Fjalori

Rezultate në përkufizime për “deklaruar”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

ANTISOVJETIK
ARABOFOBE
DEKLARUAR
PADEKLARUAR

PADEKLARÚAR (i, e) mb., libr. Që nuk është bërë i njohur botërisht a zyrtarisht si i tillë, që nuk është deklaruar, që nuk është shpallur si i tillë, i pashpallur; kund. i deklaruar. Pasuri e padeklaruar. Pagë (shumë) e padeklaruar. Të ardhura të padeklaruara. Luftë e padeklaruar.
Sin.: i pashpallur, i pashprehur.

PRONONCUAR

PRONONCÚAR (i, e) mb., libr. I shprehur; i deklaruar.

SHOVINISTE

SHOVINÍST/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Ajo që ka sjellje a gjykim të paarsyeshëm të mbështetur në patriotizëm fanatik. E deklaruar si shoviniste.

2. Ajo që mban qëndrim paragjykues ndaj një grupi të seksit të kundërt a të llojit të vet, duke lartësuar cilësi e vlera të pambështetura në arsye apo argumente. Mbahej si shoviniste në qëndrime.

SHPALLUR

SHPÁLLUR (i, e) mb. 1.është bërë i njohur si i tillë, që njihet prejgjithëve si i tillë; i hapur, jo i fshehtë. Armiqtë e shpallur e të pashpallur.
2.është botuar, që është shtypur në një gazetë zyrtare. Dekretet (ligjet) e shpallura.
Sin.: i hapur, i njohur, i deklaruar.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.