Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
CELEBRÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. zyrt. Regjistrim i martesës në zyrën e gjendjes civile. Bëj celebrimin. E zvarriste celebrimin nga dita në ditë. Përpara (pas) celebrimit. Celebrimi zyrtar i martesës. Kryetari lexoi aktin e celebrimit.
2. fig. Përkujtim dhe festim i një date a një ngjarjeje të shënuar; shenjtërim i një sistemi, i një dukurie a prirje sociale. Zgjedhjet janë celebrim i demokracisë. Celebrimi i kësaj dite të shënuar. Celebrimi i fjalës së lirë.
DAT/ÓJII vep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. kal. I vë datën një dokumenti, një letre etj.; përcaktoj datën kur ka ndodhur diçka; caktoj datën a kohën kur ka qenë diçka ose kur ka jetuar e ka zhvilluar veprimtarinë dikush. Datoj shkresën (vendimin). Datoj dokumentet. Datoj ngjarjen. Datuan ndërtimin e kështjellës. Datoj vendbanimin.
2. jokal., vet. v. III I përket një date të caktuar, ka një datë të caktuar. Dokumenti daton që në shekullin e dymbëdhjetë. Daton që nga kohët e lashta.
3. spec., kal. Përcaktoj moshën e një sendi arkeologjik, të një mbetjeje biologjike etj. me anë të analizave laboratorike. Datoj me karbon radioaktiv.
FIKSÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur fiksojmë; ngulitja e shikimit, e kujtimeve etj. Fiksimi i ngjarjes në kujtesë.
2. Vendosje me përpikëri e përfundimisht e një afati, e një date etj. Fiksimi i datës së konferencës.
3. Mbetje në mend vazhdimisht e dikujt a e diçkaje; përqendrim vetëm në një gjë. I ishte bërë fiksim.
MADHËSHTÍM,~I m. Veprimi a gjendja kur madhështoj dikë apo diçka ose kur madhështohem. Madhështimi i figurës dhe i veprës së shkrimtarit. Madhështimi i një date historike. Filozofi përshkruan çështjen e njerëzimit dhe madhështimin e tij.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë