Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
GRÍNDJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur grindet dikush. Në këtë kohë ka nisur grindja. Ai që nuk zemërohet shpejt, i qetëson grindjet.
2. Zënkë me fjalë midis dy a më shumë vetave; mosmarrëveshje midis partive politike, shteteve etj. Grindje familjare. Grindje politike. Ka grindje. Ndez (mbjell) grindje. Hyn (futet) në grindje. Shuan grindjen.
✱Sin.: zënkë, zënie, sherr, ngatërresë, cingëri, gërgamë, gërgasë, gërnjë, degame, ndeshje, rragatë, rragë, rragatje, shamatë, zburim, pezëm, përplasje, fërkim, përçarje, përleshje, pushkë, pykë, llallë, përrlë, hasje, grisë, dava, mosmarrëveshje.
SHAMÁT/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Mosmarrëveshje verbale e nxehtë mes dy a më shumë njerëzve, që grinden a që zihen ndërmjet tyre; potere, zallamahi. Krisi shamata krejt pa menduar. Nisën shamatën e tyre të zakonshme. Shtëpia nisi të dridhej prej shamatës. Sherr e shamatë. Shamatë e paparë.
✱Sin.: potere, zhurmë, bujë, gulm, gulmë, batërdi, bëtajë, llazurë, degame, çarravi, llonxhë, pështjellim, gjullurdi, grindje, zënkë, zburim, sherr.
♦ Bëri shamatë (për diçka) vjet. kundërshtoi me të madhe; foli me zë të lartë e u grind për diçka; bëri zhurmë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë