Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
DEHIDRATÍM,~I m. 1. ind. Veprimi kur dehidratoj diçka; heqje e ujit nga lëndët ushqimore për t’i ruajtur që të mos prishen; çujësim. Dehidratimi i frutave si një alternativë e shëndetshme për ëmbëlsirat.
2. Gjendja kur dehidratoj një lëndë ushqimore a kur dehidratohem; humbja e lëngjeve të trupit; kund. hidratim. Dehidratimi i organizmit. Vuante nga dehidratimi.
3. kim. Reaksion kimik i nxjerrjes së ujit, kryesisht tek alkoolet. Dehidratimi i alkooleve.
►ÇHIDRAT/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR kim. 1. vetv. Humbas në sasi të madhe ujin nga organizmi; dehidratohem; kund. hidratohem. U çhidratova pas vrapimit. Është çhidratuar pas dehjes së mbrëmshme.
2. pës. e ÇHIDRATÓJ.
✱Sin.: dehidratohem, çhidrohem.
►ÇHIDR/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv., kim. Çhidratohem, dehidratohem; kund. hidratohem.
2. pës. e ÇHIDRÓJ.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë