Fjalori

Rezultate në përkufizime për “dekompozim”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

DEKOMPOZIM
HALINOSJE

HALINÓSJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET krahin. 1. Prishja e diçkaje duke e mbajtur në një vendmbyllur e të paajrosur, në ujë a në një vend me lagështi; tretja a shkatërrimi i dalëngadaltë; kalbje, dekompozim, kalbëzim, shpërbërje. Halinosja e frutave. I mbron nga halinosja. Ështëhalinosje.
2. fikët, alivan, vilani. I ra halinosja i ra vilani.
Sin.: kalbje, dekompozim, kalbëzim, prishje, shpërbërje, tretje, grymosje, vilani, alivan, zali, të fikët.

HISTOLIZË

HISTOLÍZ/Ë,~A f. mjek., biol. Procesi i shkatërrimit, i tretjes ose i shpërbërjes së indeve, zakonisht përmes proceseve kimike ose enzimatike; dekompozim i indeve.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.