Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
TUHÁTUR (i, e) mb., bised. Që është tuhatur, i shpërndarë, i hallakatur, i davaritur. Tym i tuhatur. Re të tuhatura. Kope e tuhatur në lëndinë.
✱Sin.: i shpërndarë, i hallakatur, i davaritur.
ZHDAVARÍTUR (i, e) mb. 1. Që është i shpërndarë a i përhapur, që është i davaritur (për mjegullën, retë, errësirën etj). Retë e zhdaravitura vraponin njëra pas tjetrës.
2. Që i është larguar, i është dobësuar, i është hequr a i është zhdukur dikujt (një ndjenjë a mendim). Gëzim i zhdaravitur. Dyshim i zhdaravitur. Besim i zhdaravitur.
✱Sin.: i shpërndarë, i përhapur, i larguar, i davaritur, i zhdukur, i shuar.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë