Fjalori

Rezultate në përkufizime për “debi”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

BARAZUAR

BARAZÚAR (i, e) mb. 1.është bërë i njëjtë nga madhësia, nga sasia, nga cilësia etj., që është bërë i barabartë me një tjetër. Forca të barazuara. Të gjithë janëbarazuar.
2. sport. është thuajse i barabartë me një tjetër ose që ka përfunduar me barazim (për një lojë a ndeshje sportive). Ishte një lojë e barazuar.
3. fin. del me shpenzime e të ardhura (me debi e kredi) të barabarta; i mbyllur, i shuar. Llogari e barazuar. Buxhet i barazuar.

DEBI

DEBÍ,~A f. sh. ~, ~TË fin. 1. Shuma e të hollave që na detyrohet dikush; borxh, detyrim; kund. kredi. Debi e parregullt. Arkëtimi i debisë.
2. Faqja e majtë e libritllogarisë ku regjistrohet shuma e të hollaveduhet t'i jepet dikujt; kund. kredi. Shtylla e debive.

DEBITIM

DEBITÍM,~I m. sh. ~E, ~ET fin. 1. Veprimi kur debitojmë a debitohet; shënim a regjistrimshtyllën e debisë; kund. kreditim. Debitimi i llogarisë. Debitim i drejtpërdrejtë. Bëj debitimin.
2. Debi. Shuma e debitimit.

DEBITOJ

DEBIT/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR fin., kal. 1. E bëj debitor dikë; i jap dikujt një debi; kund. kreditoj. Debitoi palën tjetërmarrëveshje.
2. Shënoj a regjistroj një debi. Debitoj llogarinë. Do të debitojë fonde nga një llogari.

MBETJE

MBÉTJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Gjendja kur mbes ose kur mbetem. Prej këtyre çështjeve varej dhe mbetja e tij në atë komision. Konkursi u hap pas mbetjes boshvenditpunës.
2. kryes. sh. Ajombetet nga një e tërë, pasikemi hequr a të kemi marrë një a më shumë pjesë; tepricë, kusur; mbeturinë. I hëngrëngjitha, nuk lanë asnjë mbetje derimëngjes. Ruaj mbetjet e bukës (e sofrës). Po mblidhtehollat për t’i kthyer mbetjen. Çfarë do të bëhet me mbetjet e fabrikave? Mbetjet radioaktive kanë rrezatim. Shfrytëzoj mbetjet e drurit.
3. mat. Përfundimi që del kur nga një numër a madhësi zbresin një numër a një madhësi tjetër. Kur treshit i heqim dy, mbetja është një. Heqja e mbetjes nga i zbritshmi. Zbritje (pjesëtim) me mbetje (pa mbetje).
4. kim. Substancë a përzierje substancash që mbetet pas procesitavullimit, distilimit, filtrimit etj. Mbetje acidike pjesë e molekulës së një acidimbetet pas veçimit prej saj të joneve hidrogjen. Mbetje e patretshme (në acide) lëndambetet pas tretjesacide të një substance, si në analizat kimike.
5. ek. Shuma e paravekanë mbetur. Mbetje debi (bank.) shumë parash më e vogël se zero në një llogari bankare sepse janë përdorurshumë para se shuma e plotë që ka pasur llogaria. Mbetje ditore (bank.) balanca e mbeturfund të çdo dite pasi janë llogaritur tarifat e interesit mbi paratë e investuara ose të marra hua. Mbetje e disponueshme (bank.) sasia e paravemundtërhiqet a të përdoret për blerje. Mbetje e hapjes (bank.) sasia e paraveështë në një llogari bankaremomentinhapet. Mbetje kredi (bank.) shuma totale e paravellogari. Mbetje llogarie (bank.) shuma e plotë e paravejanë në një llogari financiare. Mbetje e mbylljes (bank.) gjendja e kartës së debitit ose e kartës së kreditit në llogarinë e dikujtfund të një dite, muaji ose viti.
Sin.: tepricë, kusur, mbeturinë, ngelje, diferencë.

TEPRICË

TEPRÍC/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Diçkaështë e tepërt a që del mbi një sasicaktuar; pjesëtepron nga diçka, e mbetur; pjesëmbetet nga një shumë, nga një tërësi, nga një masë etj.; kund. mungesë. Tepricë e madhe (e vogël, e papërfillshme). Tepricë parash. Teprica e mallit. Tepricat e stofit (e metalit, e llamarinës, e penjve). Teprica gjellësh mbeturat e gjellëve. Tepricat e drithit (e ullinjve, e vajit). Grumbulluan (dorëzuan) tepricat. Shfrytëzoj tepricat.
2. fin., ek. Ndryshim ndërmjet shumave të regjistruaradebi dhe shumave të regjistruarakredi të një llogarie; ndryshim ndërmjetardhurave dhe shpenzimeve, pjesëmbetet kur heqim shpenzimet prejardhurave. Teprica e një llogarie. Derdhja e tepricave. Regjistroi tepricat.
3. Tepri. Hëngri me tepricë. E kam me tepricë. Ia hodhi plehun me tepricë. Teprica është haram. (fj. u).
Sin.: mbetje, të mbetura, tepri.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.