Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
DATÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. zyrt. Veprimi kur datoj diçka; shënim i datës në një dokument. Datim i përpiktë. Datimi i aktit (i dokumentit). Datimi i ngjarjeve.
2. Koha kur ka ndodhur diçka, data kur është shkruar një dokument, kur është ndërtuar diçka etj. Ka mendime të ndryshme për datimin. Datim vlershmërie.
3. kim. Veprimi kur datojmë moshën e një sendi arkeologjik, të një mbetjeje biologjike; përcaktimi i datës historike të një shkrimi etj. me anë të analizave laboratorike. Datimi me karbon radioaktiv.
DAT/ÓJII vep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. kal. I vë datën një dokumenti, një letre etj.; përcaktoj datën kur ka ndodhur diçka; caktoj datën a kohën kur ka qenë diçka ose kur ka jetuar e ka zhvilluar veprimtarinë dikush. Datoj shkresën (vendimin). Datoj dokumentet. Datoj ngjarjen. Datuan ndërtimin e kështjellës. Datoj vendbanimin.
2. jokal., vet. v. III I përket një date të caktuar, ka një datë të caktuar. Dokumenti daton që në shekullin e dymbëdhjetë. Daton që nga kohët e lashta.
3. spec., kal. Përcaktoj moshën e një sendi arkeologjik, të një mbetjeje biologjike etj. me anë të analizave laboratorike. Datoj me karbon radioaktiv.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë