Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
SHIJÍM,~I m. 1. Veprimi kur shtiem në gojë diçka për ta provuar se si është, degustim. Ushqim gati për shijim. Shijimi i mishit.
2. fig. Aftësia që ka dikush për të pëlqyer diçka. Shijimi i pikturës. Shijimi i jetës. Shijimi i pasurisë.
3. fig. Dhënia me tepri pas një gjëje. Shijimi i tepruar pas lekut, të errëson sytë.
✱Sin.: pëlqim, ëndje, kënaqësi, vlerësim, degustim.
SHIJÚAR,~IT (të) as. 1. Njëra nga të pesë shqisat me anë të së cilës përcaktojmë shijen e diçkaje, nëse është e ëmbël, e hidhur, e thartë, e kripur etj. Shqisa e të shijuarit. Organet e të shijuarit. Kishte humbur të shijuarit. Kënaqësia e të shijuarit.
2. Të provuarit me gojë e diçkaje, kënaqësia që të sjell ai ushqim a pije, shijim. Të shijuarit e verës.
3. fig., libr. Të pëlqyerit e diçkaje që të sjell ndjenja të bukura. Të shijuarit e pushtetit. Të shijuarit e gjuhës. Të shijuarit e bukurisë.
✱Sin.: shijim, pëlqim, degustim.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë