Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
DEKRIMINALIZÍM,~I m., drejt. Veprimi kur dekriminalizoj dikë; heqja e ndëshkimit kriminal për një veprim ose për një sjellje; kund. kriminalizim. Procesi i dekriminalizimit. Ligji për dekriminalizimin.
MARSH/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR jokal. 1. Eci përpara me hap të rregullt ritmik, në një formacion të caktuar së bashku me të tjerët. Marshonte i veshur me uniformën e oficerit. Marshojnë ushtarët. Marshon batalioni (toga, brigada, armata). Marshojnë sportistët me flamurin kombëtar në ceremoninë e hapjes së olimpiadës.
2. Lëviz me hap të rregullt ritmik duke luajtur një pjesë muzikore me ritëm të theksuar, zakonisht në një paradë ose parakalim. Marshoi banda muzikore e shkollës.
3. Eci si grup në një drejtim të caktuar për të protestuar kundër diçkaje ose për të shprehur një ide. Nxënësit marshuan për të kërkuar kushte më të mira të mësimit. Punëtorët marshuan në rrugë kundër mbylljes së fabrikës.
4. Eci shpejt dhe me vendosmëri, zakonisht kur jam i zemëruar. U ngrita vrik nga tavolina dhe marshova drejt derës.
5. fig., vet. v. III Arrij përparime të mëdha e të shpejta në një fushë të caktuar të veprimtarisë shoqërore, eci përpara, përparoj. Marshojmë drejt fitoreve të reja. Skuadra kombëtare e futbollit marshon drejt Europianit.
6. fig., vet. v. III Ecën përpara me shpejtësi, rritet shpejt. Dekriminalizimi marshon. Euro marshon sipër 110 lekëve, arrin nivelin më të lartë që prej fillimit të stinës.
✱Sin.: eci, përparoj, rritet.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë