Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
BASTARDÍM,~I m. Veprimi kur bastardoj dikë a diçka ose kur bastardohem; humbje e vetive të mira; çoroditje, degjenerim, zvetënim. Bastardimi i shijeve. Bastardimi i muzikës. Bastardim i qëllimshëm. Bastardim i demokracisë. Proces bastardimi. Bastardim i vlerave. Bastardim i gjuhës amtare.
✱Sin.: çoroditje, zvetënim, shthurje, përdhosje, përçudnim, degjenerim.
DEGJENERÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur shkatërroj a humb cilësitë pozitive që dikush ose diçka ka pasur më parë; prishje, zvetënim. Pasojat e degjenerimit.
2. Gjendja kur degjenerohet diçka. Degjenerimi i farës. Degjenerimi i letërsisë (i artit).
3. Largim a shmangie nga rruga e drejtë, humbja e virtyteve dhe cilësive më të mira morale, politike etj., prishje. Degjenerimi i njerëzve. Degjenerim moral.
4. Ndryshim i karakterit, i qëllimit a i pikësynimit të mirë dhe sjellja e të kundërtës së asaj që pritej, prishje, humbje. Degjenerimi i udhëzimeve. Degjenerimi i zgjidhjes së problemit.
✱Sin.: prishje, zvetënim, përdhosje, shthurje, bastardim, humbje
DEGJENERÚES,~E mb., libr. Që sjell degjenerim, që të degjeneron, që të prish e të zvetënon; zvetënues. Ndikim degjenerues. Mjedis degjenerues.
KALBËZÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi a procesi kur diçka fillon e kalbet; kalbje. Kalbëzimi i qepëve (i rrënjës). Kalbëzim i shpejtë (i ngadalshëm). Është në kalbëzim e sipër.
2. Gjendje e diçkaje kur kalbet; pjesa e kalbëzuar e një lënde organike (e një organi, frute a e diçkaje tjetër).
3. fig. Gjë e vjetër dhe pa asnjë vlerë; mbeturinë e panevojshme; kalbësirë; hedhurinë. Janë kalbëzime. Po hedhim kalbëzimet.
4. bot. Sëmundje e rëndë kërpudhore, që u bie kryesisht disa drithërave, disa perimeve etj. Kalbëzimi i patates. Kalbëzimi i panxharit të sheqerit.
✱Sin.: kalbje, shpërbërje, prishje, degjenerim, kalbësirë, mbeturinë, hedhurinë.
PRÍSHJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur prish ose kur prishet diçka.
2. Gjendja pasi prish a pasi prishem. Prishja e urës. Prishja e dhëmbëve. Prishja e mishit. Prishja e kontratës. Prishja e rregullit.
3. Vend i prishur a i shkatërruar. Prishje tektonike (gjeol.). Prishjet në çati.
4. bised. Shpenzim. Prishjet dhe të ardhurat.
✱Sin.: përprishje, shembje, shkatërrim, çartje, dëmtim, dëm, shpërbërje, shthurje, çrregullim, shprishje, fshirje, shuarje, keqësim, dobësim, shëmtim, rrënim, zvetënim, përdhosje, bastardim, degjenerim, ngërdheshje, shtrembërim, kalbje, thartim, tharmëtim, tharmim, dekompozim, zjarrtisje, qelbje, ndotje, vrenjtje, shpenzim, dështim, shkrehje, rrëzim, krusmë, thepisje, hallakatje, shkallmim, shkapërderdhje, zbërthim, porropi, zarar, çakordim, djallosje, katranosje, ngatërrim, shkarëzim, çorganizim, rënie, pështjellim, rravgim, çjerrje, shkelje, tretje, shformim, prerje, mykje, zhezhitje, djegie, ndyrje, fëlliqje, ndërprerje, ftohje, acarim, egërsim, harxhim.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë