Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
FLÁKJ/E,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Hedhje mënjanë (e diçkaje të panevojshme etj.). Iu kujtua flakja e rrobave në rrugë.
2. sport. Hedhje. Flakja e çekiçit (e gjyles, e diskut, e shtizës).
✱Sin.: hedhje, flakërim, flakëritje, përflakje, fluturim, vërvitje, qitje, përplasje, fugie, gjuajtje, tretje, dëbim, përzënie, degdisje, shkelmim, zhdukje, varrosje.
LARGÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Veprimi kur largoj dikë a diçka ose kur largohem; kund. afrim. Largimi i dheut (i dëborës). Largimi i hedhurinave (i plehrave). Largimi nga shtëpia (nga fshati). Largim nga puna (drejt.) shprehje e njëanshme e vullnetit të njërës palë kontraktuese për të ndërprerë kontratën e punës për një kohë të pacaktuar, për shkaqet e përcaktuara me ligj.
✱Sin.: ikje, përbishtje, braktisje, shpërngulje, dalje, dëbim, degdisje, syrgjynosje, shporrje, arrati, arratisje, ftohje, shqitje, zhvendosje, heqje, çngjitje, shtyrje, veçim, shmangie, shkarje, shkelje, shkarkim, lëvizje.
PËRPLÁSJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur përplas ose kur përplasem. Përplasja e duarve. Përplasja e derës. Përplasja e gotave. Përplasje mendimesh. Rregullimi i makinës pas përplasjes.
2. Zhurma që del kur përplasën dy gjëra, kërcitje. U dëgjua një përplasje e fortë. U zgjua nga përplasja e derës.
✱Sin.: përpjekje, trokitje, rrahje, rropatje, cakërrim, çokitje, plasje, plandosje, shukje, shukatje, platitje, ndeshje, ballafaqim, kërcitje, krisje, goditje, grindje, rënie, rrëzim, troshitje, betejë, tundje, degdisje, syrgjynosje.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë