar. I vuri shkelminqafë (dikujt). Zuri qafën (zverkun) (dikush) u rrëzua dhe u vra keq; vdiq; zuri (la) rruazën; theu (këputi) qafën (zverkun). I zgjati (i shtriu) qafën (zverkun) (dikujt) përb. iu përul dikujt, pranoi vetë t’i nënshtrohej ose të dënohej sipas fajit; u skllav i tij; e uli (e shtroi) qafën (dikush) përb.; iu urë (e vig).

RREBE

RRÉB/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Tekë. Njeri me rrebe njeri me teka, me dell, me hënë. E gjeta me rrebe. Ia njoh rrebet.
2. Inat. E kapën rrebet.
Sin.: trill, kokëfortësi, kryeneçësi.
E zunë rrebet (dikë) shih i hipën (i kërcyen) kacabunjtë (dikujt).

RREMB

RREMB,~I m. sh. ~A, ~AT 1. Degë e hollë, që del nga trungu a nga një degë tjetër më e trashë; bisk. Rremb i thatë. Rrembi i lisit. Thyej rremba.
2. Degëzim nga një trung a nga një vijë kryesore. Rrembat e brirëve të drerit. Po rregulloj rrembin e ujit për të ujitur kopshtin.
3. kryes. sh. anat. Enët e imëtagjakut; damarë. Rrembat e gjakut. I rrjedh gjaku nëpër rremba.
4. fig. Damar, dell; trill, huq. Rremb i keq. E kapi një rremb marrëzie.
5. Rrip i hollë a vijë e trashëdallohetngjyrën ose në thurjen e diçkaje; pjesëshkëputet si bisht nga diçka. Mermer me rremba. Rremb drite. Shihte me vëmendje rrembat e flakëve.
6. Pjesë e ndarë nga një tufë a nga një grumbull. Rremb njerëzish. Rremb berrash. Një rremb erdhi dhe një rremb shkoi.
7. fig. Lidhje farefisnie a gjaku; tiparrrjedh a përcaktohet nga një lidhje e tillë. E kemi për rremb. S'ka rremb nga ata.
S'i mbeti *gjakrremba (dikujt). Si *qyqjarremb. E zuri rrembi (dikë). 1. shih i hipi (i kërceu) në kokë (për diçka). 2. U inatos, shpërtheuzemërim, u tërbua; i kërceu damari (dikujt).

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.