Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
FÍK/Ë,~A f. 1. Shkatërrim, rrënim i plotë i dikujt a i diçkaje; e keqe e madhe, fatkeqësi (edhe fig.). Fika e shtëpisë. I erdhi fika.
2. fig. Skamje, varfëri e madhe; degradim i një familjeje apo i një grupi të caktuar shoqëror. Atë familje e kishte kapur një fikë e madhe.
✱Sin.: shkatërrim, rrënim, fatkeqësi, skamje varfëri.
KATAKLÍZ/ËM,~MI m. 1. Katastrofë a përmbytje e madhe dhe e papritur, që sjell pasoja të mëdha shkatërruese; shkatërrim i plotë. Ndodhi një kataklizëm.
2. Rrëshqitje masive dheu, bore ose akulli etj., që shkakton pasoja të rënda materiale dhe viktima.
3. edhe fig. Fatkeqësi, rrënim, degradim a disfatë e plotë me karakter shoqëror, politik etj. Kataklizëm politik (ekonomik, kulturor).
✱Sin.: katastrofë, përmbysje, përmbytje, shkatërrim, fatkeqësi.
SHUMÁNSH/ËM (i), ~ME (e) mb. 1. Që ka shumë anë e shfaqje, që mund të shikosh a ta trajtosh diçka në shumë anë. Dukuri e shumanshme. Kontribut i shumanshëm. Krijim i shumanshëm. Studim i shumanshëm. Pamje e shumanshme. Përfitime të shumanshme. Vlera të shumanshme.
2. Që ecën a zhvillohet në disa drejtime njëkohësisht. Zhvillim i shumanshëm. Shkëmbime të shumanshme. Bashkëpunim i shumanshëm. Degradim i shumanshëm.
3. Që ka njohuri nga shumë fusha të dijes; që ka prirje dhe shprehi të shumta; i gjerë; kund. i njëanshëm. Personalitet i shumanshëm. Talent i shumanshëm. Vlera të shumanshme.
4. Shumëpalësh. Marrëveshje e shumanshme.
✱Sin.: i gjithanshëm, shumëpalësh, i shumëllojshëm, shumëfaqësh, i gjerë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë