Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
►DEKLAR/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR libr. 1. vetv. Pajtohem me dikë për diçka; shpall qëndrimin tim, shprehem për një çështje, shqiptohem, shpall botërisht. Deklarohem i gatshëm. Deklarohem solidar.
2. pës. e DEKLARÓJ. U deklarua jashtë ligjit. Deklarohet fajtor (i pafajshëm).
✱Sin.: pajtohem, shqiptohem, shprehem, prononcohem, shpallem.
KONTEST/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR libr. 1. kal. Kundërshtoj fjalën, mendimin etj. të dikujt. Kontestoj propozimin (pikëpamjen) e tij.
2. jokal. Deklarohem a shprehem kundër dikujt a diçkaje; jam kundër; kundërshtoj. Kontestoi ashpër.
►PRONONC/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR vetv. Shprehem a mbaj qëndrim rreth në çështje etj.; deklarohem. Gjuhëtarët dhe historianët u prononcuan pa vonesë për të shpërndarë mjegullën që kish mbuluar faktet.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë