Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
DEFORMÍM,~I m. sh. ~E, ~ET libr. 1. Veprimi kur deformoj diçka.
2. Gjendja kur deformohet diçka. Deformimi i trupit (i fytyrës, i këmbëve, i kockave).
3. Prishja e formës së diçkaje; shformim. Deformimi i enëve. Deformim për shkak të nxehtësisë.
4. Vendi ku është deformuar diçka, pjesa e trupit a e një sendi që është deformuar; shtrembërim. Ka shumë deformime. Ka pësuar deformime. E pengojnë deformimet.
5. fig. Shtrembërimi i qëllimtë i diçkaje (një realitetit, një fakt etj.); paraqitja e diçkaje jo ashtu siç është, por ashtu siç na intereson; shtrembërim. Deformimi i fakteve. Deformim i informacionit. Deformimi i të dhënave.
✱Sin.: shformim, çnatyrim, shtrembërim, prishje, shëmtim, shfytyrim, falsifikim.
KORREKTÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb., edhe fig. Që mund ta korrektosh; që mund të korrektohet; kund. i pakorrektushëm. Deformim i korrektueshëm. Hipertensioni dytësor është shpesh i korrektueshëm.
PLAGJICEFALÍ,~A f., mjek. Keqformim a deformim i kafkës.
SHFORMÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur i prishim formën e rregullt diçkaje; shëmtim; shfytyrim; shtrembërim. Shformim i qartë (i dukshëm, i dallueshëm). Shformimi i fytyrës. Shformimi i këmbëve.
2. fig. Diçka që është shformuar me qëllim, deformim. Shformimi i fjalëve. Shformimi a tjetërsimi shpirtëror. Shformimi i kuptimit.
3. bujq. Ndryshimi i bimëve ose i pjesëve të veçanta të tyre nga gjendja normale si rezultat i sëmundjeve apo i faktorëve të tjerë. Faktorët e shformimit të bimëve.
4. fiz. Procesi i ndryshimit të formës së një trupi si pasojë e ushtrimit të forcës mbi të. Shformimi i trupave gjeometrikë. Tkurrja e trupave gjatë shformimit. Shformim elastik kur trupit i prishet forma nga ushtrimi i një force dhe pas pushimit ai shkon në gjendjen e mëparshme. Shformim jo elastik. Shformim i përhershëm prishje e përhershme e formës së trupit.
✱Sin.: shëmtim, shfytyrim, shtrembërim, çnatyrim, deformim, çnatyrim.
SUBSTANCIÁL,~E mb. Lëndor. Ndryshim substancial. Pati një ndikim substancial në vendimmarrje. Ky është një deformim substancial.
✱Sin.: real, i rëndësishëm, i vërtetë.
ÇNATYRÍM,~I m. sh. ~E, ~ET spec. Veprimi kur çnatyroj diçka ose kur çnatyrohem; denatyrim. Çnatyrimi i alkoolit. Çnatyrimi i drejtpërdrejtë i strukturave të proteinave. Çnatyrimi i enzimave. Çnatyrimi burokratik i universiteteve.
✱ Sin.: shformim, deformim, shëmtim, denatyrim.
ÇNATYRËZÍM,~I m. sh. ~E, ~ET lib. Veprimi kur çnatyrëzoj diçka ose kur çnatyrëzohet; kund. natyrëzim. Pasoja e çnatyrëzimit të shoqërisë. Ishte një çnatyrëzim i plotë.
✱ Sin.: prishje, çnatyrim, çnatyralizim, shformim, deformim.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë